Shoqata e institucioneve private të shëndetit stomatologjik dhe mjekët privat të Mjeksisë stomatologjike SHIPSHS MPMS alarmojnë se është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e licencave të punës të të gjithë stomatologëve në vend që kanë rilicencuar me certifikata të lëshuara nga shoqata fiktive që nuk ishin të regjistruara në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga SHIPSHS MPMS njoftojnë se alarmi i tyre shumëvjeçar për padrejtësitë në Odën stomatologjike të Maqedonisë janë konfirmuar përmes raportit 17-2579/1 nga 25.02.2025 në Ministrinë e Shëndetësisë ku siç thuhet, “konstatohet një numër i madh parregullsish dhe operacionesh të paligjshme në Odën stomatologjike të…
Author: Hamdi Kumanova
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Tunelin e Kalimashit në Kukës, ku tre persona mbetën të plagosur. Mësohet se dy nga të plagosurit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në këmbë, tjetri në krah dhe janë aktualisht duke marrë mjekim në Spitalin e Kukësit. Mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut i ka rënë nga mbrapa kamionit të kompanisë që mirëmban Rrugën e Kombit. Makina me targa të Maqedonisë së Veriut po udhëtonte drejt Kosovës. Informacione paraprake: Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se…
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim që të heqin vizat për Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, gjatë vizitës së fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është arritur një marrëveshje konkrete për heqjen e vizave për qytetarët maqedonas që udhëtojnë drejt këtij shteti. “Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata po i heqin vizat që kërkoheshin për të udhëtuar në këtë vend! Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtimin pa viza do të ndikojë në një ekonomi më të fortë,…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 19-vjeçari të dyshuar për veprën penale – Dhunë sipas nenit 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal. Më 21 prill, në orën 2 pas mesnate, përpara një tobako-marketi në Kisella Vodë, i dyshuari së bashku me disa persona të panjohur ka ushtruar dhunë brutale ndaj dy personave të dëmtuar, ndërsa te një fëmijë 10-vjeçar, dëshmitar i ngjarjes, ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, frikësimi dhe frikë. Ndërsa të dëmtuarit ishin ulur përpara marketit, i dyshuari me disa persona të…
Parlamenti është institucioni që zgjedh anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe padyshim që duhet të ushtrojë mbikëqyrje më të madhe mbi këto organe të pavarura, tha ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në paraqitjen e djeshme në emisionin “Win Win” në TV Telma, transmeton Portalb.mk. Komenti i saj erdhi pasi kryetarja aktuale e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska, hetohet prej dje nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) në kuadër të rastit “Aditiv”, ndërsa Gjykata Themelore Penale në Shkup vendosi masa paraprake ndaj saj. Ivanovska tha se i vjen shumë keq…
Nga sot fillon pagesa e subvencioneve të duhanit për vitin e kaluar në vlerë të përgjithshme prej rreth 40 milionë euro, për 14.502 kultivues të duhanit. Njoftimi u bë nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski. Mickoski, ndër të tjera theksoi se kultivuesit e duhanit, me meritë do të marrin 40 milionë euro nga shteti për shitjen e duhanit të vitit të kaluar.
Ish deputeti i VMRO-DDPMNE-së, Ilija Dimovski thekson se kërkesa e faktorit politik shqiptar për ndryshim të formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë është e kuptueshme, megjithatë formulimi është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, mund të diskutohet për atë çështje, megjithatë edhe faktori politik maqedonas ka kërkesa përkatëse, e një ndër ta është riorganizimi i komunave të Strugës dhe Kërçovës. “Struktura se si janë të strukturuara komunat Strumicë, Veles, Shtip, Prilepit Manastir është një mënyrë, pra mjedisi urban pa fshatrat. Nga Velesi janë ndarë Çashka dhe Gradsko, nga Strumica 4 komuna, nga Shtipi 2 komuna e kështu me radhë.…
Prokuroria e Shkupit lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një 19-vjeçari të dyshuar për vepër penale – Dhunë sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 21 prill, në orën 2 të mëngjesit, përpara një marketi të duhanit në Kisella Vodë, i dyshuari, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, kreu dhunë të rëndë ndaj dy të dëmtuarve dhe shkaktoi ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek një fëmijë 10-vjeçar, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes. Ndërsa të lënduarit ishin ulur para dyqanit, i dyshuari dhe disa…
“Teza konfirmohet edhe një herë se qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së, si të gjitha qeveritë e mëparshme, krijoi sistemin e korruptuar që shkatërroi Maqedoninë. Ministri dhe avokati i mafies urbane, Pançe Toshkovski, po përpiqet vazhdimisht të heshtë çdo kritikë kundër hetimit të tij selektiv në Koçan me anë të spinosjes, manipulimit dhe kërcënimeve”, thonë nga “E Majta”. “Ndërsa ai po përpiqet të ndërtojë një imazh se po shkatërron sistemin e korruptuar, faktet që po bëhen publike tregojnë se edhe familja Toshkovski ishte pjesë e këtij sistemi. Konkretisht, ishte babai i Ministrit të Brendshëm ai që u dënua në vitin 2013 për…
Një pjesë e terapisë që mungonte në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë ka mbërritur. Nga atje thonë se pacientët do të njoftohen se kur të vijnë për aplikimin e terapisë dhe për marrjen e terapisë me tableta, raporton Telma. Ata shtojnë se buxheti është rritur dhe po blejnë shtatë ilaçe të reja për lloje të ndryshme të kancerit. Kriza e disa terapive zgjati për një muaj dhe pacientët onkologjikë ishin të frikësuar, në panik dhe të shqetësuar për mungesën dhe sa kohë do të zgjaste ajo. Kujtojmë se në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e…
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, tha se votimi i tyre do të jetë i njëjtë për propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare. “Qëndrimi dhe votimi ynë është ashtu siç ka qenë herët e kaluara”, tha shkurt Limaj para gazetarëve në Kuvend, duke mos u përgjigjur në pyetjet tjera të gazetarëve. Edhe partitë e tjera opozitare kanë thënë se s’do të ndërrojnë qëndrim. Po ashtu edhe nga Vetëvendosje thanë se Haxhiu do të propozohet sërish për kryeparlamentare.
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se qeveria nuk mund të jetë stabile e funksionale pa pjesëmarrjen e deputetëve shqiptarë në të. Sipas tij, pa ata nuk arrihet badinteri dhe qeveri pa badinter nënkupton qeveri jo funksionale. “Qeveria pa deputetët shqiptarë do të jetë jo funksionale e jo stabile, sepse nuk arrihet badinteri. Nuk do të jetë afatgjate logjikisht jo numerikisht. Por, në fakt praktikisht vështirë që do të funksiononte”, tha Halil Snopçe. _________ Snopçe: Nëse do pranohej propozimi i Rijad Shaqirit nuk kishte fuqi që pengonte marrëveshjen Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë…

