Author: Hamdi Kumanova

Për shtatë vite në vend ka 17 mijë nxënës më pak, ndërsa numri i studentëve është zvogëluar për 7 mijë. Të dhënat u prezantuan në një ngjarje në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ku u prezantuan rezultatet e projektit “Skills4Justice”, i cili trajton çështjet që kanë të bëjnë me migrimin e popullsisë dhe që zbatohet në kuadër të programit Horizon të Bashkimit Evropian. “Ne po përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e arsimit, gjë që në të kaluarën shpesh ishte arsyeja që të rinjtë të largoheshin në vende të tjera në kërkim të mundësive më të mira arsimore. Ne do të bëjmë ndryshime…

Lexo më Shumë

Ramiz Merko mbeti pa kompetenca edhe mbi çerdhet e Strugës. Nga Ministria për Punë sociale, demografi e rini thonë se Merko nuk i është përmbajtur udhëzimeve që më parë i kishte dhënë ministria. “Përkundër udhëzimit të mëparshëm për respektimin e ligjit, kryetari i komunës nuk e respektoi dhe për këtë arsye i janë marrë kompetencat për një periudhë prej një viti, duke filluar nga data 19.2.2025, mbi Institucionin Publik Komunal – Kopshti “8 Marsi”, Strugë”, thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Kopshti në Strugë prej muajsh po përballet me probleme serioze. Rreth njëzet edukatore, përkëdhelëse dhe personel…

Lexo më Shumë

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, promovoi zyrtarisht Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër, një projekt me rëndësi të madhe për identitetin urban dhe kulturor të qytetit. “🔹 Ky konstruksion modern, i realizuar me çelik dhe xham, shërben si një hyrje funksionale dhe estetike, duke krijuar një lidhje organike mes dy hapësirave tregtare më të rëndësishme të qytetit. Përveç mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike, ky investim pasuron karakterin urban të Çarshisë dhe ruan frymën e një pazari të gjallë e dinamik. 🌍 Kryetari Ganiu theksoi rëndësinë e këtij projekti si një simbol i ndërthurjes mes traditës…

Lexo më Shumë

Pas reagimit dhe grevës së mjekëve amë për shkak të nevojës për verifikim në “Termini im”, ka dalë me sqarim Ministria e Shëndetësisë, nga ku thonë se në sistemim “Termini im” është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët. Kjo masë, thonë nga Ministria, synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor. Aktualisht, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por…

Lexo më Shumë

Nga Koalicioni VLEN përmes një reagimi në Facebook kanë thënë se Sadulla Duraku është njeriu që ka qenë në krye të çdo institucioni që BDI e ka kontrolluar. Siç thonë ata, ai ka qenë ministër disa herë në ministri të ndryshme, kryetar komune, zëvendëskryeministër, drejtor, pa asnjë pauzë, pa përgjegjësi, pa llogaridhënie Reagimi i plotë i VLEN-it: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdimisht flet për veting, por a e dëshiron vërtet ta zbatojë atë? Nëse po, le të fillojë nga funksionarët e saj më jetëgjatë! Është koha të shtrohet pyetja: si është e mundur që Sadulla Duraku është pjesë e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, është liruar nga të gjitha akuzat. Të dy janë akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet. Pas marrjes së vendimit, Dodik u ka thënë mbështetësve të tubuar para…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë po ecën në drejtim të gabuar, në vend të progresit po shohim një krizë të thelluar, shpenzime të pakontrolluara, rënie të investimeve dhe ulje të standardit jetësor, theksoi në konferencën e sotme kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sa i përket parametrave ekonomikë, Filipçe theksoi se shifrat tregojnë rezultate negative, që është pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë. Rënie kanë shënuar investimet kapitale dhe prodhimi industrial, të cilët duhet të jenë shtytës të rritjes ekonomike. “Në dy muajt e parë të vitit 2025, realizimi i investimeve kapitale është vetëm 2.43%. Për krahasim, në të njëjtën…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përkujtuar figurën historike të shqiptarëve Adem Demaçin me rastin e datëlindjes së tij. Fetai ka shkruar se përkujtojmë me respekt dhe krenari lindjen e Adem Demaçit, simbolit të përpjekjes së pandalshme shqiptare për liri dhe vetëvendosje. Feti ka shkruar se me guxim të paepur, ai denoncoi padrejtësitë e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar në Kosovë, duke u bërë zëri i palodhur i rezistencës kombëtare. “28 vite burg për lirinë e kombit – Demaçi kaloi gjysmën e jetës në burgjet jugosllave, por as dhuna, as persekutimi nuk e thyen shpirtin e tij luftarak. Ai na mësoi se…

Lexo më Shumë

Paratë e marrë hua nga Hungaria me të cilat do të duhet të subvencionoheshin kompanitë vendase, sipas LSDM-ja, janë harxhuar për diçka tjetër. Filipçe kërkon që qeveria të tregojë nëse ndryshimet ligjore do t’u mundësojnë bankave komerciale të japin kredi duke marrë para nga buxheti i shtetit përmes bankës maqedonase për zhvillim dhe të tregojë ku janë ridestinuar mjetet e huazuara nga Hungaria. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk ka shanse që të bien dakord me Serbinë se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës, transmeton Anadolu. Në një intervistë për një televizion grek, Rama ka folur për disa çështje, përfshirë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, marrëdhëniet me Serbinë, luftën Rusi-Ukrainë, Bashkimin Evropian (BE) dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Serbia është këtu, është në rajon dhe ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vjetësh unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila…

Lexo më Shumë

Migrimi I të rinjve nga Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një fenomen shqetësues, I ndikuar nga faktorë të ndryshëm ekonomikë, socialë dhe politikë. Shumë të rinj largohen në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa të tjerë synojnë arsimim dhe zhvillim profesional jashtë vendit. Sociologu Denis Raufi, I ftuar në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, theksoi arsyet kryesore të këtij fenomeni dhe ndikimin e tij në shoqëri. “Papunësia është një nga faktorët që bën që shoqëria dhe njerëzit të dëshpërohen nga një sistem I caktuar. Fatkeqësisht, sistemi jonë e sjell shumë në pah këtë dhe për këtë…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kanë dorëzuar në Kuvend përgjigjet lidhur me interpelancat e dorëzuara, të nënshkruara nga deputetët e mazhorancës. Për pesë anëtarët e këshillit të zgjedhur nga Kuvendi kërkohet interpelancë dhe sipas anëtares Tanja Çaçarova Ilievska, një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit dhe ajo thekson se nuk ndjen obligim moral që të japë dorëheqje nëse votohen interpelancat. Anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa tha se fillimisht do të presim nëse do të votohen interpelancat dhe më pas do të tregojë nëse do të japë dorëheqje. Ndryshe, edhe nëse interpelancat kalojnë në Kuvend, nuk do…

Lexo më Shumë