Kryetari i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku theksoi sot se po prezantohen si grup parlamentar me 9 deputetë dhe se ditëve në vijim do të shtohet edhe një deputet, ashtu që ky grup parlamentar do të përbëj 10 deputetë, si dhe më pas edhe deputetë të tjerë. “Me 10 deputetë jemi grupi më i madh parlamentar me deputetë shqiptarë në Kuvendin e RMV-së. E kemi njoftuar kryeparlamentarin dhe trupat e tjerë të legjislativit dhe kërkojmë që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në grupet e punës të Kuvendit”, theksoi Qoku në konferencën për media. Ai përcolli një…
Author: Hamdi Kumanova
Në një zjarr që ndodhi natën, 20 minuta pas mesnate, u dogjën tre automjete të parkuara përpara një ndërtese kolektive në rrugën “Lerinska” në Manastir. Zjarri fillimisht ka shpërthyer në një “Toyota”, e më pas janë përfshirë edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë saj. Sipas informatave jozyrtare, një nga automjetet e djegura është në pronësi të biznesmenit dhe ish-kandidatit për kryetar komune nga radhët e LSDM-së, Hristo Kondovski. Policia konfirmoi se automjetet janë djegur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe kanë parandaluar përhapjen më të gjerë të zjarrit. Nuk ka persona të lënduar. Sipas…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Qeveria po e menaxhon procesin e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për bizneset vendore dhe qytetarët e zakonshëm. Sipas saj, vetëm gjatë ditës së djeshme disa deputetë të Vetëvendosjes kanë mbledhur përfaqësues të odave dhe shoqatave të biznesit për të diskutuar rreth rritjes së çmimeve të energjisë, që kanë shkuar deri në 260% për rreth 1300 biznese. “Kërkesa e bizneseve është e thjeshtë – të shtyhet për një vit vendimi për liberalizim të tregut të energjisë. Kaq,” ka deklaruar Bajrami…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të autoriteteve për të shembur shkollën e ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë në komunën e Krushevës. Në një postim në rrjete sociale, Taravari ka shprehur solidaritetin me banorët dhe ka dënuar ashpër veprimin e institucioneve shtetërore për të shembur objektin me arsyetimin se është ndërtuar pa leje ndërtimi. Ja reagimi i plotë: “Në ditë të serialeve politike ai që harrohet është populli. Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë të Krushevës dhe të kauzës së tyre. Në…
Është gjetur i djegur automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili u ekzekuta me armë zjarri në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj). Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit,…
Partia maqedonase OBRM-PDUKM thotë se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë vendin dhe do t’i shtojë vlerë cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi. Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është historike dhe e rëndësishme për të paktën dy arsye, thonë nga OBRM-PDUKM. “Së pari, Marrëveshja ka rëndësi strategjike dhe politike dhe ky lloj partneriteti strategjik dhe miqësie për Maqedoninë do të rivendosë dinjitetin e shtetit dhe do të hapë rrugën për stabilitet, siguri dhe zhvillim. Së dyti, në aspektin ekonomik ekziston një kornizë që na siguron rreth 6 miliardë euro, ose rreth 5 miliardë paund.…
Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 10-të. Në rendin e ditës është paraparë të diskutohet për tetë lëndë për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë dhe të merren vendime për katër lëndë. Në rendin e ditës është iniciativa e paraqitur nga Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin Jetësor “EKO VETËDIJA”, e përfaqësuar nga Ana Çollopoviq-Leshovska, me të cilën kontestohen disa nene nga Ligji për Mjedisin Jetësor. Parashtruesi i iniciativës, siç thonë nga Gjykata, pretendon se me dispozitat e kontestuara është shkelur e drejta e qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm, rregullimi dhe humanizmi i hapësirës dhe mbrojtja…
Udhëheqësit e Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Finlandës dhe presidentja e Komisionit Evropian kanë folur rreth bisedës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin në mbrëmjen e 19 majit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi Trump në X për “përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë”. “Është e rëndësishme që SHBA-të të mbeten të angazhuara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi ajo. Presidenti finlandez Alexander Stubb vuri në dukje se udhëheqësit kishin diskutuar negociatat midis Ukrainës dhe…
Dje rreth orës 12:00, në hyrje të Strumicës, pas deposë së druve të Ndërmarrjes Pyjore “Belasica”, në vendin e quajtur “Kriva Reka”, u gjet i vdekur M.A. (19), maturant në një nga shkollat e mesme të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmuan Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe SPB Strumicë. Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i djalit është dërguar për autopsi dhe nga të dhënat paraprake nuk ka shenja dhune. Priten analizat toksikologjike për të pasur një pamje më të qartë për shkakun e vdekjes. Edhe nga policia konfirmojnë se dje rreth orës 12:00 është raportuar se afër Strumicës, në një arë…
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se sot, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, do të kryhen gërmime shkëmbore. Për këtë arsye, do të ketë pengesa në qarkullim në këtë pjesë të rrugës. “Prej nyjës së Gjakovës në Klinë deri te nyja e rrugës për Gjurgjevik, ndërprerja do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugës. Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim gjatë kësaj kohe,…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Nga VLEN thonë se po vazhdojnë të konsolidojë pozitën e tyre, siç shkruajnë, si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, duke marrë përkrahje të qartë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një komunikate, VLEN thekson se vizioni i tyre për reforma reale dhe orientimi euro-atlantik po vlerësohen lartë nga miqtë ndërkombëtarë. “VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve…

