Author: Hamdi Kumanova

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, një shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe, me origjinë nga India, ka tentuar të fusë në vend 76 parfumë. Pas mbërritjes në vend, pasagjeri ka zgjedhur kanalin e gjelbër dhe është përzgjedhur për kontroll doganor për shkak të dyshimit. Gjatë kontrollit në dy valixhet që kishte me vete janë gjetur parfumë me origjinë nga Dubai, të cilat pasagjeri nuk i kishte deklaruar, njoftoi sot Drejtoria Doganore. Në një rast tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri i cili është dashur të udhëtojë me fluturimin nga Shkupi në Londër për në Luton,…

Lexo më Shumë

Shteti është në udhëkryq mes sistemit të vjetër dhe të ardhmes së re evropiane. Plani për rritje dhe Agjenda Reformuese nuk është vetëm kusht për integrim. Ajo është një instrument për shërimin e shoqërisë sonë. Integrimet dhe rritja janë busulla jonë, por reformat duhet të jenë vendimet tona, politikat tona, pjekuria jonë kombëtare. Korrupsioni është një problem sistemik, jo një devijim individual, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në tryezën e rrumbullakët për sfidat dhe përfitimet e Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor. Mickoski tha se korrupsioni tek ne nuk është vetëm një dukuri, ai është pjesë e mënyrës së funksionimit…

Lexo më Shumë

Deputetët sot në vazhdimin e seancës së 41-të e kanë votuar Ligjin për lirimin tatimor me qëllim të realizimin e vendimit për përfundimin e aneksit të marrëveshjes koncesionare për ndryshimin e destinimit të një pjese të fondeve Në kuadër të seancë së 43-të Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me të cilin precizohet procedura për mbajtjen e Regjistrit të tokës ndërtimore të tjetërsuar dhe të dhënë me qira afatgjatë dhe afatshkurtër, të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes sistemit informativ ëëë.gradezno-zemjiste.mk. Është tërhequr propozimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për vendimet e fundit të Gjykatës së Apelit në Shkup nga prilli i vitit 2025, me të cilat janë refuzuar ankesat e gazetarëve të sulmuar gjatë dhunës në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017. “Kjo datë mbetet e njohur si dita kur brutalisht u shkelën të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Në vend që të konfirmohet se sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme, gjykata dërgon një mesazh se vepra të tilla mund të kalojnë pa ndëshkim. Këto vendime minojnë të drejtën për gazetari të lirë dhe të…

Lexo më Shumë

Me datë 22.04.2025 në ora 20:35 në një rrugë lokale në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NJP Kamnjan kanë privuar nga liria personin F.A.(19) nga fshati Bogovinë për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është duke u mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Me datë 22.04.2025 në ora 13:00 në një objekt hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar personin S.J. (53) nga fshati Sedllarevë e Tetovës, i cili në bazë të aktvendimit gjyqësor ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burg. Ai është transferuar në Institucionin korektues penal-Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.TS

Lexo më Shumë

Me datë 22.04.2025 në ora 13:20 në Stacionin Policor Tetovë, një 20 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.J. nga një fshat i Gostivarit, me të cilin nuk ishin të kurrorëzuar. Sipas raportit, ai shpesh e detyronte atë t’u kërkonte prindërve të saj para dhe gjithashtu kishte marrë disa kredi të shpejta në emër të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur aktakuzë ndaj një 44-vjeçari nga Shkupi, i cili akuzohet për veprën penale – Përndjekje, sipas nenit 144-a paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Në periudhën nga korriku deri në tetor të vitit 2023, i akuzuari në mënyrë të përsëritur e ka ndjekur ish-bashkëshorten e tij pa autorizim, duke tentuar të vendosë kontakt të padëshiruar me të. Ai vazhdimisht e ka telefonuar, i ka dërguar mesazhe, është endur rreth ndërtesës ku banonte ajo dhe e ka ndjekur deri në vendin e punës. Përmes telefonatave dhe mesazheve, ai ka kërcënuar dhe fyer ish-bashkëshorten,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimovski, në televizionin “24” tha se ndërmarrjet komunale kanë vite që kanë probleme kronike dhe se duhet një koncept që do të çojë në ndryshime sistemore që kompanitë të mos kenë borxhe dhe kriza. Ai gjithashtu tha se drejtorët e ndërmarrjeve duhet të distancohen nga politika. “Ne jemi të gatshëm të vendosim një çmim për të gjitha kompanitë, këto kompani kanë vite që kanë probleme. Para se të vinte Komisioni Rregullator për Energji, ishte një situatë që kompanitë punonin me vendime të viteve 90, dhe të gjitha ato u futën nën qilim, komunat…

Lexo më Shumë

Nën udhëheqjen e prokurorit publik pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon aksion të koordinuar në shumë lokacione në vend Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për keqpërdorime që kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor. “Bëhet fjalë për dyshime bazë për vepra të shumta penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit Shëndetësor. Duke pasur parasysh madhësinë e aksionit, më shumë informata do të ndahen pas përfundimit të të njëjtit”, thonë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Byroja për Siguri Publike (BJB) në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion po zhvillon një aksion të gjerë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin shëndetësor. Sipas njoftimit të prokurorisë, aksioni është rezultat i dyshimeve të bazuara për disa vepra penale që kanë shkaktuar dëm ndaj Fondit të Shëndetësisë. Për shkak të përmasave të mëdha të aksionit, detajet do të publikohen pas përfundimit të tij. Jozyrtarisht mësohet se janë ngritur kallëzime penale kundër 49 personave për vepra penale si: bashkim kriminal, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare,…

Lexo më Shumë