Author: Hamdi Kumanova

LSDM-ja akuzon pushtetin për rritjen e shpenzimeve për jetesë. Sipas kësaj partie të dhënat e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e shportës së konsumit për muajin maj janë dëshpëruese dhe pasojë e drejtpërdrejt e siç thekson paaftësisë së pushtetit, i cili nuk ndërmerr asgjë. “Çmimet rriten, pagat mbesin në vend, ndërsa masa nuk ka. Ndërsa qytetarët “luftojnë” me shtrenjtimin dhe numërojnë denarët për të siguruar bukë deri në fund të muajit, Qeveria shpenzon për oktapodë e salmon”, reagon LSDM. Opozita maqedonase kërkon rritjen e pagës minimale në 500 euro, rritje të pagave në sektorin publik dhe privat dhe heqjen e…

Lexo më Shumë

Pas pranimit të njoftimeve dhe marrëveshjeve të propozuara nga agregatorët e lajmeve për marrjen e përmbajtjeve pa kompensim, të martën më 20 maj, në organizim të Shoqatës ONLINEMEDIA.mk, përfaqësues të një grupi më të madh të portaleve në Maqedoni, mbajtën një takim dhe diskutuan mbi problemin. Në fund të diskutimit, shumica e përfaqësuesve të portaleve u pajtuan dhe e nënshkruan qëndrimin e mëposhtëm: „Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale dhe të Drejtat e Përafërta (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 87/2005), ju njoftojmë se nuk i pranojmë marrëveshjet tuaja të propozuara të dërguara së fundmi në redaksitë…

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur është rrëmbyer pas mesnate në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 00:45. “Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci. Borovci ka shtuar se hetuesit policor kanë identifikuar…

Lexo më Shumë

BDI shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për rezultatet e fundit të konkurseve të brendshme në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, të cilat edhe një herë zbulojnë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet e shtetit. Në konkursin e brendshëm të datës 26 shkurt të këtij viti janë avancuar 26 maqedonas dhe asnjë shqiptar. Shtesë, në konkursin e datës 16 maj, nga gjithsej 41 avancime, 40 janë maqedonas, ndërsa vetëm një është shqiptar. Këto shifra nuk janë rastësi, por rezultat i një përjashtimi të qëllimshëm të shqiptarëve nga administrata publike, gjë që bie ndesh me Kushtetutën, Ligjin për përdorimin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, informoi nëpërmjet rrjeteve sociale se dje Kuvendi, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, miratoi ndryshimet në Ligjin për Punë të Jashtme, që sipas tij, paraqet hap thelbësor drejt profesionalizimit të diplomacisë dhe përmirësimit të kushteve për diplomatët maqedonas jashtë vendit. Ministri Mucunski informoi se pas më shumë se një dekade, po bëhen ndryshime thelbësore, duke krijuar kornizë të qartë ligjore për zbatimin e dy prioriteteve kryesore: profesionalizimin e shërbimit diplomatik dhe përcaktimin e kompetencave të Ministrisë në fushën e tregtisë së jashtme dhe…

Lexo më Shumë

Punësime monoetnike në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV)- “Drini i Zi” në Strugë. Këto ditë janë pranuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune, të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar, shkruan gazeta KOHA. Me këtë rast, ka reaguar ashpër Dega e BDI-së në Strugë, sipas të cilës, kjo praktikë diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme, veçanërisht në një rajon si Struga, ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë dhe kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore: Reagimi i plotë…

Lexo më Shumë

Një zbulim befasues ka ndodhur në Republikës Çeke, ku dy alpinistë, gjatë një shëtitjeje në pyjet e maleve Krkonose, kanë gjetur rastësisht një sasi të konsiderueshme ari dhe sendesh të çmuara të fshehura në një mur guri. Thesari i gjetur përbëhej nga 10 byzylykë ari, 17 kuti purosh (dy prej të cilave ende të mbyllura), një kuti pudre, një krehër dhe 598 monedha ari. Pas gjetjes, alpinistët e dorëzuan menjëherë thesarin në Muzeun e Bohemisë Lindore në Hradec Kralove. Sipas kreut të departamentit arkeologjik të muzeut, Miroslav Novak, thesari ka gjasa t’i përkasë periudhës përpara ose menjëherë pas Luftës së…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 20.05.2025, në orën 08:20 në Pikën Kufitare Tabanoc, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria C.Z. (47) nga Hungaria. Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të veturës me targa hungareze që ai drejtonte, mbi xhamin e përparmë, në pjesën e tapicerisë, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ekspertiza është kryer nga ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa droga është marrë për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë punësimet njëetnike në institucionet e shtetit. Jo më larg se sot, në HEC Spilje në Dibër janë punësuar 8 maqedonas dhe 0 shqiptarë, shkruan gazeta KOHA. Lajmin e la dhënl Dritan Bocku, aktivist nga Dibra, ndërsa në profilin e tij ka shkruar: “Ndryshimi Vlen – 8 maqedonas dhe 0 shqiptarë në HEC Spilje – Dibër”. HEC Spilje – Dibër është institucion tashmë nën ingerenca të Ministrisë së Energjetikës, ndërsa më parë ishte në luadër të ELEM-it dhe Ministrisë së Ekonomisë. Ndërkohë, ditë më parë, në Entin Shtetëror të Statistikave u punësuan 14 maqedonas dhe asnjë shqiptarë. Punësimet e muajve…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet aksion policor, ku është dhënë urdhër për bastisjen e 5 lokacioneve në Shkup. Sipas njoftimit të Prokurorisë, bastisjet po bëhen si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”. “Nën udhëheqjen e prokurorit kompetent që vepron në rastin me emrin e koduar “Bunker”, njësitë e MPB-së që nga orët e hershme të mëngjesit po kryejnë bastisje në pesë lokacione në Shkup. Aksioni është rezultat i provave të siguruara në kuadër të procedurës hetimore që po zhvillohet kundër anëtarëve të grupit kriminal…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) i publikoi raportet për reklamim të paguar politik (RPP) të emetuara gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare 2024. Raporti i Agjencisë përmban 22 faqe për zgjedhjet parlamentare, ndërsa raporti për zgjedhjet parlamentare ka 88 faqe Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, gjithsej 57 transmetues (32 televizione dhe 25 radio) kanë lidhur marrëveshje me dy pjesëmarrës në fushatën zgjedhore. “Nga 10 televizionet nacionale, më së shumti reklama emetuan Kanal 5 (24 orë 1 minut dhe 32 sekonda), Siteli (16 orë 25 minuta dhe 16…

Lexo më Shumë

BE-ja tha të martën se po përgatitet të vendosë një tarifë fikse prej dy euro (2.25 dollarë) për miliarda pakot me vlerë të ulët që vërshojnë në bllok çdo vit, shumica dërrmuese nga Kina. Shefi i tregtisë, Maros Sefcovic, i tha Parlamentit Europian se platformat e tregtisë elektronike pritet të paguajnë tarifën për pako, e cila synon të ndihmojë Bashkimin Europian të përballojë sfidat nga fluksi masiv i artikujve të lirë. Tarifa do të hiqte statusin pa doganë të pakove me vlerë më pak se 150 euro që importohen direkt te konsumatorët, shpesh nëpërmjet platformave si Temu dhe Shein, të…

Lexo më Shumë