Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, duke thënë se çdo bisedë është pjesë e planit për një qeverisje më afër njerëzve. “Mbrëmë ishim mysafirë në familjen e Ramadan Bejtulit në Fushë Topane. Takime të tilla janë pjesë e angazhimit tonë për të qëndruar afër qytetarëve, për të dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e tyre, dhe për t’i informuar mbi projektet që po realizojmë për komunitetin,” ka shkruar ai. Mexhiti theksoi se Çairi është vatra kryesore e angazhimit të tij politik: “Çairi është zona ku përqendrohet puna jonë më intensive, dhe besojmë…
Author: IM
Shkruan: Abaz Emini, trajner i reprezentacionit në mundje, trajner i Klubit të Mundjes “Liria” “Ministrat shpërblejnë servilët, jo kampionët! Çmimi “8 Shtatori” është fyerje ndaj sportit dhe kombit shqiptar!” Nuk është hera e parë që institucionet e këtij shteti nëpërkëmbin mundin dhe meritat e shqiptarëve, por këtë herë maska ra plotësisht! Çmimi “8 Shtatori”, që duhej të ishte simbol i respektit për ata që kanë ngritur sportin dhe kombin, është shndërruar në turp dhe instrument të diskriminimit politik e etnik. Unë, Abaz Emini, trajner i reprezentacionit në mundje, trajner i Klubit të Mundjes “Liria”, kampion në ish Jugosllavi dhe medalist…
Nga Kim Mehmeti Përfaqësuesi i VLEN’it si koordinator në kabinetin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut e paska akuzuar Kryeministrin e Shqipërisë se me megafonat e tij në Shkup vepron si i tërbuar për ta dëmtuar VLEN’in dhe dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Që do të thotë se dinjitetin kolektiv të shqiptarëve të këtushëm e barazon me atë të atyre që atë fare nuk e kanë – të dhjetëra drejtuesve interesxhinj të VLEN’it?! Në të vërtet ky nuk është rasti i parë kur dikush i mbron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga Tirana zyrtare, ngaqë ka muaj që një gjë…
Kryetari i forumit rinorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Tetovë, Art Zylbeari përmes një postimi ka reaguar ndaj ngjarjeve të sontme në Tetovë ku u rahën brutalisht disa të rinjë të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. Rahja brutale nga ana e një grupi maqedonas është tregues i qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet në mënyrë alarmante, shkruan Top24 Zylbeari në reagimin e tij shkruan se “Ajo që e bën edhe më dramatike këtë situatë është heshtja dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore. Policia deri tani nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për parandalimin e akteve të…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me një deklaratë pas një sulmi të rëndë me prapavijë ndëretnike që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës. Sipas deklaratës së BDI-së, një grup personash të nacionalitetit maqedonas kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë, adoleshentë, të cilët kanë mbetur të lënduar rëndë. Partia e cilëson incidentin si një “akt barbar, të rrezikshëm dhe të papranueshëm”, që përbën kërcënim serioz për qetësinë publike dhe marrëdhëniet ndëretnike. Më poshtë reagimi i plotë i BDI: E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës, ku një grup më…
Shkruan: Arben Fetai E dënoj ashpër tentimin për frikësim të gazetarit Naser Selmani, të raportuar nga vetë ai nëpërmjet rrjeteve sociale. Për ne, liria e shprehjes dhe liria e mediave janë të shenjta dhe do t’i mbrojmë me përkushtim, edhe kur nuk pajtohemi. U bëj thirrje organeve kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt që është e mundur.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj sulmit ndaj automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm, që synon frikësimin dhe heshtjen e zërit kritik në vend. Në një deklaratë për media, BDI thekson se liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve janë themele të çdo shoqërie demokratike, dhe se çdo përpjekje për t’i cenuar ato përbën “goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”. “Çdo sulm ndaj një gazetari nuk është vetëm kundër një individi, por kundër të gjithë shoqërisë. Dhe kjo nuk mund të lejohet”, thuhet në deklaratë. BDI u ka…
Sulmi i mëngjesit ndaj automjetit të gazetarit të njohur nga Shkupi, Naser Selmani, ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik dhe politik të Maqedonisë së Veriut. Gazetari njoftoi se një person i panjohur kishte dëmtuar me thikë gomën e makinës së tij të parkuar para banesës, akt që ai e cilësoi si përpjekje për frikësim dhe heshtje të fjalës së lirë. Selmani, duke iu drejtuar autoriteteve, kërkoi zbardhjen e autorëve dhe inspiratorëve të ngjarjes, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve politikë të dënojnë aktin. Reagimet nuk vonuan: kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e cilësoi sulmin si tregues të “ditëve të…
Një ekip i njohur ekspertësh nga Turqia, i udhëhequr nga Bajram Vardar, tashmë ndodhet në Çair dhe ka filluar punën në terren për hartimin e Master Planit zhvillimor të kandidatit të Vlen për kryetar komune, Izet Mexhiti. Me një përvojë në planifikim urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor, këta profesionistë po punojnë për të sjellë një vizion modern, funksional dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e komunës së Çairit, thonë nga ekipi i tyre. Në përbërje të ekipit janë disa nga emrat më të respektuar në fushat përkatëse, si: Nadir Doğan, planifikues urban me diplomë nga Universiteti “Gazi”, themelues i kompanisë…
Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, të rinjtë dhe forumet e grave që janë pjesë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (ASH dhe BDI) sot organizuan një shëtitje nëpër Gostivar. Në këtë aktivitet morën pjesë kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, dhe bartësi i listës për këshilltarë, Valdet Xhaferi. Kryetari aktual i Gostivarit dhe kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, vlerësoi se do të shfrytëzojnë këto takime me qytetarët në zonën urbane dhe me zejtarët, për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre. “Kjo shëtitje është vetëm fillimi i aktiviteteve që do të intensifikohen në periudhën në vijim. Qëllimi…
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e kandidatit për Kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka reaguar ndaj deklaratave të Valbon Limanit, i cili në një intervistë për një media paralajmëroi projekte të mëdha infrastrukturore për qytetin, si rikonstruksioni i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtimi i një ure të re me katër korsi, rregullimi i qendrës, garazhi nëntokësor dhe rikualifikimi i parkut të qytetit. Në reagim thuhet se premtime të tilla, veçanërisht në prag të zgjedhjeve, janë më shumë kërcënim sesa shpresë për qytetarët, duke marrë parasysh se problemet më bazike ende nuk janë zgjidhur. “Papastërtia, qentë endacakë, trafiku kaotik, shkollat…
Metin Izeti Përpara se të shpërthejë agimi, nata është më e errët. Ky ligj universal nuk është thjesht një fenomen fizik, por një metaforë e thellë për gjendjen e njerezimit në shekullin e 6-të pas Krishtit. Bota ishte një peizazh i errësuar nga një errësirë e shumanshme: politeizmi dhe idhujtaria e Arabisë, mizoria sociale e Perandorisë Romake, dhe shpërthimi filosofik i Perandorisë Persiane që kishte humbur rrugën drejt një të vërtete të vetme. Njeriu kishte humbur lidhjen me Krijuesin e tij dhe me vetveten. Ishte në këtë vakum ekzistencial, në këtë “Errësirë ” para agimit, që Zoti i Lartësuar dërgoi…

