Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, njoftoi se kishte marrë kërcënime kundër jetës së saj dhe sigurisë së familjes së saj nga personi Qamil Osmanoviç dhe bashkëpunëtorët e tij. Ajo njoftoi se do të ngrejë kallëzime penale kundër tyre dhe se do ta paraqesë raportin në institucionet kompetente, përfshirë Ministrinë e Brendshme. Arsovska tha se askush nuk ka frikë nga kërcënimet, por u bëri thirrje institucioneve të reagojnë urgjentisht, duke theksuar se mosveprimi krijon një ndjenjë të paprekshmërisë para ligjit. Ndërkohë, kryetari i bashkisë akuzoi kompaninë “Progress Company” nga Konjare e Epërme, të menaxhuar nga vëllezërit Qazim dhe Qamil…
Author: Hamdi Kumanova
Një rast tronditës ka dalë në dritë në Milano, ku gastroenterologu dhe njëherësh kryebashkiaku i Rivolta d’Adda (Kremona), Giovanni Sgroi, 70 vjeç, është vendosur në arrest shtëpiak me akuzën e dhunës seksuale të rënduar ndaj katër pacienteve. Hetimet janë zhvilluar nga karabinierët dhe janë koordinuar nga Prokuroria e Milanos, pas një denoncimi të bërë në maj 2024 nga një paciente 24-vjeçare. Gjatë hetimeve, përmes përgjimeve telefonike, analizave mjeko-ligjore dhe kërkimeve të tjera, janë identifikuar edhe tre viktima të tjera, të moshave 34, 36 dhe 43 vjeç. Abuzime gjatë kontrolleve mjekësore Sipas rindërtimit të bërë nga prokurorja Letizia Mannella dhe kolegia…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj avancimeve të fundit të realizuara nga Ministria e Kulturës, duke shprehur shqetësim të thellë për, siç thuhet në reagim, një prirje të rrezikshme të përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet kulturore shtetërore, transmeton Flaka Sipas BDI-së, në vendimin e fundit për 12 avancime brenda kësaj ministrie, vetëm një pozitë i është dhënë një shqiptari dhe ajo në një nivel të dytë renditjeje, gjë që sipas tyre tregon qartë një politikë të vetëdijshme të marginalizimit të përfaqësimit kulturor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në reagim thuhet se për më shumë se një…
Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve. Pas përfundimit të Kuvendit, Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh-së. “Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari Janë ndryshuar edhe disa anëtarë…
ProCredit Banka dje shënoi një moment të rëndësishëm në angazhimin e saj për bankari të qëndrueshme me lancimin e **ProActive** – një platformë unike përmes së cilës, në bashkëpunim me klientët e saj, do të vazhdojë të krijojë ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në shoqërinë dhe mjedisin. Ngjarja, e cila u mbajt simbolikisht në gjelbërimin e **Leaf Café**, në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të afërt dhe përfaqësuesve të medieve, banka prezantoi platformën e re përmes aktiviteteve interaktive në të cilat të gjithë të pranishmit patën mundësinë të ndanin objektivat sociale që u rëndësishme. Atmosfera e përgjithshme përfaqësonte një prezantim të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas tha se angazhimi i vendit tonë mbetet i qartë “ne i përkasim Bashkimit Evropian”. “Evropa duhet të tregojë lidership që do ta bëjë realitet diçka të vlefshme për qytetarët. Për të rivendosur besimin në idenë evropiane, veçanërisht tek të rinjtë. E them këtë jo vetëm si politikan, por edhe si profesor që punon me të rinjtë. Le të tregojmë se Bashkimi Evropian nuk është i mbyllur, por për ne është një…
Më 21.05.2025 në orën 20.28 në SPB Shkup, A.M. (30) nga fshati Svilarë e Epërme, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se në orën 18.05 në oborrin e tij, pas marrëdhënieve pronësore-juridike të pazgjidhura më parë, M.M. dhe I.M. i janë kërcënuar me jetë vëllait të tij A.M. (39) dhe familjes së tij, me ç’rast me sende të forta kanë dëmtuar një objekt në oborr. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.TS
“Të nderuar qytetarë, të dashur mërgimtarë, Sot jemi pranë Kufirit të Tabanocit me një lajm që prekë drejtpërdrejt jetën dhe përditshmërinë e juaj dhe tonën. Kufiri i Tabanocit, i njohur për qarkullimin e madh dhe posaçërisht gjatë sezonit veror, shumë shpejt do të jetë pjesë e sistemit modern dhe efikas “One Stop” – një ndalesë, një kontroll, kalim i shpejtë dhe i sigurt! Dhe ky sistem është veçanërisht i rëndësishëm për ju mërgimtarë sepse çdo vit që ktheheni në vendlindje hasni në pritje të gjata në kufi, të cilët shumë shpejt do t’i takojnë të shkuarës. Vetëm disa javë më…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar. Fatkeqësisht nga ky aksident kanë humbur jetën 3 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:55 në fshatin Trapçindoll. Në këtë aksident të rëndë janë përfshirë tre makina. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Disa prej të lënduarve janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa të tjerë në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. “Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës…
Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa tërmete. Epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni Ohër Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me mangituda lokale të Rihterit, 3.4 dhe 2:3. Kështu informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në…
Kryetari aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski, është propozimi i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për guvernator të ri të Bankës Popullore. Zgjedhja e tij pritet të konfirmohet nga 61 deputetë të koalicionit qeverisës në seancën e Kuvendit të caktuar për 3 qershor. Profesori i ekonomisë në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe funksionar i VMRO-DPMNE-së njihet më së shumti nga publiku për deklaratën e tij të vitit 2022, kur kërkesën e Sindikatës për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë e quajti të pajustifikuar dhe joreale. “Çfarë kërkon sindikata bie ndesh me praktikën në Evropë dhe botë. Paga minimale…
Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se janë realizuar pagesa në vlerë prej 105.002.614,00 denarëve për gjithsej 7.158 persona. “Sot u realizua pagesa në kuadër të nënmasës 1.5 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.4 për prodhimin e realizuar të domates, specit, kastravecit, trangullit, lakrës, fasules dhe patates në fushë të hapur dhe në sera, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me domate, spec, kastravec, trangull, lakër, fasule dhe patate dhe që janë përfitues edhe nga nënmasa 1.4 e Programit për…

