Author: Hamdi Kumanova

Memedali Jusufi Një studim i ri ka treguar se edhe pak kohë në natyrë mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të stresuar. Studiuesit zbuluan se vetëm 20 deri në 30 minuta jashtë në natyrë, në një park ose pyll, mund të ulin ndjeshëm nivelin e hormoneve të stresit në trupin tuaj. Në këtë studim, 44 persona kaluan kohë në natyrë tre herë në javë për dy muaj. Ata mund të zgjidhnin vetë se kur, ku dhe sa kohë të qëndronin jashtë, por duhej të ishte gjatë ditës dhe pa përdorur celularin apo lexuar. Disa thjesht shëtisnin, të tjerë uleshin…

Lexo më Shumë

Leposaviq- Një grua është arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se ka ngacmuar dhe ofenduar një tjetër. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00 dhe u iniciua si “Ngacmim”. “Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes. Ndërkohë, parti të tjera janë: • Shqipëria Bëhet – 6.8% • Mundësia – 1.6% • PSD – 1.2% • Lëvizja Bashkë – 0.9% • Koalicioni Euroatlantik – 0.7% • Nisma Thurje – 0.2% • Parti të tjera –…

Lexo më Shumë

Ukraina qëndron prapa propozimit të saj që të përmbahet nga goditja e të paktën infrastrukturës civile. Dhe një armëpushim afatgjatë duhet të jetë hapi i parë drejt një paqeje të besueshme. Sipas Ukrinform, kjo është thënë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të tij “Ukraina i qëndron ofertës së saj – të paktën, për të mos goditur infrastrukturën civile. Dhe ne presim një përgjigje të qartë nga Moska. Ne jemi gati për çdo bisedë se si ta garantojmë këtë”, ka thënë ai. Sipas tij, ekziston një mënyrë e qartë, më e thjeshtë dhe më e besueshme: ndalimi i…

Lexo më Shumë

Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodic;” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles,…

Lexo më Shumë

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike. Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht. Ky është një trend i rrezikshëm që shkon…

Lexo më Shumë

Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua më 13 prill në Prishtinë. Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve. “Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Lexo më Shumë

Kati i dytë i një shtëpie është përfshirë nga zjarri. Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:42, në Ferizaj. Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin. “Është raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Halil Geci ka reaguar ashpër pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër opozitën, duke e fajësuar për bllokim të Kuvendit. Geci tha se “Secili deputet, veç e veç, do të mbajë përgjegjësi – morale, politike dhe historike”. Në këtë pikë, nuk përjashtoi edhe zgjedhjet e reja, ku potencoi: “Zgjedhjet po afrojnë. Dhe populli do të flasë. Kush voton për tradhtarët, po voton kundër Kosovës”, përcjell “Bota sot”. Shkrimi i plotë Në Dardani, tradhtia nuk flet më serbisht – flet shqip, nga foltorja e Kuvendit! Deputetë të Kuvendit të posazgjedhur –…

Lexo më Shumë

OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme nëAzinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale. Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një…

Lexo më Shumë

Kur çlirimtarët mbërritën në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, gjetën rreth 3.000 të burgosur, infermierë dhe mjekë. Për rreth 300 të burgosur, çlirimi më 22 prill 1945 nga ushtarët polakë dhe sovjetikë erdhi tepër vonë – ata vdiqën pak më vonë si rezultat i trajtimit mizor të nazistëve. Evakuimi i kampit të përqendrimit në veri të Berlinitkishte filluar një ditë më parë. Nazistët gjermanë dërguan më shumë se 30,000 të burgosur në të ashtuquajturat marshime vdekjeje – disa mijëra prej tyre nuk i mbijetuan torturës. Në total, të paktën 200,000 njerëz nga rreth 40 vende u arrestuan në Sachsenhausen dhe kampe…

Lexo më Shumë

Ditën e hënë ka vdekur akademiku Salih Gashi, profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Prishtinës. Gashi vdiq më 21.04.2025 në moshën 81-vjeçare. Për vdekjen e Gashit, një reagim e ka bërë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Rama ka shkruar se Gashi ishte njëri nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Ai…

Lexo më Shumë