Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski njoftoi se nga 31 tetori do të fillojë edhe një linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka të Qipros. Nikolloski tha se kjo është linja e 11-të brenda 10 muajve që siç tha, subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate Njoftimi i plotë: “Prej 31 tetorit 2025 fillon linja e re ajrore Shkup – Larnaka (Qipro)! Kjo është linja e 11-të e re brenda 10 muajve, rezultat i politikave të Qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate. Ne vazhdojmë…
Author: Hamdi Kumanova
Pas deklaratës publike të kryetares së FRASH-it Yllka Nuredini, e cila u shpreh në mbështetje të grupit të larguar nga Aleanca për Shqiptarët, të udhëhequr nga Arben Fetai, nuk ka vonuar reagimi nga brenda strukturave rinore të partisë. Kryetarët e degëve të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH) kanë dalë në një reagim të përbashkët duke kundërshtuar hapur qëndrimin e Nuredinit. Ata janë distancuar nga vendimi i saj dhe kanë shprehur mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të partisë, Arben Taravari. “Jemi krenar për Aleancën për Shqiptarët dhe kryetarin e saj Arben Taravari dhe nuk bëhemi palë me pushtetin…
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se dy të prekurit me linë e majmunëve janë në gjendje të mirë, nuk ka raste të reja të dyshuara që janë dërguar për testim dhe nuk ka raste të reja pozitive. Instituti i Shëndetit Publik sot ka hapur dy linja të reja telefonike për informacion në lidhje me linë e majmunëve, për konsultime me qytetarët dhe për konsultim me profesionistë të kujdesit shëndetësor “Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët”, thanë nga ISHP. Dje, Komisioni për Sëmundje Infektive i Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me dy rastet…
Sot (24.05.2025) rreth orës 10.15 është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, një kilometër pas pikës së pagesës rrugore të Gostivarit, kamioni Renault me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.Xh. (23) nga Kalishti i Gostivarit është përmbysur në rrugë. Nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi, ndërsa rruga është e mbyllur dhe qarkullimi po devijohet në rrugët përreth. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka inspektuar vendin.
Më datë 23.05.2025 në ora 11.20, në DOB Gostivarit është raportuar se në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar, një automjet i udhëtarëve ka goditur këmbësorin B.M. (76) nga Gostivari, pas së cilës shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 17:00 këmbësori ka shkuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe me urdhër të tij është kryer inspektimi nga ekipi inspektues nga Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar.
Sot, Dashmiri Hamiti nga fshati Vrapçisht ka filluar një udhëtim të jashtëzakonshëm – në këmbë nga Zvicra drejt Vrapçishtit! Me çantën në shpinë, shkopinjtë e ecjes në duar dhe vendosmërinë në zemër, ai ka dalë në rrugë me një plan për ta përfunduar këtë rrugëtim brenda 45 ditësh. Ky nuk është udhëtimi i tij i parë i veçantë – më herët ai kishte ardhur me biçikletë nga Zvicra në Vrapçisht. Këtë herë, ka zgjedhur një sfidë edhe më të madhe: të ecë me këmbë qindra kilometra për të arritur në vendlindjen që e do fort. Rrugëtimi sapo ka nisur dhe…
“A2 Televizion” hap një kapitull të ri – me inovacion, freski dhe një lidhje më të fortë me publikun. Pas këtij projekti qëndron pronari i dikurshëm i “A1 Televizionit”, Velija Ramkovski. Me një identitet të rifreskuar vizual dhe fokus të fuqishëm në prodhimet vendore, A2 sjell energji të re në skenën mediatike dhe hapësirën digjitale në Maqedoni. “Nën moton ‘A2 – së bashku në një dritë të re’, nuk sjellim vetëm estetikë moderne dhe përmbajtje dinamike, por ndërtojmë edhe një platformë të re për dialog, kulturë dhe vlerë të vërtetë informuese. Historitë tuaja, qëndrimet tuaja, realiteti juaj – tani pasqyrohen…
Në një deklaratë publike të fortë dhe të sinqertë, kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj qëndrimeve dhe bashkëpunimeve politike të udhëheqësisë aktuale të partisë, duke u pozicionuar qartazi përkrah Arben Fetait. “Si kryetare e FRASH-it, bashkë me udhëheqësinë e Forumit dhe në konsultim të vazhdueshëm me të rinjtë dhe miqtë tanë, kemi qenë të qartë në kundërshtimin ndaj bashkëpunimeve që bien ndesh me kauzat dhe ideologjinë tonë,” shprehet Nuredini. Ajo theksoi se ky qëndrim është mbajtur me bindje, përgjegjësi dhe transparencë edhe në tryezat e vendimmarrjes brenda partisë. Sipas saj,…
MPB njofton se më datë 23.05.2025 rreth orës 10:50 në SPB Shkup, K.V. (45) nga Shkupi, mësues në një shkollë të mesme në rajonin e Çairit, ka raportuar se në orën 10:20 është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës, e më pas edhe para shkollës, nga një ish-nxënës 15-vjeçar i asaj shkolle. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me datë 23.05.2025 në ora 23.50 në fshatin Xhepçishtë të rajonit të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (35) nga fshati Sllatinë e Tetovës, për sulm fizik ndaj policëve të cilët kryenin detyrën zyrtare. Ai është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Planifikuam paraprakisht – për të parandaluar dëme që nuk riparohen lehtë. Sot iniciova një takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, si hap të parë në krijimin e një grupi ndërinstitucional për parandalimin e zjarreve në pyje. Në vigjilje të muajve të verës, së bashku shqyrtuam hapa konkrete për mbrojtjen e pyjeve dhe maleve, me një qëllim të qartë – në vend të fikjes së vonuar, të kemi parandalim të hershëm: Identifikimi i zonave kritike Forcim i koordinimit të institucioneve Kontrolle të shtuara në terren Masa…
Prokurorët publikë të cilët hetojnë zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit kanë filluar të marrin në pyetje përfaqësuesit e familjes – përfaqësuesit ligjorë të viktimave. Nga Prokuroria Publike njoftuan se përmes deklaratave të dhëna para prokurorit publik, ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre si palë të dëmtuara dhe të bashkohen me ndjekjen penale. “Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të informohen drejtpërdrejt rreth progresit dhe fazës së procedurës, si dhe të ndajnë njohuritë e tyre rreth ngjarjes”, thanë nga Prokuroria Publike. Ata shtojnë se për këtë qëllim, në 2 ditët e ardhshme, në…

