Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, si dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, ka theksuar se qëllimi i përbashkët me koalicionin VLEN ishte, ndër të tjera, që BDI të dërgohej në opozitë. Mirëpo, tani kur BDI përditë përpiqet të ndezë tensione etnike, çdo kush që vepron në favor të BDI-së, vepron kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe VMRO-DPMNE nuk mund të bashkëpunojë me aktorë të tillë politikë, theksoi Mucunski. Ai theksoi se shumica qeverisëse është plotësisht stabile dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë, edhe pse lideri i opozitës po e politizon temën. Mucunski shtoi se…

Lexo më Shumë

Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë, shkruan zv. kryeministri Izet Mexhiti në profilin e tij në Facebook. “Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në…

Lexo më Shumë

Me datë 24.04.2025 në ora 17:15 në NjP Kamnjan, një 27 vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga D.S nga Shkupi për shumën prej 10.000 denarë. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord përmes një rrjeti social që për shumën e deklaruar t’i blejnë një celular, pas së cilës i ka dërguar pakon me postë ekspres, të cilën e ka paguar dhe pasi e ka hapur, ka vërejtur se pajisja ishte e ndryshme nga ajo për të cilën ishte marrë vesh dhe ishte e kyçur, gjë që e bëri të dyshonte se ishte vjedhur. Po merren masa…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka komentuar situatën politike në vend, siç e quan ai ngërçi politik i cili po degradon çështjen shqiptare. Ahmeti ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme jan domosdoshmëri për vendin, si e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve. Ja postimi i plotë: Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri, jo opcion. Janë rruga e vetme për t’i dhënë fund këtij ngërçi të stërzgjatur politik që po e degradon çështjen shqiptare në vend! LEN-i nuk mund të vazhdojë të heshtë përballë kësaj katrahure; nëse nuk e bën për përgjegjësi politike, le…

Lexo më Shumë

Kuvendi është institucioni që zgjedh anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe padyshim që duhet të ushtrojë mbikëqyrje më të madhe mbi këto organe të pavarura, tha ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, pasi dje u ndal kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska, e cila është e dyshuar në rastin “Aditiv”. “Nuk e di dhe nuk mund të komentoj për drejtimin që po merr hetimi, por ndihem shumë keq për institucionin, për reputacionin e institucionit, të cilin, e dini, kemi bërë shumë përpjekje për ta ndërtuar, për të ndërtuar besimin midis qytetarëve, se këtu, ekziston…

Lexo më Shumë

Këshilli për vlerësim të aktakuzës miratoi aktakuzën në Prokurorinë Themelore Publike kundër të dyshuarit Vasil Jovanov për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” lidhur me aksidentin nga janari i këtij viti që ndodhi në bulevardin “Arradhat Partizane” në Shkup ku jetën e humbi Frosina Kulakova, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. “Informojmë opinionin se Këshilli për Vlerësim të Aktakuzës KA MIRATUAR, aktakuzën e Prokurorisë Themelore Publike me KO nr. 271/25 nga 27.03.2025 kundër të dyshuarit V.J. për veprën penale Vepra të rënda ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik nga neni.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për sektorin privat, Ivan Peshevski e ka theksuar nevojën nga përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat dhe u ka bërë thirrje punëtorëve që të kyçen në Protestën e 1 Majit. Kërkesat kyçe të sindikatave janë pagat më të larta, kushte të sigurta për punë dhe respektim të të drejtave ligjore. Sektori privat në Maqedoni është nxitësi kryesor i situatës ekonomike të vendit. Sektori privat është diçka që duhet përmirësuar menjëherë me staf dhe të rinj të kualifikuar. Por këto dy vende pune kërkojnë kushte pune dinjitoze, ose të sigurta, dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 344 milionë denarë për universitetet dhe fakultetet shtetërore, institucionet shkencore publike dhe ASHAM-it për të avancuar infrastrukturën kërkimore – shkencore, por edhe për të realizuar projekte kërkimore – shkencore inovative. Për këtë qëllim, janë shpallur dy konkurse publike, në të cilat mund të aplikohet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, në afat prej 45 ditëve. Në konferencë për shtyp sot, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndau më shumë informata rreth kushteve për aplikim dhe kriteret për pranimin e aplikimeve të parashtruara. Siç tha ministrja, pjesa më e madhe e mjeteve…

Lexo më Shumë

Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) gjatë ditës ka mbërritur terapia biologjike pas furnizimeve të reja publike, konfirmojnë për MIA-n nga ky institucion shëndetësor publik. “Pacientët në kohën e duhur do të njoftohen nga stafi i KU-së për radioterapi dhe onkologji se kur të vijnë për aplikimin e terapisë dhe/ose për të marrë terapinë me tableta”, sqarojnë nga klinika. Ata shtojnë se gjatë ditës dhe gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen të gjitha barnat. Nga klinika i’u përgjigjën pozitivisht pyetjes sonë nëse i kishin tashmë të gjitha ilaçet që mungonin.

Lexo më Shumë

Dhjetë persona përfunduan në paraburgim, ndërsa pesë të tjerë në arrest shtëpiak pas hetimeve për keqpërdorim gjatë miratimit për të dhënat për kujdes ndaj një personit tjetër dhe pensioneve invalidore. “Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, të cilët dje vepruan sipas propozimit të Prokurorit Publik për të përcaktuar masa për sigurimin e pranisë dhe masa paraprake kundër 24 personave, nga të cilët 23 u sollën në gjykatë, ndërsa një person ende nuk është i disponueshëm për organet e zbatimit të ligjit, miratuan vendime për masat: 9 personave iu caktua paraburgim prej 30 ditësh, 5 personave iu…

Lexo më Shumë

Sot kthehen edhe pesë pacientë nga trajtimi në Serbi, ndërsa jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së. Ministria e Shëndetësisë njofton se sot edhe pesë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan kthehen nga trajtimi në Serbi. “Sipas protokollit, tre prej tyre do të jenë nën vëzhgim në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, një pacient në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe një pacient, me kërkesë personale, do të vazhdojë trajtimin në klinikën private “Zhan Mitrev”. Aktualisht në vend po trajtohen gjithsej tre pacientë, prej të cilëve një në Klinikën Kirurgjikale “Shën…

Lexo më Shumë