Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara. Vendimi merret nga Këshilli Administrativ pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit në mes të vitit. Përafërsisht afro 20 mijë qytetarë…
Author: Hamdi Kumanova
Turqia po vëzhgon aktualisht një fushë ruse për depozitat e mundshme të gazit dhe do të vazhdojë me këto përpjekje, tha ministri i Energjisë i republikës Alparslan Bayraktar. “Ne aktualisht jemi duke punuar në mënyrë aktive në një fushë në Rusi dhe kemi në plan t’i zgjerojmë këto aktivitete,” citohet të ketë thënë ai nga gazeta Milliyet. Turqia dëshiron të përfshihet më aktivisht në kërkimin e naftës dhe gazit jashtë vendit në përgjithësi, tha ministri. “Para së gjithash, bëhet fjalë për vendet ku aktualisht kemi asete, prodhim dhe operojmë. Këto janë Azerbajxhani dhe pellgu i Detit Kaspik; ka dy zona…
Naim Rudari, ish-hetues policor ka folur për arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik. Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast, do të duhej të shpaloseshin më shumë detaje për rreshterin policor, siç tha ai, lidhur me punën e tij. “Rrethanat duhet të saktësohen, se si erdhi vrasja, për çfarë arsye. Do të duhej të shpaloseshin detaje më shumë edhe për rreshterin policor lidhur me punën e tij, sepse një zyrtar policor i mban së paku tetë orë në ditë punë dhe dihet se çfarë punë ka bërë”. “Do të…
Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu. Ai shtoi se, duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake. “VV, padyshim e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që të gjitha…
Profesori universitar dhe diplomati, Blerim Canaj duke folur për situatën ku është bllokuar konstituimi i Kuvendit, ka thënë se në situatën aktuale duhet patjetër një marrëveshje mes partive politike. Ai ka thënë se aktualisht votat për formimin e qeverisë nuk i ka as LVV e as paritë opozitare të legjislaturës së kaluar. “Jemi në një ngërç politik që seriozisht shpreh nevojën patjetër që partitë të ulën në tavolinë dhe ta diskutojnë këtë çështje ose të shkojmë në zgjedhje. Por, derisa vazhdon kjo situatë me seancë cdo 48 – orë kush do të na qojë në zgjedhje”, ka thënë Canaj në…
Nga: Ahmet Bushati Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postribës” u bë mjet për të shtypur çdo…
313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe grekë. Sipas tekstit të Vajc, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë po përjeton bllokime për arsye të ndryshme të pajustifikuara dhe BE-ja duhet të gjejë garanca që të mos ketë çështje dypalëshe pas ndryshimit të Kushtetutës. Por eurodeputeti bullgar, Ivajlo Vallçev, i cili vjen nga partia në pushtet në Bullgari, përmes amendamentit kërkon që të theksohet se procesi i pranimit është i bllokuar për shkak të “retorikës jomiqësore të udhëheqjes politike” në Maqedoni. Në disa prej…
Pronari i kompanisë “Pucko Petrol” Asmir Jahoski ofron 2 milionë euro garanci për lirim nga paraburgimi, pohojnë burime në sistemin gjyqësor të njohur me rastin, transmeton portali expres.mk Sipas burimeve të portalit, të enjten, mbrojtja e Jahoskit, i cili është djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, ka ofruar prona në vlerë prej 2 milionë eurosh në përpjekje që gjykata të lejojë që Asmiri të mbrohet nga burgu në rastin me vlerë mbi 160 milionë euro. Vendimin zyrtarisht nesër do ta marrin tre gjyqtarë nga Gjykata Penale në Shkup, të cilët do të vlerësojnë nëse Jahoski, pasuria e të cilit…
Pamje shqetësuese vijnë nga këndi i lojërave për fëmijë në parkun e qytetit të Kumanovës, ku mbeturinat e hedhura nga qytetarët kanë mbuluar zonën përreth. Në vendin ku fëmijët duhet të luajnë të lirë dhe të sigurt, janë shfaqur skena të papërshtatshme dhe alarmuese për shëndetin publik. Ekipi ynë ishte në vendin e ngjarjes dhe bisedoi me disa qytetarë të shqetësuar, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet. “Është turp që një vend ku vijnë fëmijët tanë të jetë kaq i ndotur. Ne si prindër nuk ndjehemi rehat ta lëmë fëmijën të luajë këtu,” – thotë znj. Valbona Imeri,…
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit. Ai predikoi paqe, dashuri, përulësi dhe solidaritet, duke qenë zë i fuqishëm në mbrojtje të më të varfërve dhe të margjinalizuarve. Mesazhet e tij për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe vlera universale do të mbeten një trashëgimi frymëzuese për miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe në shoqëritë tona. Në këto momente zie, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta besimtarëve katolikë dhe gjithë atyre që gjetën frymëzim në udhëheqjen…
Një zjarr shpërtheu në një banesë në Aerodrom të Shkupit, ndërsa pronari i banesës pësoi djegie. Së bashku me djalin e tij, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”. “Dje në ora 5:14 në SPB Shkup u raportua se në një ndërtesë në rajonin e komunës së Aerodromit, ka shpërthyer zjarr në banesë, pronë e P.D., i moshës 74-vjeçare. Nga zjarri, djegie pësoi pronari dhe së bashku me djalin e tij, 52-vjeçar O.D., për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftojnë nga MPB. Zjarri u…
Në SPB Shkup është raportuar se dje rreth orës 14:50 në magjistralen Shkup-Kumanovë, në afërsi të kryqëzimit Hipodrom, një motoçikletë me targa të Shtipit, e drejtuar nga D.I. (23) nga Shtipi, ka dalë nga autostrada. “Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, siç konfirmohet në Qendrën Emergjente në Kompleksin klinika “Nënë Tereza” në Shkup”. “Një ekip inspektues nga SPB Shkup ka kryer kontroll”, thonë nga MPB.

