Author: Hamdi Kumanova

Në koalicionin VLEN nuk është diskutuar ndarja e komunave përmes numrave apo përqindjeve. Nuk ka kërkesa e as ultimatume thonë nga koalicioni VLEN për Alsat. Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, në VLEN po analizohen të gjitha anketat, argumentet pro dhe kundër, anët pozitive dhe negative për çdo subjekt politik në çdo komunë ku kjo parti planifikon të del me kandidat për kryetar komune. Nuk përjashtohet mundësia që të përkrahin edhe kandidatë të pavarur në komuna të caktuara. “Subjektet e VLEN-it në asnjë moment nuk kanë biseduar për numra e për komuna. Pra është qëndrim i qartë që…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova. Ata dyshohen për tregti me lëndë narkotike. “Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”. “Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Më 20 prill 2025, rreth orës 17:35, në Njësinë e Policisë në Kamjan është raportuar një rast sulmi fizik. Denoncimin e ka bërë A.M. (44) nga fshati Pirok i Tetovës, i cili ka deklaruar se është sulmuar fizikisht në fshatin Bogovinë nga D.I. (60), banor i këtij fshati. Sipas kallëzuesit, incidenti ka ndodhur si pasojë e një keqkuptimi të mëhershëm mes palëve, që përfundoi me konfrontim fizik. Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të përfshirëve.

Lexo më Shumë

Rreth 7.500 nxënës të moshës 15 vjeçare do të përfshihen në testimin “PISA 2025” që pritet të përmbyllet nga mesi muajit maj. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thanë për Alsat se këtë vit fokusi i Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve është në Shkencat Natyrore kundrejt Gjuhës amtare dhe njohurive në Matematikë. Nxënësit që tashmë morën pjesë në këtë testim thanë se shumë nga pyetjet ishin logjike ndërsa disa të tjera nga materiali që kanë mësuar në arsimin fillor. Ajo që ka shqetësuar disa nga nxënësit dhe që nuk janë përgjigjur ishin pyetjet që kanë të bëjnë me familjen,…

Lexo më Shumë

Sindikata e punëtorëve të kulturës së Maqedonisë (SPKM) ka paralajmëruar këshill protestues në përbërje të zgjeruar, i cili do të mbahet nesër në ora 12:00 para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Shkak i protestës janë vonesat në pagesën e pagave, udhëzimet e paqarta për përllogaritjen e pagave nga ana e Ministrisë dhe mosrespektimi i kontratave kolektive. “Kultura nuk është shpenzim – ajo është themeli i çdo shoqërie”, tha SPKM, duke shprehur pakënaqësi për trajtimin e punëtorëve të kulturës dhe duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemeve me pagesën e pagave dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive. Ministria e Kulturës…

Lexo më Shumë

LSDM në një kumtesë për media ka akuzuar ministrin e Kulturës për keqmenaxhim, duke thënë se la mbi 3000 punëtorë të kulturës pa pagesë. “Kjo është thelbi, kjo është neglizhenca institucionale e kulturës, e punonjësve të kulturës dhe e trashëgimisë sonë kulturore. A dëshiron OBRM-PDUKM që vendet e shenjta maqedonase të përfundojnë në portofolet e njerëzve të tjerë vetëm që dikush të përfitojë personalisht? A është kjo normalja e re me shkatërrimin e kulturës? LSDM është në anën e qytetarëve dhe nuk do të lejojë shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. “LSDM kërkon: Dorëheqje dhe përgjegjësi politike nga Lutkovi për kaosin që…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në emër të popullit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Kurti shkruan se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë. “Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”, shkruan Kurti.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet politike vetëm pak orë para seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për kryetarin e ri të këtij institucioni. Duke folur për mundësinë që PDK të mbështesë një kandidate tjetër të propozuar jashtë partisë, siç janë emrat e përmendur nga AAK – Saranda Bogujevci apo Shqipë Selimi, gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi – Lladrovci ka theksuar se koordinimi ndër partiak i bën mirë Kosovës. “Po, është detyrë e partisë fituese që me reflektu, në drejtim të jetësimit të vullnetit të popullit, themelimi i institucioneve është shumë…

Lexo më Shumë

Qeveria kineze ka kritikuar vendet që ndjekin një politikë “zbutjeje” ndaj Shteteve të Bashkuara në negociatat për tregtinë dhe për tarifat doganore shtesë të vendosura nga SHBA-të, duke theksuar se “kundërshton fuqishëm” çdo marrëveshje që dëmton interesat e saj. “Qetësimi nuk do të sjellë paqe dhe kompromisi nuk do të fitojë respekt,” paralajmëroi në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Tregtisë, duke shtuar se Pekini “kundërshton me forcë çdo marrëveshje nga cilado palë që cenon interesat e Kinës.” “Nëse ndodh një situatë e tillë, Kina nuk do ta pranojë kurrë dhe do të marrë masa të vendosura…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së shtunë kanë privuar nga liria një 48-vjeçari nga fshati Tanushë. Sipas njoftimit të MPB-së, i njëjti nuk posedonte dokumentacione për mallin të cilin po e transportonte. “Me datë 19.04.2025 rreth orës 19.20 në fshatin Pobozhje, komuna Çuçer Sandevës, zyrtarë policorë nga reparti policor i Mirkovci pranë SPB-Shkup kanë ndaluar një automjet tip Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (48) nga fshati Tanushë, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 192 pako mallra për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokumentacion”. “Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës…

Lexo më Shumë

Java e parë e gjyqit antitrust Meta solli zbulime të reja se si kompania e njohur më parë si Facebook iu afrua kërcënimit konkurrues të paraqitur nga Instagram në fillim të viteve 2010. Bëhet e ditur se qeveria amerikane po akuzon Meta-n për shkelje të ligjeve të konkurrencës duke blerë kompani si Instagram dhe WhatsApp që kërcënuan monopolin e Facebook. Nëse avokatët e Komisionit Federal të Tregtisë së SHBA-së (FTC) janë të suksesshëm, qeveria mund ta detyrojë kompaninë të shesë Instagram dhe WhatsApp. FTC ndau prova bindëse për të demonstruar se Facebook ishte shumë i vetëdijshëm për rrezikun që Instagram…

Lexo më Shumë