Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, shprehet i bindur se Qeverinë e re e formon Lëvizja Vetëvendosje bashkë me NISMA-n e Fatmir Limajt, pakicat jo serbe dhe deputetin serb, Nenad Rashiq. ”Ka vetëm një skenar të formimit të Qeverisë dhe ajo do të jetë shumë shpejtë mes Kurtit-Limajt-Rashiq dhe minoriteteve jo serbe’’ thotë ai. Sipas tij, kjo do të jetë Qeveria e re, por sa zgjasin negociatat nuk e di, por që shpreson se Qeveria do të formohet shumë shpejtë. ‘’Kjo do të jetë Qeveria e ardhshme, por tash varet se sa do të zgjasin negociatat e Kurtit me minoritetet dhe me…
Author: Hamdi Kumanova
Aktivisti qytetar Jasir Asani ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së, duke theksuar se për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, me koalicionin VLEN në qeveri, në ushtri janë emëruar tre gjeneralë shqiptarë. “Po e kuptoj shqetësimin e BDI-së që i pengon fakti se për herë të parë kemi 3 gjeneralë shqiptarë në armatë. Po e vajtojnë Besnik Eminin, i cili për fat të keq ka qenë pjesë e ish-branitellave të vitit 2001, që luftuan kundër djemve më të mirë të UÇK-së, dhe sot po ankohen se ia kanë ndërruar vendin. Haj medet!”, ka shkruar Asani. Ai e…
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, u takua me ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Setsuko Kavahara. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit bilateral, me një fokus në energjinë e qëndrueshme, teknologjitë ekologjike dhe projektet e infrastrukturës. Japonia është një partner afatëgjatë i Maqedonisë së Veriut dhe një mbështetës i rëndësishëm i iniciativave të gjelbra, modernizimit të sektorit të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Ministrja Bozhinovska theksoi se përvoja e Japonisë në zhvillimin e teknologjive të pastra dhe efikasitetit energjetik është e një rëndësi e veçantë për Maqedoninë në procesin e saj të…
Një i mitur është arrestuar mbrëmë në Gjakovë. Kjo pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar 2.13 gram marihuanë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar. Ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se kur politikanët të pushojnë së vënë duart mbi gjyqësorin dhe kur të zbatohen reformat e nevojshme në përputhje me agjendën e reformave, përmirësimi i situatës në të do të jetë i dukshëm për të gjithë. “Përderisa merremi me vendime personale, qoftë njëri apo tjetri, të cilët i shohim tani ashtu siç janë, nuk do të kemi një gjyqësor të pavarur. VMRO-DPMNE solli një gjyqtar dhe një prokuror, njëri prej të cilëve është i afërm i kryetarit të Radovishit, tjetri i zëvendëskryeministrit. Kjo është reforma në drejtësi? Filipçe përsëriti thirrjen që tashmë e ka…
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi që në Gjykatën themelore penale Shkup në seancën e kaluar u nxorën dëshmi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit Ljupço Palevski. Në seancën e ardhshme të caktuar për më 12 mars është paraparë të fillojë marrja në pyetje e të akuzuarve. Në Gjykatën penale në seancën e kaluar u dëgjua dëshmitari Stojan Kujunxhieski i cili dëshmoi se së bashku me kolegët nga SPB Veles kryen gjurmim pas të zhdukurit Zhezhovski, si dhe për bastisjen në shtëpinë e Bore Videvskit, ku u gjetën një pushkë gjuetie dhe plumba nëntë milimetërshe…
Anija kozmike Starship e SpaceX shpërtheu vetëm disa minuta pas ngritjes nga Teksasi, duke penguar përpjekjen për të vendosur satelitë testues. Ky është dështimi i dytë radhazi në programin e raketave për Marsin, të udhëhequr nga Elon Musk. Anija kozmike u shpërbë pak pasi filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa motorët i ishin fikur, gjë që u konfirmua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të SpaceX. Ky dështim vjen pak më shumë se një muaj pas shpërthimit të fluturimit të shtatë të Starship. Dy dështime të njëpasnjëshme ndodhën në fazat e hershme të misionit, megjithëse më parë SpaceX kishte pasur…
Zelensky shpreson se bisedimet SHBA-Ukrainë javën e ardhshme do të jenë “domethënëse” Bisedimet SHBA-Ukrainë do të mbahen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, tha presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se shpreson që do të jetë “një takim kuptimplotë”. Udhëheqësi ukrainas, i cili do të jetë në mbretërinë e Gjirit, por nuk do të marrë pjesë në bisedime, tha se Kievi po punonte për të arritur një paqe “të shpejtë dhe të qëndrueshme”. Zelensky njoftoi bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite në një seri postimesh në mediat sociale, pasi mori pjesë në një samit të enjten në Bruksel, ku liderët e Bashkimit…
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të ishte “mirë” nëse fuqitë botërore do të hiqnin arsenalin e tyre bërthamor , duke thënë se ai do të dëshironte të angazhohej me Kinën dhe Rusinë për ta bërë këtë në koordinim me Shtetet e Bashkuara. “Do të ishte mirë nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët e tyre bërthamore”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Rusia dhe ne kemi shumë më tepër. Kina do të ketë një sasi të barabartë brenda katër ose pesë viteve dhe do të ishte mirë nëse të gjithë ne mund të çnuklearizonim,…
Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar mbi 31 mijë masa ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor, vetëm dy muajt e parë të këtij viti. Në njoftim thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës përgjatë muajit janar dhe shkurt ka shtuar angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore. “Gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të shtuara dhe janë ndërmarrë operacione trafiku që në shënjestër kanë pasur zonat me kundërvajtje më të shprehura si dhe kundërvajtjet që kanë cenuar sigurinë rrugore”, tha Policia në një njoftim të enjten. “Në kontekstin e kësaj për periudhën e sipër cekur janë shqiptuar gjithsej 31.110…
Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake. Për më tepër, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga NATO për certifikatat e sigurisë, ngre shqetësime serioze mbi orientimin strategjik të vendit tonë. Këto zhvillime sugjerojnë një prirje drejt udhëheqjes anti-NATO, pro-serbe dhe pro-ruse në ushtri, ndërsa shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga sistemi i sigurisë. Për herë…
Në Tetovë ende nuk është bërë ndërtimi i Urës së Kazazëve dhe Kullës së Sahatit ashtu siç u premtua nga Komuna e Tetovës. Megjithatë nga komuna konfirmojnë se këto dy projekte do të realizohen me përkrahje nga dy komuna turke, por nuk japin afat se kur do të përfundojnë, shkruan Portalb.mk. Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend edhe ndërtimin e Urës së Kazazëve dhe Kullës së Sahatit. Te pjesa e kulturës, konkretisht…

