Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe.
Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Nuk është rastësi.
Është shprehje e preferencave të tij personale në politikë.
Është nënçmim i qëllimshëm, kësaj radhe në skenë publike.
Është mënyra e tij për të treguar kush vendos dhe kush hesht.
Ose, siç mburren edhe vetë përreth tij, ai po e përmbush premtimin parazgjedhor – “t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet.”
Nuk është rastësi që Kryeministri e “disiplinoi” Kryetarin e Komunës për çështjen e punësimit të shqiptarëve.
Kjo padrejtësi sistemike po ndodh në vazhdimësi dhe është një nga politikat kyçe për realizimin e dominimit monoetnik.
Fillimisht, e vunë Gjykatën Kushtetuese në shërbim të premtimeve të tyre parazgjedhore dhe e shfuqizuan Balancuesin; më pas, pa mekanizma mbrojtës ndaj majorizimit, filluan me një seri punësimesh dhe avancimesh në të gjitha institucionet, pa punësuar asnjë shqiptar, duke e normalizuar gradualisht dominimin monoetnik në administratë.
Shqiptarët nuk e meritojnë këtë.
Në Zhelinë nuk u përul vetëm një njeri, por u shkeli decentralizimi kushtetues, që është një prej përfitimeve më të rëndësishme për qytetarët nga Marrëveshja e Ohrit.
Kryeministri as nuk ka kompetenca, as nuk guxon të lejojë përpjekje për “disiplinim” të një kryetari komune i cili është zgjedhur nga qytetarët.
Veçanërisht është shqetësuese që në skenë publike shohim politkanë shqiptarë që heshtin dhe tolerojnë fyerje nga një njeri që i përbuz ata në çdo formë të mundshme.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar
- Gashi në Riad: Thellim i bashkëpunimit parlamentar, ekonomik dhe bilateral
- Policia ndalon të ndihmojë makinën që kishte pësuar defekt, brenda gjenden mbi 2 kg kokainë, shoferi vihet në pranga
- Vrasësi serik nga Kumanova pranoi tre nga katër vrasjet e grave për të cilat gjykohet
- Rejën e Shyhretes e ka marrë malli me u bë nuse e tyneherit, vishet e rregullohet si para 50 vjetësh – ia bëri zemrën mal vjehrrës
- Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye
- Sulmi me dron izraelit vret një grua palestineze dhe plagos të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit
- Zbulime të reja, çka e lidh Hatin me Ergys Agasin?



