Author: Hamdi Kumanova

Të dashur miq,shokë ju njoftoj me respekt se nga sot e tutje nuk do të ushtroj më funksionin e Kryeshefit të Policisë së Gostivarit. Detyrën si Kryeshef i Policisë e kam kryer me përkushtim, ndershmëri dhe faqebardh, duke qëndruar gjithmonë pranë qytetarëve dhe përgjegjësisë që kjo pozitë kërkon. Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë, por është i ndershëm: kemi vendosur të heqim dorë nga postet tona zyrtare. Kjo nuk është një dorëheqje nga përgjegjësia, por një dëshmi se për ne pushteti nuk është qëllim në vetvete. Ne nuk jemi lidhur me karriget, por me Popullin. Lëvizjet…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panelin qendror të Sarajevo Business Forum 2025, ku ndau vizionin e tij për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes reformave, bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes infrastrukturore. Në këtë forum ndërkombëtar të nivelit të lartë, ministri Durmishi prezantoi prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për tërheqjen e investimeve dhe ndërtimin e një klime të besueshme për bizneset vendore dhe të huaja. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorët strategjikë si digjitalizimi, energjia dhe fuqia punëtore, si dhe angazhimin për të ndërtuar politika të qëndrueshme që japin rezultate. “Zhvillimi ekonomik, krijimi i…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me 20.05.2025, në ora 10:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një veturë e tipit BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.A. (19) nga Tetova, ka goditur këmbësorin I.F. (81) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga depozitat në sektorin “amvisëri”. Në bazë vjetore, totali i kredive u rrit me 11.8 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit te të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori i korporatave. Zhvillimet monetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Në prill 2025, oferta monetare (agregati monetar M3 1.2) realizoi një rritje mujore prej 0.7%,…

Lexo më Shumë

Më 20.05.2024, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:30, në rrugën „Marshal Tito“ afër Tregut të Gjelbër në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë ndërmorën masa dhe aktivitete për të goditur veprimtari të palejuara sipas Ligjit për akcizë dhe Kodit Penal. Gjatë kontrollit, u arrestuan I.I. (59) nga fshati Kamjan, Tetovë, R.I. (66) nga fshati Llërcë, Tetovë, N.M. (59) nga fshati Sellcë, Tetovë, R.S. (46) nga fshati Pallçisht i Epërm, Tetovë, R.A. (37) dhe B.Z. (64), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale „shpërdorim i pagesës së akcizës“ sipas nenit 279-b të Kodit…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00 në një shkollë fillore në Tetovë, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë nga një nxënës në shkollë. Pas kësaj, i mituri, prindi i tij dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në Qendrën për çështje Sociale të Tetovës për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të çështjes, në konsultim me prokurorin publik, do të përgatitet një parashtresë e përkatëse.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 20.05.2025, në orën 10:40 efektivët e policisë së NJP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personin S.A.(48) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke përdorur një objekt prej druri. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Në vitin 2010, Maksim Dimitrievski blen 10.000 m² tokë për 10.000 euro – domethënë një euro për metër katror. Në atë kohë, ai nuk është kryetar komune, por pikërisht kjo tokë më vonë, kur ai bëhet kryetar i komunës, bëhet një vegël kyçe për një skemë të dyshimtë, thotë Atina Murgashanska, këshilltare në Këshillin e Komunës së Kumanovës. – Ndërkohë, kompania “Evgenija Plan DOO import-eksport Kumanovë” merr leje ndërtimi dhe ndërton një ndërtesë. Por për një kohë të gjatë, për arsye të panjohura, kjo kompani nuk ka mundur të marrë pranim teknik. Dimitrievski bëhet kryetar komune, dhe kompania nuk merr…

Lexo më Shumë

Nga 26 maji deri më 9 qershor, Maqedonia do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake “Immediate Response 2025”, me pjesëmarrjen e mbi 2,000 ushtarëve nga 7 vende të NATO-s dhe 2 partnerë. Stërvitja do të bëhet në poligonin ushtarak të Krivolakut do të ketë: Maqedonia do të marrë pjesë me 950 ushtarë, përfshirë Batalionin e Lehtë të Këmbësorisë, njësinë ajrore (Air Wing) dhe Bazën Logjistike. SHBA (Garda Kombëtare e Vermontit) – 710 ushtarë Mali i Zi – 185 Kosova – 150 Austria – 70 Greqia – 50 Italia – 30 Shqipëria – 30 Mbretëria e Bashkuar – 2 (si vëzhgues…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Gjorge Ivanov do ta këshillojë dhe ndihmojë ministrin e Jashtëm Timço Muçunski në fushën e diplomacisë kulturore dhe afirmimit të identitetit maqedonas jashtë vendit. Mucunski njoftoi në Facebook se sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov. “Mëngjesin e sotëm u takova me ish-presidentin e vendit, Dr. Gjorge Ivanov. Në kuadër të takimit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov. Qëllimi i memorandumit është të promovojë dhe…

Lexo më Shumë

Prokurorja Lençe Ristoska njoftoi në profilin e saj në Facebook këtë mëngjes se për shkak të aplikimit të saj për t’u bërë kandidate për gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ajo është bërë cak i sulmeve të pabaza dhe deklaratave shpifëse, transmeton Portalb.mk. “Sot i dërgova kërkesë për falje publike Dragan Pavloviq Llatasit, për shpifjen e shprehur në emisionin “Samo vistina” të transmetuar në Kanal 5 më 16.05.2025, në të cilin ai pretendon në mënyrë të rreme se kam marrë një shumë të paautorizuar prej 100,000 eurosh sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe se nuk kam as përvojë…

Lexo më Shumë

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, së bashku me Operatorin Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike (MEMO), morën pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Integrimit të Tregut të Energjisë Elektrike – Talking Implicit Electricitz Market Coupling Beyond EU Borders , i cili u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel. Në panelin kushtuar zgjerimit të tregut evropian të energjisë elektrike deri në vitin 2026, ministrja Sanja Bozhinovska debatoi me përfaqësues të lartë nga Parlamenti Evropian, ACER, bursat rajonale të energjisë elektrike dhe institucionet e Ballkanit Perëndimor. “Integrimi i tregut të organizuar të energjisë elektrike në Tregun e Vetëm…

Lexo më Shumë