“Edhe këtë muaj nuk do të ketë rritje të pagës minimale, qeveria po i zhgënjen qytetarët për çdo ditë”, kështu deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Ajo tha se nëse qeveria ka dëshirë të bëjë diqka mund ta gjejë edhe mënyrën pasi që siç thotë ajo në kohën kur LSDM ishte në pushtet paga minimale është rritur katër herë. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Zhgënjim i përditshëm nga qeveria e VMRO DPMNE-së, pagat e punëtorëve nuk do të rriten as këtë muaj, që do të thotë se punëtorët janë lënë të vetëm nga kjo qeveri për të përballuar kostot…
Author: Hamdi Kumanova
Ekipet e Inspektoratit të Tregut kanë konstatuar disa parregullsi gjatë kontrolleve në markete te tregtarët me pakicë, ndërsa mund të ketë dënime si mbyllje e marketeve, deklaroi sot në Prilep zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. “Në terren ndodhen rreth 50 ekipe të Inspektoratit të Tregut. Po kontrollohen marketet, farmacitë, kudo ku shitet me pakicë. Janë konstatuar disa parregullsi. Ka parregullsi në etiketimin e produkteve me zbritje, në përcaktimin e marzheve, çmimeve, në evidencën kontabël… Javën e ardhshme do të shqiptohen gjoba për më të padisiplinuarit dhe nuk përjashtohet mbyllja e disa marketeve, që është një nga masat e…
Teatri i Tetovës kritikon Ministrinë e Kulturës për buxhetin e vogël që ka ndarë për këtë institucion kulturor, shkruan Alsat. Drejtori Hasim Memishi thotë se vetëm me 4 milionë denarë duhet të përgatisin 3 shfaqje dhe të organizojë edicionin jubilar, të dhjetë me radhë të Festivalit të Teatrove. “Me mjetet që lëshon Ministria dhe me kushtet me të cilat ne punojmë nuk e di a mund të llogaritemi si punëtorë të thjeshtë e jo si artistë. Është shumë keq sidomos për Tetovën, që ka publik më shumë se gjithë qytetet tjera të vendit. Kurdo që bëjmë shfaqje e kemi sallën…
Së paku tridhjetë mjekë specialistë nevojiten në spitalet në Ohër dhe Strugë. Institucionet shëndetësore në këtë rajon përballen me mungesë serioze të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor. Reparti i sëmundjeve të lëkurës në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit së shpejti do të mbetet vetëm me një mjek, ndërsa dy mjekët në repartin e fizioterapisë tashmë do të dalin në pension. Reparti Infektiv, i cili funksionon me tre mjekë, nuk mund të punojë me turne. “Në tetë muaj që jam në këtë detyrë, numri i specialistëve është ulur madje për 10. Kemi pasur 67 specialistë dhe në këtë moment kemi 57.…
Një sërë dezinformatash se gjoja shqiptarë nga Kosova po vjedhin dru afër fshatit Restelicë, 5 km brenda territorit të Serbisë, janë shpërndarë të premten nga profile serbe në rrjetin social “X”. Ata kanë shkuar aq larg me pretendimet e tyre, duke thënë se gjoja shqiptarët e Kosovës “kanë hyrë në territorin e Serbisë, duke shkaktuar tensione dhe përplasje me serbët që ndodheshin atje.” Ndërkohë që shqiptarët i akuzojnë për gjoja sulm e i quajnë “terroristë”, persona të fshehur prapa këtyre profileve apelojnë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq që të mobilizojë ushtrinë për “t’iu dal në mbrojtje serbëve”. Në njërin nga…
Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot në konferencë për media i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Energjetikës që të marrin masa për faturat e larta që qytetarët i marrin për rrymë nga EVN. Kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski, tha se çdo ditë pranojnë ankesa nga qytetarët që ankohen për faturat e larta dhe leximin e parakohshëm të njehsorëve nga zyrtarët e EVN-së. KOSM “Grabitja e EVN-së duhet të ndalet. Ne po mendojmë se çfarë të bëjmë – nëse do të organizojmë protesta, nëse do të fillojmë të mbledhim nënshkrime për heqjen e licencës, do të shohim. Një…
Nga fillimi i muajit mars pensionistët do të marrin 2.500 denarë shtesë në llogaritë e tyre. Kjo është rritja e dytë brenda tetë muajve qeverisje me 2.500 denarë. 5.000 denarë brenda periudhës sa jemi në qeverisje janë para shtesë për të gjithë pensionistët tanë. Nga 180 euro sa ishte pensioni më i ulët kur morëm qeverisjen, e kemi rritur në gati 300 euro për më pak se një vjet. Kjo është ajo që qytetarët kanë nevojë, vepra konkrete dhe jo fjalë boshe. Rritja e pensioneve vërteton angazhimin tonë për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e kategorive më të…
Me datë 28.02.2025 në ora 23:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në rrugën ,,Bane Veljanoski” në Gostivar e kanë privuar nga liria personin I.T.(43) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 33 vjeçare se i njëjti e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre . Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresa përkatëse.TS
“Gjykata e kontrolluar nga LSDM-ja, në vend që Filip Andov Sokolit t`i përcaktojë paraburgimin vetëm ia ka marrë pasaportën”, reagojnë nga partia në pushtet OBRM-PDUKM. Ata thonë se i njejti edhe mund të arratiset dhe se nuk është për t`u habitur përse LSDM-ja lufton dhe mbron gjykatësit e korruptuar, pasi sipas OBRM-PDUKM-së, ata janë bastioni i fundit i perandorisë së tyre kriminale. “Me çka gjykata është bindur se Filip Andov Sokol që kishte shëtitur të burgosur të rrezikshëm nëpër Shkup, në vend se të jetë në qeli, nuk do të arratiset? Këto janë të njëjtit gjykatës që liruan vrasësin e…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska e ka vizituar kompaninë IGM Vratnicë në Komunën e Jegunovcit, e cila ka licencë të vlefshme për shfrytëzim të resurseve minerale. Në takim është biseduar për zbatimin e detyrimeve ligjore, standardet mjedisore, protokollet e sigurisë, si dhe mundësitë për përmirësimin e efikasitetit në shfrytëzim. Nha Ministria informojnë se vizita është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për monitorimin e mbajtësve të koncesioneve dhe licencave të shfrytëzimit, si dhe për përmirësimin e rregulloreve në sektorin minerar. “Resurset e shtetit duhet të përdoren me përgjegjësi, transparente dhe me standardet më të larta.…
Më datë 28.02.2025 në ora 14.10 në SPB Tetovë J.S.(44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 11:30, nipi i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur, me të cilin bashkë mësonin në një shkollë fillore të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Prokuroria Themelore Publike mbajti një takim koordinues me shërbimet policore të SPB Shkup të cilëve u dha udhëzime konkrete për veprim më efikas në situata kur rrezikohet siguria në komunikacion. Qëllimi, siç informoi sot Prokuroria Publike në Shkup, është që të mundësohet ndjekja penale më efikase e kryerësve të këtyre veprave penale dhe të veprohet në mënyrë parandaluese kundër drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve. “Udhëzimet kërkojnë veprim të detyrueshëm emergjent në situatat kur gjatë një aksidenti trafiku, shoferi/ët konstatohet se drejtojnë një automjet pa patentë shoferi (nuk është lëshuar fare), duke kaluar në semafor të kuq, tejkalim të shpejtësisë, duke…

