Author: Hamdi Kumanova

Ish-kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka marrë zyrtarisht licencën UEFA Pro për trajner, pas përfundimit me sukses të kursit në Coverciano. Me krenari, ai ndau në Instagram lajmin bashkë me një foto të certifikates së tij me titull: “Një për të gjithë (të gjithë për një)”. “Nga sot mund të më thërrisni edhe mister,” shkroi Del Piero në postim, duke falënderuar Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe të gjithë pedagogët që e udhëhoqën gjatë këtij rrugëtimi formues. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për bashkëshorten dhe fëmijët e tij, të cilët e surprizuan duke marrë pjesë në mbrojtjen e…

Lexo më Shumë

VLEN në një kumtesë për media thotë se “një epokë e re po lind për Maqedoninë e Veriut, me investim historik prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar”. Sipas tyre vendi ynë futet në një trajektore të re zhvillimi dhe modernizimi. “Ky është një mesazh i qartë besimi ndërkombëtar ndaj vizionit të ri që përfaqëson Qeveria dhe koalicioni VLEN është më i fortë se kurrë! Në kuadër të marrëveshjes për Partneritet Strategjik mes dy vendeve, do të realizohen projekte madhore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë: Spital i ri modern në Kërçovë, bashkë me qendër shëndetësore; Rikonstruktim…

Lexo më Shumë

I vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë Bekim Maksutit, ish-drejtor i Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan. Po bëhen tre muaj që Maksuti, me vendim të Gjykatës Penale në Koçan, gjendet në paraburgim, ndërkohë që paraburgim efektiv i është shqiptuar edhe një Shovket Hazari, pensionist dhe ish-punonjës i Ministrisë së Ekonomisë. Në ndërkohë, në paraburgim shtëpiak gjenden tre ish-ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri. Në paraburgim shtëpiak gjenden edhe tre ish-kryetarë të Koçanit, si dhe shumë pjesëtarë dhe shefa të policisë së Koçanit, Prilepit, Shtipit.

Lexo më Shumë

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa mësohet se lidhet me krimin e organizuar. Janë kryer kontrolle, ndërsa ka dhe urdhër-arreste por detajet pritet të mësohen në vijim.

Lexo më Shumë

Pas një sezoni fantastik ku Barcelona dominoi futbollin spanjoll duke fituar tripletën shtetrore La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën, presidenti Joan Laporta ka zbuluar strategjinë për të ruajtur dhe forcuar këtë sukses. Në një intervistë për TV3, ai ka folur për planet financiare të klubit, rinovimet, transferimet e mundshme dhe të ardhmen e disa lojtarëve kyç. Sipas Laportës, prioritet i Barcelonës është të ruajë bazën e skuadrës aktuale, por njëkohësisht të përforcohet për të qenë konkurruese edhe në Evropë, ku klubi kërkon të rikthehet në majat e dikurshme. Ai konfirmoi gjithashtu se Barcelona pritet të gjenerojë të ardhura rekord…

Lexo më Shumë

Sot mbushen nëntëmbëdhjetë vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi. Më 21 maj të vitit 2006, qytetarët e këtij vendi, përmes votës në referendum, mbështetën pavarësinë nga Serbia. Për suksesin e referendumit ka qenë e nevojshme mbështetja e së paku 55% të votuesve. Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare. Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor. Më 28 qershor 2006, Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump ka paraqitur detaje të reja të planit të tij ambicioz për të ndërtuar një sistem mbrojtës nga raketat “Kupola e Artë” për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga sulmet e huaja, duke thënë se ai duhet të përfundojë para se ai të largohet nga detyra. “Do ta kemi përfunduar brenda tre vjetësh”, u tha Trump gazetarëve ndërsa detajonte planin në Zyrën Ovale të martën. “Pasi të ndërtohet plotësisht, Kupola e Artë do të jetë e aftë të kapë raketat edhe nëse ato lëshohen nga anët e tjera të botës.” Trump dëshiron një ‘Kupolë të Hekurt’ mbi SHBA-në.…

Lexo më Shumë

Një stadium Etihad që nuk ka pushuar kurrë së brohorituri dhe duartrokituri, shokët e tij të ekipit ia dedikojnë medaljen e nderit, ndërsa ai përparon drejt qendrës së fushës dorë për dore me fëmijët dhe gruan e tij. Për Kevin De Bruyne ka ardhur momenti shumë i vështirë për t’i thënë lamtumirë dhjetë viteve të jetës në Manchester City. Siç dihet, mesfushori 33-vjeçar belg mbërriti në Premier League në vitin 2015 nga Wolfsburg, pa e imagjinuar aventurën e mahnitshme dhe legjendare që do të përjetonte me kalimin e kohës. Pep Guardiola nuk i mbajti dot lotët, duke ndjekur KDB-në me…

Lexo më Shumë

Finalja e UEFA Europa League 2025 do të zhvillohet sonte, më 21 maj, në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos, duke filluar në orën 21:00 sipas kohës lokale. Në këtë përballje tërësisht angleze, Tottenham Hotspur do të ndeshet me Manchester United, me të dyja skuadrat që kërkojnë të shpëtojnë sezonet e tyre të dobëta në Premier League dhe të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan KosopvaPress. Tottenham arriti në finale duke kaluar AZ Alkmaar, Eintracht Frankfurt dhe Bodø/Glimt në fazat me eliminim direkt. Ndërkohë, Manchester United eliminoi Real Sociedad, Lyon dhe Athletic Bilbao, duke shënuar…

Lexo më Shumë

Sot më njëzet e një maj bëhen njëzet e gjashtë vjet nga vrasja dhe masakrimi i trembëdhjetë qytetarëve të pafajshëm në fshatin Stagovë të Kaçanikut. Atë ditë më njëzet e një maj u vranë mizorisht trembëdhjetë qytetarë të Kosovës nga forcat terroriste të regjimit të Millosheviqit duke mos e kursyer as fëmijën shtatë vjeçar Fitim Gudaqi. Po ashtu në këtë ditë ranë martirë: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi. Në këtë ditë në mbrojtje të civilëve ra dëshmori Ekrem Gudaqi. Masakra e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, kanë vizituar punimet që janë duke u realizuar në asfaltimin e rrugës lidhëse Bardash-Dobratin. Bulliqi thotë se ky projekt me gjatësi 1,172.73m dhe gjerësi prej 5.5m do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet këtyre fshatrave dhe një lehtësi më e madhe për banorët dhe të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë. Vlera e projektit është 226,389.02 euro, ku 70,839.02 i ka investuar Komuna, kurse pjesën tjetër MMPHI-ja. “Ky është një tjetër projekt i realizuar falë bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e…

Lexo më Shumë