Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka komentuar të ardhmen e sulmuesit nga Kosova, Mirlind Daku, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi gjatë verës. Në një konferencë për media para sfidës së fundit të sezonit ndaj Orenburgut, Rakhimov konfirmoi se për Dakun ka interesim nga disa klube, por asgjë ende nuk është vendosur. “Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme,” tha Rakhimov. Ai la të kuptohet se e ardhmja e sulmuesit 27-vjeçar pritet të qartësohet shumë shpejt –…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Në seancën e fundit përfundoi procedura dëshmuese dhe filloi me plotësimin e provave. Dëshmi shtesë ka dhënë Prokuroria ndër të cilat kishte xhirime nga kamerat e sigurisë tek Velibor Manev, të cilët, sipas Prokurorisë, tregojnë se të pandehurit paraprakisht janë përgatitur për ngjarjen dhe jo vetëm për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës. Në xhirimet që ishin treguar në Gjykatë, shihet qartë momenti kur Manev e vendos lopatën në automjetin “Reno”. E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më…
Një skenë tronditëse është parë mbrëmë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur. “Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë“, ka rrëfyer për median një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen. Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i…
Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare përmbysi jetën e saj, duke shitur gjithçka dhe duke u larguar nga SHBA për në Europë, tregon se cilët faktorë i bëjnë disa vende më mikpritëse se të tjerat. “Vendet europiane më mikpritëse për amerikanët ofrojnë viza të përshtatshme, kosto të ulët jetese dhe një klimë sociale të hapur. Prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë. Këta faktorë i bëjnë këto destinacione ideale për…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me alarmin për eksploziv të mbrëmjes së djeshme. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor. Një sasi eksplozivi e zbuluar pranë zonës së Velierës, që u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë, vuri në alarm autoritetet dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të zonës që nga mbrëmja e së martës. Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe…
Belgjika është gati të dërgojë trupa në Ukrainë sapo të ketë një armëpushim me Rusinë dhe t’i furnizojë vendit çdo vit armë me vlerë një miliard euro, tha Ministri i Mbrojtjes Theo Francken për gazetarët. “Ekziston një grup pune i koalicionit të të gatshëmve dhe ata po punojnë nën udhëheqjen e britanikëve dhe francezëve. Ata po zhvillojnë një plan dhe po punojnë shumë ngushtë së bashku. Në momentin që ka një armëpushim, ne mund të veprojmë menjëherë me koalicionin e të gatshëmve në tokën ukrainase”, tha Francken pas mbërritjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes…
Në dhjetor të vitit 2023, Aleksandri nga qyteti siberian Ulan-Ude, ashtu si dhjetëra mijëra djem 18-vjeçarë në të gjithë Rusinë, u thirr për shërbim të detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse. Katër muaj më vonë, rreth 7.000 kilometra më larg, në perëndim, ai e gjeti veten duke hapur llogore përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën. Jo shumë kohë pas kësaj, u detyrua të fshihej në po ato llogore, përballë trupave ukrainase dhe sulmeve me dronë kamikazë. “Rezulton se më dërguan në zonë lufte kundër ligjit, pa më pyetur fare”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, muajin e…
Deri në shkurt të vitit 2026, me çerdhet në Strugë do të menaxhojë Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, pasi më 19 shkurt të këtij viti Ramiz Merkos iu morën kompetencat e çerdheve të Strugës për shkak të mosrespektimit të udhëzimeve që më parë i ishin dhënë. Megjithatë, problemi më i madh me të cilin çerdhja përballet prej vitesh është statusi i pazgjidhur i njëzet punonjësve, të cilat punojnë me kontratë në vepër dhe marrin pagë prej vetëm 10.000 denarësh, pa sigurim pensional dhe shëndetësor. Dhe në vend të një zgjidhjeje të plotë të problemit, për momentin do të…
Konsumatorët në të gjithë botën kanë filluar të ndryshojnë shprehitë e tyre. Shembuj të vendeve në të cilat kuptohet serioziteti i përdorimit të produkteve tradicionale të duhanit – kryesisht cigareve – janë gjithnjë e më të zakonshëm. Një nga studimet më të fundit mbi këtë temë nga revista e njohur mjekësore The Lancet, tregoi se një e ardhme “pa duhan” do të rriste jetëgjatësinë në të gjithë botën dhe mund të parandalonte miliona vdekje të parakohshme deri në vitin 2050. Sipas hulumtimit, ulja e numrit të duhanpirësve në më pak se 5% deri në vitin 2050 mund të rrisë jetëgjatësinë…
Në dokumentarin e “Movistar Plus+” për Luis Enrique, me titull “nuk e keni as idenë më të vogël”, trajneri i PSG-së flet për mënyrën se si ishte i kufizuar nga prania e Kylian Mbappé në skuadrën e tij dhe parashikon se pa sulmuesin francez “ai do të kontrollojë të gjitha aspektet e lojës”. Në pamjet e transmetuara nga “Movistar Plus+”, Luis Enrique rikujtoi në vitin 2024 çfarë do të thoshte të luaje me një futbollist të nivelit të Mbappé dhe si kjo e ndikonte punën e tij: “A besoj se do t’i përmirësoj rezultatet sezonin e ardhshëm krahasuar me 2023-2024?…
Dr. Besim Memedi ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti i Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë. Përmes një njoftimi publik, ai informoi opinionin se nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e kësaj detyre institucionale, njofton Flaka “Të nderuar, ju njoftoj se nga sot nuk jam më Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë! Gjatë kohës sa kam qenë në këtë pozitë, shpresoj të kem dhënë një kontribut, sado modest, në mënyrë pozitive”, shkruan Memedi. Me këtë dorëheqje shtohet lista e zyrtarëve që po largohen nga funksionet ekzekutive, në prag të ndryshimeve të pritshme në përbërjen…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas dorëheqjeve të disa funksionarëve qeveritarë nga radhët e Aleancës prë shqiptarët (ASH), theksoi se bëhet fjalë vetëm për disa individë, prëderisa të tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë dhe partisë së sapoformuar “Vlen”. Në pyetjen e gazetarëve se si do të veprohet pasi që u formuan tre krahë të Aleancës për shqiptarët, Kasami tha se ajo parti është një e cila është pjesë e koalicionit “Vlen” dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e partisë së përbashkët me të njejtin emër. “Një është Aleancë për shqiptarët, ajo që është…

