Author: Hamdi Kumanova

Edhe sot, Lidhja Socialdemokrate (LSDM) kërkon përgjigje nga Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në lidhje me rastin e tenderit për uniforma për njësitë speciale që e fitoi një studio mode për femra nga Manastiri me dy punonjëse dhe një kompani e formuar 20 ditë para se të shpallej tenderi, transmeton Portalb.mk. Deklarata e tij se në vend të historisë së ofertuesve, ata u përqendruan në cilësinë aktuale të produktit është, për opozitën, një përpjekje për të fshehur Toshkovskin dhe për ta paraqitur veten si një luftëtar për drejtësi. Nga aty, ata pyesin se si është e mundur që një kompani…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në debatin mbikëqyrës të sotëm për ndotjen e ajrit tha se kjo temë është aktuale çdo dimër, duke theksuar se nuk është vetëm ajri problem për cilësinë e jetës së qytetarëve, por edhe ambienti dhe mjedisi jetësor. Ai tha se gjatë dekadave të kaluara është bërë shumë pak, ose pothuajse asgjë, në drejtim të luftës për ajër më të pastër. “Por gjithashtu edhe në pjesën e rregullimit të mjedisit jetësor ku jetojnë qytetarët, këtu mendoj kryesisht për depozitim të organizuar të mbeturinave. Por jo vetëm atë, mendoj edhe për pastrimin e ujërave të…

Lexo më Shumë

Pronari i shtëpisë botuese Onufri nga Tirana akuzon komunën e Tetovës dhe kreun e saj Bilall Kasami, për blerje të librave nga një shtëpi botuese e cila nuk i ka të drejtat për botimin e librave të Ismail Kadaresë, shkruan Alsat. Bujar Hudhri i shtëpisë botuese “Onufri” në prokurorinë e Tetovës, dorëzoi padi ndaj komunës por edhe kreut të komunës Bilall Kasami, për shkelje të të drejtave të autorësisë. “Arsyeja pse unë vij këtu të padis komunën është se, është skandaloze që shteti të merr një mall të vjedhur dhe ta dhuroj. Unë do padis komunën e Tetovës sepse unë…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, mori pjesë në seancën e tretë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrim, ku ishin të pranishëm deputetë, anëtarë të Këshillit, përfaqësues nga ambasadat dhe sektori civil. Në fjalën e tij, Andonovski prezantoi përparimet e arritura brenda Agjendës së Reformave, duke përfshirë ligjet dhe politikat kyçe që janë në përputhje me standardet evropiane dhe që kontribuojnë në integrimin më të shpejtë të shoqërisë sonë drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi ligjet që aktualisht ndodhen në procedurë qeveritare dhe që janë të harmonizuara me rregulloret dhe direktivat evropiane: Ligji për Arkivën Elektronike Ligji për Sigurinë Kibernetike Ligji për…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi gjyqtarin suprem Afrim Fidani për kryetar të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Fidani u zgjodh kryetar me 8 vota pro dhe 5 kundër. Kryetarja e mëparshme e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, ishte gjithashtu kandidate, por mori vetëm dy vota. Diskutimi midis anëtarëve të Këshillit Gjyqësor gjatë zgjedhjeve ishte se ish-kryetarja Besa Ademi kishte dështuar në punën e saj, ndërsa për gjyqtarin Afrim Fidani ata treguan se nuk e konsideronin atë si një gjyqtar të shquar, por se ai kishte plan veprimi specifik me afate kohore të përcaktuara saktësisht që synonin…

Lexo më Shumë

Më datë 25.05.2025 në ora 12.45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personat M.S. (43), S.A. (34) dhe Xh.Z. (28), të tre nga Republika e Shqipërisë, për shpërdorim të qëndrimit turistik, pra qëndrim në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë për veprime të mëtejshme.TS

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës që hynë në fuqi nga data 26 maj 2025. Sipas vendimit të fundit, çmimet e benzinave dhe dizelit do të pësojnë ulje, ndërsa një rritje e lehtë është paraparë vetëm për mazutin. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 75,00 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77,00 den/litër, gjithashtu me ulje prej 0,50 denarë. Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) shënon uljen më të madhe, për 1,50 denarë për litër,…

Lexo më Shumë

VLEN shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zgjodhën të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit. Ky vendim i tyre nuk është thjesht një qëndrim politik, është një akt i përgjegjësisë qytetare, një kontribut i çmuar në procesin e transformimit të thellë që kemi nisur së bashku. Në një kohë kur interesat personale dhe pazaret e mbyllura tentuan të deformojnë vullnetin e 107 mijë votuesve shqiptarë, këta përfaqësues…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Prishtinës, lidhur me rastin e kanosjes së ministrit në dorëheqje, Faton Pecit. I pandehuri Blerim Avdiu po akuzohet se në mars të këtij viti, përmes rrjetit social Facebook, me dashje, e ka “kanosur seriozisht” të dëmtuarin Faton Peci – duke i dërguar mesazh me fjalë fyese dhe kanosëse. Dosja e Prokurorisë Sipas Aktakuzës, më 26.03.2025, Blerim Avdiu po akuzohet se më 02.03.2025, me rastin e një postimi të një foto-storie në Facebook, nga i dëmtuari Faton Peci si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me dashje, e ka kanosur seriozisht…

Lexo më Shumë

Tre dekada më vonë, trashëgimia e Marrëveshjes së Dejtonit na kujton se diplomacia, e mbështetur nga uniteti dhe vendosmëria, mund t’i ndalë plumbat dhe të fillojë rinovimin e jetëve njerëzore. Paqja nuk është një destinacion përfundimtar – është një disiplinë. Proces. Përgjegjësi. Një përgjegjësi që duhet të ushqehet, të mbrohet dhe të rinovohet vazhdimisht përballë kërcënimeve të reja të sigurisë. Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në panelin-diskutimin e mbajtur në Dejton, Ohio, me rastin e 30-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. “Ishte një nder të mbaja…

Lexo më Shumë

Pesë turistë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë gjetur pa shenja jete në Alpet Valais të Zvicrës, njoftoi policia vendore. Sipas policisë, forcat e shpëtimit ishin vënë në alarm nga dy alpinistë. Ata kishin zbuluar disa ski të braktisura rreth katër mijë metra poshtë Rimpfischhorn pranë Zermatt. Shërbimet e urgjencës zbuluan trupat e pajetë. Mjeku i urgjencës ka konfirmuar vdekjen e turistëve. Prokuroria ka nisur hetimet për rrethanat e rastit dhe ende nuk ka përfunduar identifikimi i viktimave.

Lexo më Shumë

Prej dy ditësh, qyteti i Kukësit është kthyer në një qendër të sportit, natyrës dhe turizmit, duke mirëpritur atletë nga Shqipëria, Kosova, Europa dhe madje edhe nga Afrika e Jugut. Në qytetin verilindor u zhvillua me sukses gjysmë maratona e parë “Kukës Half Marathon 2025”, një nismë që lindi nga një grup vullnetarësh të Qendrës për Progres Rinor. Garat u ndanë në tre kategori: për të rinjtë dhe për të rriturit në dy distanca – 10 kilometra dhe 21 kilometra – si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Ndër pjesëmarrëset spikati kampionia shqiptare Luiza Gega, e cila siguroi vendin e…

Lexo më Shumë