Me tragjedi përfundoi kërkimi për alpinistin nga Velesi, Stojçe Pecevski, i cili ishte zhdukur në kodrën GROOT, afër Velesit. Institucionet kompetente konfirmuan se Pecevski është gjetur i vdekur. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, i cili deklaroi se për momentin nuk ka detaje për shkaqet e vdekjes. “Fatkeqësisht, personi është gjetur i vdekur. Nuk kemi informacione për shkaqet e vdekjes. Kërkimi zyrtarisht u udhëhoq nga MPB-ja dhe gjatë natës, përveç anëtarëve të familjes, në kërkim mori pjesë edhe alpinisti dhe shpëtimtari me përvojë Nadir Murseli. Në mëngjes nuk kishte kushte për kërkim…
Author: Hamdi Kumanova
MPB Maqedoni njofton se dje 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri Rrugore Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë, gjatë të cilit janë evidentuar 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61) Gjatë kontrollit, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2) për shkak të vozitjes së shpejtë. “Në magjistralen Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar M.B. (47) nga fshati Çellopek, rajoni i Tetovës, pasi ka vozitur me shpejtësi prej 178 km/h me veturën e udhëtarëve “Rover” me targa kombëtare zvicerane, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”. “Në të njëjtin vend,…
Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Mërgim Lushtaku, pas regjistrimit si deputet, ka thënë se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentar. “Nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës dhe sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Republikës së Kosovës dhe me të besoj që do të krijohet stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend”, tha ai. Ai u pyet nëse kanë diskutuar me parti tjera që të mos votohet kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë. “Sigurisht që ne i bëjmë thirrje që…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përfundimin e projektit të parë nga 13 projektet e mbështetura nga Qeveria për Komunën e Gostivarit. “Projekti i parë i realizuar. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e tij! Urime dhe suksese në projektin e radhës”, ka shkruar Limani. Ndryshe, projekti në fjalë përfshin rikonstruimin e rrugës për në fshatin Balindoll. Projektet në fjalë janë të mbështetura nga Qeveria dhe kanë për fokus zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e pushtetit lokal. Përveç Gostivarit, mbështetje për projekte të ngjashme kanë marrë edhe Tetova, Çairi, Struga, Kumanova, Tearca, Vrapçishti, Haraçina, Likova…
Është shpallur Thirrja Publike nr. 02/2025 për Masën 112- “Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2025, e cila parasheh mbështetje financiare për të rinjtë e moshës 18 deri në 40 vjeç që për herë të parë nisin veprimtari bujqësore, marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese apo themelojnë një të re. Mbështetja maksimale është 600.000 denarë për përfitues, me mundësi për pagesë paraprake deri në 40% të shumës së miratuar. Thirrja është e dedikuar për bujq të rinj të cilët: • për herë…
Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi, duke sjellë trishtim të thellë për familjen dhe komunitetin shqiptar. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar familjarët përmes një njoftimi mortor, shkruan albinfo.ch. “Me dhimbje të madhe njoftojmë shokët, miqtë dhe të afërmit se u nda nga jeta Albion Bardhi. Për detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftoheni në vijim”, thuhet në njoftimin e familjes.
Një tragjedi ka tronditur Manastirin, pasi një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga një qen endacak ndërsa po qëndronte me familjen për një darkë, raporton 4news.mk. Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës dhe sipas informacioneve, fëmija i ka dhënë ushqim qenit, por kur ndaloi, qeni e sulmoi. Sipas dëshmitarëve, fëmija pësoi lëndime në zonën e fytyrës, duke i dëmtuar syrin. Në fotografitë e vendit të ngjarjes duket gjak, duke treguar seriozitetin e sulmit. Fëmija u dërgua menjëherë në spital ku mori ndihmë mjekësore. Deri tani, nuk dihet shkalla e dëmtimit të syrin. Qytetarët janë të revoltuar dhe po kritikojnë institucionet për moskujdesin në…
Kryetari i këshillit komunal të Koçanit ka caktuar seancën për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës kryetar komune, duke zëvendësuar Ljupço Papazov. Ndonëse komuna ka nënkryetar Mirçe Stojkov nga grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, vlefshmëria e nënshkrimit të tij është në dyshim. Kjo e ka ngadalësuar punën e gjithë administratës komunale, e po ashtu është e pamundur që të gjithë punëtorët në institucionet nën juridiksionin e Koçanit të paguhen me rroga, si në çerdhe dhe shkolla. Ndryshe, pas koordinimit është arritur marrëveshje nga LSDM-ja opozitare që të përkrahet kandidati që do ta propozojë OBRM-PDUKM-ja. Koçani ka qenë pa kryetar komune për…
Në numrin e emergjencave 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), është raportuar gjetja e granatave dore në një parcelë private në fshatin Bogovinë. Sipas informacionit nga QMK, menjëherë pas marrjes së raportit, punonjësit e Stacionit Policor Kamjanane mbërritën në vendin e ngjarjes. Po ashtu, u njoftuan edhe DMSH Tetovë për rastin dhe, pas konsultimeve me autoritetet përkatëse, u përcaktua që për heqjen e granatave dore do të intervenojnë specialistë nga Kumanova. Për shkak të errësirës, aksioni u shty për ditën e sotme, ndërkohë që vendi është siguruar përkohësisht nga S.P. Kamjan, deri në largimin e granatave dore, thuhet…
Për sot është planifikuar takim i ri mes grupit punues të koalicionit VLEN për atë se si do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ky takim vijon pasi të premten liderët e këtij koalicioni, u dakorduan që të vazhdojnë negociatat. Kreu i ASH-së, Arben Taravari, së fundmi mohoi se ka pasur komunikime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa ka mohuar edhe se ka braktisur VLEN-in. Grupi i punës tani duhet të hartojë të gjitha kombinimet rreth komunave dhe listave për këshilltarë, në kuadër të daljes së përbashkët në zgjedhje lokale. Për momentin oferta në Tavolinë për Taravarin…
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas në të cilin theksoi rolin kyç që ka Bashkimi Evropian jo vetëm për ruajtjen e stabilitetit, por për ofrimin e vizionit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Evropës. Sipas njoftimit për media thuhet se ministrja në detyrë nënvizoi nevojën që Republika e Kosovës të trajtohet si partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese evropiane, duke përfshirë përshpejtimin e rrugës drejt…
Prej vitesh, VMRO-DPMNE ka zbatuar bllokada dhe pengesa ndaj projektit për ndërtimin e një Qendre Klinike moderne – të iniciuar nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM. Edhe pse patën mundësi të marrin pjesë, ta udhëheqin procesin si opozitë dhe ta kontrollojnë tërësisht, ata vendosën ta bllokojnë projektin në vend që të kontribuojnë. LSDM propozoi një koncept dhe përgatiti një projekt që do të siguronte shërbime shëndetësore të plota në një vend – ashtu siç kanë të gjitha shtetet moderne evropiane. Por VMRO-DPMNE e rrëzoi atë koncept. Nuk ka Qendër të re Klinike për qytetarët vetëm për shkak të bllokadave të…

