Papa Françesku do të varroset të shtunën në Romë – Mijëra liderë botërorë konfirmojnë pjesëmarrjen Shumë krerë shtetesh dhe anëtarë të familjeve mbretërore kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit, përfshirë princin William, presidentin amerikan Donald Trump, mbretin e Spanjës Felipe i Gjashtë dhe mbretëreshën Letizia, si dhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut këtë të shtunë. Papa do të varroset të shtunën në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë. Pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar gjithashtu presidenti…
Author: Hamdi Kumanova
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi sistematike në punën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat janë publikuar në raportin e revizionit të rregullt për vitin 2024. Sipas tyre për të udhëhequr me byronë është emëruar një ushtrues detyre, drejtor, i cili ka ushtruar detyrën për mbi pesë vjet, që nënkupton më shumë sa që është përcaktuar me ligj, janë bërë pagesa për kompensim për bashkëpunëtorët e jashtëm në bazë të rregulloreve të miratuara në periudhën paraprake, miratimi i të cilave është në kompetencë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ndërsa konkurset e shpallura për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve…
Ish-nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, është grabitur gjatë festave të Pashkëve, dhe hajdutët kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para dhe stoli. “Më 21.04.2025, në orën 11:40, në SPB Shkup, F.B. (49) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 07:30 e datës 18.04.2025 deri në ora 03:00 të datës 21.04.2025, me përdorim force dhe veglash të posaçme, është hyrë në shtëpinë e tij në rajonin e Butelit në Shkup dhe janë marrë para dhe sende të tjera”, njoftoi MPB. Në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 3 pas mesnate, tre persona hynë në…
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit skandaloze që prekin drejtpërdrejt Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social. Kjo nuk është thjesht një padrejtësi sociale – kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin. Ky është kapitulli i radhës në një ofensivë të organizuar kundër statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë…
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vijon sot në Gjykatën themelore penale Shkup me dëshminë e të akuzuarit Ljupço Palevski. Seanca e kalaur u shty për shkak të mungesës së avokatit të Palevskit, Jovica Strashevski. Gjykatësi Ivica Stefanovski atëherë informoi se ka marrë parashtresë nga mbrojtësi i Palevskit, avokati Strashevski, me dokumentacion mjekësor dhe kërkesë për shtyrje. Gjykatësi theksoi se kjo është kërkesa e parë e tillë, por nëse prësëritet në të ardhmen do të emërojë avokat sipas detyrës zyrtare. Seanca e sotme duhet të vazhdojë me dëshminë e të akuzuarit të parë, Ljupço Palevski. Në seancën e kaluar,…
Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në shkurt të këtij viti ka qenë 43 053 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kalur, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është më e lartë për 9,6 për qind. ESHS sqaron se rritja ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtari lidhur me pasurinë e paluajtshme për 16,6 për qind, Industri përpunuese për 11,5 për qind dhe për arsim për 11,4 për qind. Rritje…
Forumi për Energjetikë dhe Teknologji ndërmjet Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot në Shkup. Me ftesë të Asociacionit Çek të Teknologjisë së Minierave, zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti do të mbajë fjalim në Forum, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3,2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026. Norma e inflacionit, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 3,4 për qind dhe vitin e ardhshëm 2,2 për qind. Në rajonin e Serbisë është parashikuar rritje prej 3,5 për qind, Shqipërisë 3,8 për qind, Kosovës 4 për qind, Malit të Zi 3,2 për qind dhe BeH-së 2,8 për qind. FMN në raportin e tij të fundit uli parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2025, duke vënë në dukje se rritja e tarifave dhe pasiguria e përgjithshme…
Pas konstatimit të “vetëpërjashtimit” të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, krerët e VLEN-it po shqyrtojnë edhe mundësinë për heqjen e tij nga koalicioni VLEN. Pas deklaratave të kreut të krahut tjetër të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili tha se është njoftuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se ka pasur dy, tre takime me Arben Taravarin, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se është jo e natyrshme që dikush që bashkëpunon me opozitën, të jetë pjesë e ekzekutivit. “Është e panatyrshme që një subjekt politik në qeveri të bashkëpunon me një subjekt apo me…
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë i bashkojmë të gjitha kapacitetet dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kalojmë”, tha sot kryetar i LSDM-së Venko Filipçe në debatin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane për përfitimet nga Agjenda reformuese-202724. Në fjalën e tij në hapje të debatit, ai theksoi se Maqedonia ka bërë shumë sakrifica pa shumë rezultat në rrugën drejt Unionit, por nuk duhet të dorëzohet sepse nuk ka burim tjetër të mjeteve që investon më shumë…
Sipas edicionit të fundit, të 11-të të “Atlasi për Diabet” të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), në Maqedoni në vitin 2024, janë regjistruar 140.800 persona me diabet të moshës 20 deri në 79 vjeç, që paraqet prevalencë të standardizuar sipas moshës prej 7,4 për qind. Të dhënat tregojnë gjithashtu se rreth një e treta e njerëzve me diabet – 33.5 për qind – janë të padiagnostikuar, që do të thotë se rreth 45,000 njerëz në vend jetojnë me diabet pa e ditur. Dime Velev, kryetar i Unionit të Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut, thotë se regjistri i diabetit…
Arben Taravari me një këmbë në qeveri, me një në opozitë. Sipas informacioneve të Alsat kryeministri Hristijan Mickoski ka filluar takimet me partnerët shqiptarë në Qeveri, pas trazirave në VLEN, shkruan Alsat. Deri në fund të javës pritet të dihen pozicionet e VLEN-it dhe largimin eventual të Taravarit nga ekzekutivi. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ta është e papranueshme që formalisht të jetë në pushtet, ndërsa të thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare. Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, thekson se koordinimin Ahmeti-Taravari e kanë nuhatur që në fund të vitit të kaluar.…

