Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë marrëveshje mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes së komunitetit boshnjak, Duda Balje. I pyetur nga gazetarët para hyrjes në objektin e kuvendit, Peci tha se çdo informacion rreth një marrëveshjeje të mundshme për votimin e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të kuvendit duhet të kërkohet nga Kurti. “Drejtohuni aktorit kyç për këtë, nuk kam informacion”, u shpreh ai shkurtimisht.
Author: Hamdi Kumanova
Këtë të premte në Tajlandë ndodhi një aksident ajror pranë qytetit turistik Hua Hin, ku një avion i vogël i policisë u rrëzua në det, duke shkaktuar një tragjedi me gjashtë viktima. Sipas agjencisë Xinhua, avioni, i cili i përkiste departamentit të aviacionit të policisë, kishte nisur një fluturim testues për ushtrime me parashutë, kur pësoi një defekt në motor menjëherë pas ngritjes. Raportimet nga Thenationthailand bëjnë me dije se nga rrëzimi humbën jetën pesë persona në vendngjarje, ndërsa një tjetër u dërgua me urgjencë në spitalin Hua Hin në gjendje të rëndë, por më vonë ndërroi jetë. Në…
Deputeti Hekuran Murati i ka bërë thirrje opozitës ta votojë kryetaren e Kuvendit. “Besoj që gjithçka deri më tani e kemi bërë publike. E kemi edhe një vazhdim të radhës. Shpresoj edhe një herë që opozita të reflektojnë në mënyrë që të zhbllokohet procesi. Nuk është e nevojshme çfarë po ndodh. Janë 120 deputetë, ka vullnet për të shkuar përpara. Ka taktizime të panevojshme. Unë mendoj që cilado parti që bënë hapin të lëvizë tutje e të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit, do të ketë vlerësimin tek qytetarët. Besoj që as qytetarët nuk është se po kënaqen duke parë këto…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Malajzia ka marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Osmani ka paralajmëruar vizitë në Malajzi javën e ardhshme ku do të hapë ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur “Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohës ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të përjashtuar nga [kërkesa] vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë”. “Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në…
Partia Demokratike e Kosovës s’ka ndërrruar qëndrim karshi kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryeparlamentare. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, para se të hynte në Kuvend tha se s’ka ndryshuar asgjë që të ndryshojë qëndrimi i tyre. “S’ka ndërruar asgjë, që të ndërrojmë qëndrimi ynë. Tash po vazhdoj në seancë”. Edhe nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk kanë lëvizur nga propozimi i tyre për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
Deputeti i AAK’së, Lahi Brahimaj pak para fillimi të seancës ka folur shkurt para gazetarëve ku ka bërë të ditur se qëndrimi i AAK’së mbetet i njëjtë si në seancat e kaluara. “Jo, absolutisht jo. Kemi thënë edhe më parë, vetëm nëse është Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci e votojmë”, ka thënë Brahimaj i AAK’së. Ndryshe, nga VV kanë konfirmuar se edhe sot, Albulena Haxhiu do jetë kandidatja e tyre për kryetare e Kuvendit. Kjo është hera e tretë që Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për kryetare Kuvendi.
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masë sigurie ndaj kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila është e dyshuar në rastin “Aditiv”. Siç informojnë nga Gjykata, Dimitrovskës si kryetare e Antikorrupsionit me propozim të Prokurorisë Publike NKOK i është konfiskuar pasaporta, si dhe i është ndaluar kryerja e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale. “Lidhur me të dyshuarën T.D., e cila sot në orët e vona të pasdites është sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake lidhur me vazhdimin e aksionit të njohur në publik si “Aditiv”, pas deklaratës së saj lidhur…
Për vizitë zyrtare në vend do të qëndrojë nënkryetari i Qeverisë për Marrëdhëne Ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq. Nikoqir i Ibrahimoviqit do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas agjendës do të mbahet pritje zyrtare dhe takim tet a tet mes ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq. Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi dhe takim dypalësh me delegacionet e të dyja ministrive. Dhe në fund është paraparë edhe konferencë e përbashkët e ministrave…
Dje, nga ora 17:00 deri më 20:00, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor i SPB Shkup ndërmori masa të përforcuara për sanksionimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme në të gjithë zonën qendrore të qytetit me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Ministria e Brendshme informon se janë ndërmarrë gjithsej 20 masa, nga të cilat janë lëshuar gjashtë urdhërpagesa për kundërvajtje për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, 12 automjete janë tërhequr me automjetin special “merimangë” dhe janë ndërmarrë 2 masa për kundërvajtje të tjera. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftoi…
Sot pa rrymë do të jenë disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Sopishte. “Në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “100” dhe rr. “21” në Vollkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, informojnë nga QRMK. Sipas informacioneve të SHA “EMV” të cilat i përcjellë QRMK, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:00 pa rrymë do të mbesin një pjesë e rr. “3” në Rakotinc, komuna e Sopishtes.
Lëvizja e Plenumit Studentor njoftoi në Instagram se sot në orën 17:00 do të ketë një tubim paqësor në pllatonë e USHKM-së, dhe më pas të pranishmit do të marshojnë nëpër Urën Goce Delçev deri në Gjykatën Penale, ku do të mbajnë 62 minuta heshtje në kujtim të atyre që vdiqën në tragjedinë e Koçanit. Ngjarja u njoftua në llogarinë e tyre në Instagram. “Të shtunën, mbushen 40 ditë që nga krimi në Koçan. Zjarri dhe tymi helmues në Puls morën një brez të tërë të rinjsh nga një qytet. Pranvera mbërriti atje e mbështjellë me të zeza. Ju ftojmë…
Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë kaluar tashmë në fazë teknike, pas vetëm dy rundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani. Rundi i tretë i bisedimeve, së bashku me bisedime të ndara teknike, është caktuar për 26 prill në Muskat. Përparimi në bisedime ka nxitur thashetheme, veçanërisht në Iran, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga kërkesa për shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit, dhe tani synon kufizimin e tij. Por, analistët paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime të tilla. Derisa kalimi në…

