Siç mëson ORA24.TV mëngjesin e sotëm, rreth orës 03.20 minuta, ka ndodhur një vjedhje e rëndë në shtëpinë e deputetit të LSDM-së dhe ish/zv/kryeministër, Fatmir Bytyqi. Nga burime të ORA24.TV mësohet se është vjedhur një sef metalik në të cilin thuhet se ka pasur gjësende ari dhe orë në vlerë prej 3.100.000 denarë. Po ashtu, është vjedhur edhe një kuvertë, ku mendohet ee ka pasur dokumente me informacione të klasifikuara. Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka konfirmuar se ka denoncuar vjedhje në shtëpinë e tij. “Po… Nuk do flisja për detaje”, është përgjigjur Bytyqi për ORA24.TV.
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) ka konstatua ngacmim dhe diskriminim të drejtpërdrejtë nga një noter ndaj një personi të verbër, si dhe diskriminim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj gjithë popullsisë së verbër, përkatësisht ndaj personave me dëmtim të shikimit në Maqedoninë e Veriut. Diskriminimi ka ndodhur në fushën e aksesit në shërbimet noteriale për personat me aftësi të kufizuara. Komisioni ka bashkuar në një rast dy ankesa, një nga shoqata e personave të verbër dhe një tjetër e dorëzuar nga një person me humbje të plotë të shikimit, i cili ka përjetuar keqtrajtim në zyrën…
Kryeministri Hristijan Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, që kulmuan me largimin e ASH-së së Taravarit nga ky koalicioni, shkruan Alsat. Sipas Alsat, eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare./Alsat
Burim Ramadani thekson se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia duhet të fillojnë bashkëpunimin konkret në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për të realizuar iniciativën e marsit 2025. Sipas tij, tri shtetet duhet të krijojnë një strukturë koordinuese të përhershme në Prishtinë dhe të planifikojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, qendra trajnimi rajonal, dhe të forcojnë bashkëpunimin në inteligjencë dhe siguri kibernetike. Po ashtu, duhet të ndërmarrin hapa në sigurinë civile dhe të bashkërendojnë diplomacinë e sigurisë në nivele ndërkombëtare, duke përfshirë promovimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Shkrimi i plotë Kosova, Shqipëria e Kroacia të fillojnë konkretisht bashkëpunimin në mbrojtje Për…
MPB Maqedoni njofton se dje (21.04.2025) në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria E.A. (28) nga fshati Poroj, i cili drejtonte makinën me shpejtësi prej 103 km në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë në vend të banuar. “Ndërkohë, në orën 18:54 në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur “Studena Voda”, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.R. (35) nga fshati Xhermë, rajoni i Tetovës. I cili me shpejtësi prej 173…
Kili u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter sot, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka qenë në zonën ku ndodhet shkretëtira Atakama dhe epiqendra ka qenë në një thellësi prej 118 kilometrash. Vendi më i afërt me popullsi të dendur nga vendi i tërmetit është Kopiapo me një popullsi prej rreth 130 mijë banorësh, 97 kilometra larg. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.
Parashikimi për rezultatin tejet sekret të garës papale është pothuajse i pamundur pasi qëndrimet e kardinalëve ndryshojnë pas çdo vote dhe disa përpiqen të luajnë me sistemin për të ndikuar në shanset e kandidatëve të tyre të preferuar – ose edhe më pak të preferuar. Në konklavën e vitit 2013, disa kishin parashikuar se Jorge Mario Bergoglio mund të zgjidhej si papë. Pas vdekjes së Papa Françeskut, spekulimet janë fokusuar te këta emra, sipas “The Guardian”: Pietro Parolin, 70-vjeçar nga Italia: Parolini ishte i afërt me Françeskun. Ka qenë sekretar shteti i Vatikanit që nga viti 2013, dhe ka luajtur…
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 44-të, në të cilën duhet të diskutohet rreth Propozim ligjit për energjetikë, në leximin e parë, si dhe propozim vendimet e plotësuara për ndryshimin e Vendimit për përmirësimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit, për shkak të rreziqeve të larta nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe transitin e emigrantëve dhe të Vendimit për përmirësimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit. Në rend dite janë edhe Propozim vendimi për emërimin e…
QRMK-Shkup pas njoftimit të marrë nga EVN informon se sot pa rrymë do të mbesin një pjesë e komunave Gjorçe Petrov, Karposh dhe Sopishte Nga ora 08:00 deri në 16:00, pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në “Stopanski Dvor” në Komunën Gjorçe Petrov, në Karposh nga ora 09:00 deri në 14:00, një pjesë e shfrytëzuesve në rr. Vanço Mickov, në Nerez të Poshtëm dhe nga ora 10:00 deri në 14:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rr. Zhenevska. Në Komunën e Sopishtes ndërprerje të furnizimit me rrymë nga ora 09:00 deri në 13:00, do të ketë në…
Sot me fillim në ora 10:00 në Gjykatën e Tetovës do të vazhdojë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona, shkruan Portalb.mk. Seancën e sotme pritet të lexohen dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë të cilat janë dhënë në gjykimin paraprak, për shkak të efikasitetit të procedurës. Ndërsa në seancë pitet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarët nga mbrojtja e të akuzuarit Florin Besimit. Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik. Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të…
Sindikata e Punëtorëve të Kulturës (SPK) do të mbajë sot në mesditë Këshill protestues në përbërje të zgjeruar para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. “Arsyeja e këtij këshilli protestues është goditja e dinjitetit të punëtorëve të kulturës, udhëzimet e parakohshme dhe të qarta për llogaritjen e pagave nga Ministria e Kulturës, tentativat e vazhdueshme për shpërfillje të marrëveshjeve kolektive, që rezultuan me vonesë të pagave dhe lënien e punonjësve të kulturës pa para për festat e Pashkëve. Kultura nuk është shpenzim, është themeli i çdo shoqërie të SKRM-së!!!”, thuhet në deklaratën e SPK. Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës dhe…
Kryeministri Edi Rama thotë se opozita nuk di të bëjë opozitë. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama u shpreh se në 11 maj, opozita do të marrë humbjen më të thellë nga 1997. “Nëse do ta bëja unë opozitën time, do e bëja më mirë se këta. Këta nuk dijnë të bëjnë opozitë. Në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultatin më të keq nga 1997 e këtej”, theksoi ai.

