Njësia për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër H.М.(47) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „falsifikimi i dokumentit”. Më 09.03.2025 në Pikëkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje në shtet, i denoncuari dorëzoi patentë shoferi të falsifikuar.TS
Author: Hamdi Kumanova
Më 13.04.2025 në lokalitete të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria А.А., D.Xh.(23), 37-vjeçaren Gj.S., Q.K.(18), Е.А.А.(20) dhe S.G.(27), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.TS
Në fundjavë, në Parkun e Qytetit Guaca në Shkup, u mbajt festivali i parë nga një seri festivalesh tenisi për fëmijë, organizuar nga Federata e Tenisit të R. Maqedonisë. Ky ngjarje, nën sloganin “Njofto Tenisin përmes lojës dhe shoqërimit”, shënoi edhe fillimin e sezonit të ri të tenisit, të dedikuar për adhuruesit më të rinj të sportit. Për kënaqësinë tonë të madhe, festivali mblodhi rreth 300 fëmijë të moshës nga 4 deri në 15 vjeç, të cilët patën mundësinë për herë të parë të njoftohen me lëvizjet dhe teknikat bazë në tenis, nën udhëheqjen e kujdesshme të trajnerëve tanë profesionistë.…
44-vjeçari nga Tetova me inicialet P.T, mbrëmjen e kaluar është privuar nga liria pasi rreth orës 21:40 në rrugën ,,Bllagoja Toska” ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë që po kryenin detyrën. “Me datë 13.04.2025 në ora 23:10 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personi P.T.(44) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 21:40. në rrugën ,,Bllagoja Toska” ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë që kryenin detyrën. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se janë bërë ndryshime në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, konform të cilit zgjerohet përfshirja e masës. Siç njoftojnë nga MASH, tani e tutje statusi i punësimit nuk është kusht kufizues për studentët, ndaj të drejtën do ta kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studimet pasdiplomike dhe studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend. “Në përputhje me ndryshimet ligjore, në këtë link është publikuar thirrje e…
Në Bogovinë janë gjetur 8 bomba dore të tipit kashikara, bombat janë gjetur në një sënduk. Gazetari jonë Bashkim Sulejmani nga tereni raporton se bombat i ka gjetur një banor i Bogovinës derisa ka qenë duke punuar në fushë. Fillimisht dyshohej se bombat datojnë nga lufta e dytë botërore, megjithatë sipas policisë ato janë të reja dhe bëhet fjalë për kashikara të prodhimit kinez. Për momentin po bëhet transportimi i tyre drejt stacionit policorë. Ndërkohë në vendngjarje po kryhet hetim nga prokuroria dhe organet tjera kompetente për zbardhjen e rastit./Alsat.mk
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS -98, EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (El-1), nga mesnata ulen për 0,50 denarë për një litër, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 do të jetë 71,50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri i (EL-1) do të shiten nga 64,00 denarë për litër. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 73,50 denarë. Për 0,716 denarë lirohet mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 36,992 denarë.
Me datë 13.04.2025 ora 21:20, në Stacionin Policor Tetovë, M.I. (48) nga fshati Kamnjan i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në Spitalin klinik të Tetovës, kolegu i saj D.H.është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se janë vetëm dy opsione për zgjedhjet lokale VLEN të shkojë së bashku në zgjedhje dhe opsioni i dytë, që ASH-ja të shkojë e vetme. Taravari tha se të martën do të merret vendimi në kryesinë qendrore. “Aleanca për Shqiptarët ditën e martë ka kryesinë qendrore, aty duhet ta sjell vendimin, por për ta ta sqaruar për opinionin kemi dy opsione; një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim në zgjedhjet lokale ose opsioni I dytë është që Aleanca për Shqiptarët të del e vetme në zgjedhje. Mendojmë se edhe…
Arrest shtëpiak për ish-ministrat e ekonomisë, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, ndërsa për ish-drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ministri aktual pa resor, Shaban Saliu, masë paraburgimi efektiv prej 30 ditësh. Këto janë pjesë e masave për 19 personat e rinj të përfshirë në hetimin për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan. Përveç Saliut, paraburgim efektiv kanë marrë edhe tre persona të tjerë, por Prokuroria nuk bën të ditur emrat e tyre dhe as funksionet që kanë kryer. Përveç Saraçinit dhe Nezirit, në arrest shtëpiak janë edhe katër persona të tjerë, ndërsa tetë të tjerëve u është caktuar…
Me tragjedi përfundoi kërkimi për alpinistin nga Velesi, Stojçe Pecevski, i cili ishte zhdukur në kodrën GROOT, afër Velesit. Institucionet kompetente konfirmuan se Pecevski është gjetur i vdekur. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, i cili deklaroi se për momentin nuk ka detaje për shkaqet e vdekjes. “Fatkeqësisht, personi është gjetur i vdekur. Nuk kemi informacione për shkaqet e vdekjes. Kërkimi zyrtarisht u udhëhoq nga MPB-ja dhe gjatë natës, përveç anëtarëve të familjes, në kërkim mori pjesë edhe alpinisti dhe shpëtimtari me përvojë Nadir Murseli. Në mëngjes nuk kishte kushte për kërkim…
MPB Maqedoni njofton se dje 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri Rrugore Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë, gjatë të cilit janë evidentuar 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61) Gjatë kontrollit, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2) për shkak të vozitjes së shpejtë. “Në magjistralen Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar M.B. (47) nga fshati Çellopek, rajoni i Tetovës, pasi ka vozitur me shpejtësi prej 178 km/h me veturën e udhëtarëve “Rover” me targa kombëtare zvicerane, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”. “Në të njëjtin vend,…

