Author: Hamdi Kumanova

SPB Kërçovë ka ngritur padi penale kundër F.D. (51) nga fshati Serbicë i Kërçovës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024, ai në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës ka lidhur kontrata të shumta për ofrimin e shërbimeve juridike me avokatë nga Kërçova, megjithëse brenda Komunës së Kërçovës ekziston Sektori për çështje juridike me gjithsej 37 të punësuar, të cilët kanë të drejtë të përfaqësojnë komunën para gjykatave në vend. Në këtë mënyrë, i…

Lexo më Shumë

Austria është e gatshme të bisedojmë për zgjidhjen krijuese me Bullgarinë dhe konsideron se për momentin më e rëndësishme për BE-në është që të zbatohet politika e zgjerimit, thotë në një intervistë për “Evropën e Lirë” presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Sipas Davkovës, Ministrja për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rajzinger, gjatë takimit në Shkup javën e kaluar deklaroi se do të donte që bisedimet për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të zhvillohen në Vjenë. Në pyetjen nëse jemi më afër apo më larg se një vit më parë nga fillimi i negociatave të anëtarësimit në BE, duke…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media shpreh shqetësim në lidhje me ndërtimet në Komunën e Çairit. Nga BDI thonë se sipas Qytetit të Shkupit, vetëm në dy vitet e fundit janë ngritur mbi 150 ndërtesa pa leje, duke e shndërruar një nga zonat më të dendura urbane në Evropë në një hapësirë të pabanueshme dhe të rrezikshme për jetën e mbi 62 mijë qytetarëve. “Pamjet e publikuara së fundmi nga vetë kryetarja e Shkupit, që tregojnë ndërtime pranë shkollave, shtëpive private dhe rrugëve të ngushta të lagjeve të vjetra, janë dëshmi tronditëse e një kaosi të toleruar,…

Lexo më Shumë

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 216 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 84 për vepra penale. “Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 216 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 84 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në…

Lexo më Shumë

Partia e Nicolas Maduro dominoi zgjedhjet e së djelës në Venezuelë mes një bojkoti të opozitës që protestonte rizgjedhjen e tij të diskutueshme. Partia në pushtet siguroi shumicën e guvernatorëve dhe një përqindje të konsiderueshme të votave në Asamblenë Kombëtare, ndërsa pjesëmarrja ishte dukshëm e ulët. Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës fitoi 23 nga 24 pozicione guvernatori shteti dhe mori 82.68 përqind të votave të hedhura për listat e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, tha këshilli zgjedhor (CNE). Rezultatet në nivel zonash zgjedhore të votimit parlamentar ende nuk janë numëruar. Grupi kryesor i opozitës, i udhëhequr nga figura popullore Maria…

Lexo më Shumë

Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron. Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale. Në imazhe, derisa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre. Pallati Elize reagoi menjëherë…

Lexo më Shumë

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, Bruno Fernandes e ka konfirmuar përkushtimin e tij ndaj Manchester United pas fitores në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Aston Villa. Mesfushori portugez ishte përfolur për një transferim të mundshëm, në kohën kur raportohej se pronari i klubit, Sir Jim Ratcliffe, kishte vendosur të nxirrte në shitje çdo lojtar të ekipit të parë. Por, në një prononcim për “MUTV”, Fernandes qetësoi tifozët duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj klubit. “Kjo është mënyra si i përballoj gjërat. Dua të ndihmoj sa më shumë që mundem. Po jetoj ëndrrën time”, ka thënë Fernandes. “Jam…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar sezoni i rregullt i Premier League-s angleze, dhe tashmë janë bërë publike verdiktet zyrtare për pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm. Anglia do të ketë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, falë performancës së jashtëzakonshme të skuadrave në kampionat dhe në arenën evropiane. Skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kmapionëve janë: Liverpool (kampionët e sezonit) Arsenali Manchester City Chelsea Newcastle United Tottenham Hotspur – i kualifikuar si fitues i UEFA Europa League Ky përfaqësim i gjerë në ‘Champions’ vjen si rezultat i kombinimit të renditjes përfundimtare në ligë dhe suksesit të Tottenham në…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (25.05.2025) në orën 18:20, oficerët e Stacionit të Policisë për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan S.M. (19) nga Kumanova. “Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se ai po drejtonte automjet pasagjerësh BMW me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në zonë të populluar ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga MPB. Rasti po hetohet.

Lexo më Shumë

Drejtoria për Policinë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër V.K., në cilësinë e ish-drejtorit ekzekutiv të Sektorit për Teknologji të Aviacionit në Shoqërinë Aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigimin ajror M-NAV AD Shkup, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 353 paragrafi 2 të Kodit Penal, dhe kundër B.A., në cilësinë e ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së sektorit për prokurime publike në të njëjtën shoqëri aksionare, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski është kapur i gjallë në një skemë masive korrupsioni. Nga LSDM thonë se “pasi pranoi publikisht dje se MPB i dha tender me vlerë 4 milionë euro një kompanie të themeluar vetëm 20 ditë para se të shpallej tenderi, ai u fsheh dhe nuk iu përgjigj pyetjeve kyçe që i kanë bërë”. “Në vend që të fshihesh dhe të paraqitesh si luftëtar për drejtësi, dil dhe reago menjëherë. Si është e mundur që një kompani që nuk ekzistonte më parë të përmbushë të…

Lexo më Shumë

M.L., 37-vjeçare, e cila ishte e punësuar si shitëse, ka humbur ndjenjat në vendin e punës në një dyqan në Veles, të premten, më 23 maj. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, por ka ndërruar jetë në orën 13:30, njoftoi portali lokal Duma.mk. “Mjeku ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi,” njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles.

Lexo më Shumë