Si rezultat i angazhimit të palëkundur dhe qasjes proaktive të VLEN në qeverisje, për herë të parë çështjet mjedisore që prekin drejtpërdrejt zonat shqiptare hyjnë në agjendën e partneriteteve ndërkombëtare strategjike. Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka siguruar mbështetje për eliminimin e deponive me mbetje të rrezikshme, duke vendosur në fokus zonat shqiptare që për dekada kanë qenë të lëna pas dore.
Pastrimi i ndotjes së rëndë industriale në vendbanimet si Vaksinca, Llojani dhe Jegunoci, të cilat për vite të tëra janë përballur me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe mjedisin, është tashmë pjesë e agjendës së investimeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo arritje konkrete është dëshmi e përkushtimit të VLEN për barazi zhvillimore dhe përfshirje të plotë në zonat shqiptare në projektet strategjike të shtetit.
VLEN e sheh këtë si një fitore të madhe për qytetarët shqiptarë, veçanërisht në rajonet që për vite me radhë janë injoruar nga institucionet shtetërore. Përfshirja e këtyre zonave në projektet ndërkombëtare të pastrimit dhe rehabilitimit mjedisor është hap i rëndësishëm drejt garantimit të një jete më të shëndetshme dhe më të denjë për të gjithë.
VLEN do të vazhdojë me të njëjtin intensitet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë në çdo nivel dhe të sjellë politika që reflektojnë zhvillim të barabartë, drejtësi mjedisore dhe dinjitet për të gjithë.
Data 13.11.2026
Aktuale
- “Koreja e Jugut dhe Kina ndajnë interesin për stabilitetin në Gadishullin Korean”
- Tradita mijëravjeçare e Mazu-së përhapet në botë përmes transmetimit shumëgjuhësh
- “Raport mjekësor …”, zbulohet arsyeja e largimit të Behares nga BBVK
- Veliaj “ndez” luftën në PS/ Plarent Ndreca: nuk përjashtohet kallëzimi penal për Edi Ramën dhe Toni Gogun
- “Dorëzoje ose do të vrasim ty dhe familjarët”/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….
- Ambasadori turk në Shkup, Alper Aktaş, zhvillon takim me drejtuesit e Fondacionit Qendra për Civilizim Islam – FOCIC
- Ambasadori turk në Shkup, Alper Aktaş, zhvillon takim me drejtuesit e Fondacionit Qendra për Civilizim Islam – FOCIC
- Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen



