Author: IM

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për Zyrtar, ka prezantuar disa nga projektet kryesore që, sipas tij, do ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen e qytetit dhe do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve. Një nga prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm, siç u shpreh Limani, do të jetë rikonstruksioni i bulevardit “Vëllezërit Dimoski”, me gjatësi 1.6 km, që shtrihet deri te ura e gjykatës. “Fillimisht do të rikonstruktohet, ndërsa më pas, së bashku me qytetarët që kanë prona në atë pjesë, do të gjejmë zgjidhje për hapjen e plotë të saj, pasi njihet si arteria kryesore…

Lexo më Shumë

Në reagim ndaj sulmeve të orkestruara të VLEN-it, ku vazhdimisht përmenden Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i saj, Arben Taravari, nga ASH theksojnë se akuzat janë të pabaza dhe me qëllim denigrues. “Çdo akuzë politike dhe çdo sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët do të gjykohet nga qytetarët shqiptarë në tetor. Mesazhi ynë është i qartë: shqiptarët do të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe për liderët që i përfaqësojnë me integritet dhe përkushtim ndaj komunitetit”, tha Aleanca për Shqiptarët. Partia thekson se ka zgjedhur popullin dhe jo kolltuqet qeveritare, duke dëgjuar zërin e qytetarëve kundër një qeverie që…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Shpesh më ndodhë që posa të arrijë më Tiranë, i pari që më kujtohet të jetë Andi Bejtja. Mbase pse pas rënies së murit të Xhaxhit Enver, ai është shqiptar i parë i mëmëdheut me të cilin jam njoftuar. Asokohe të dy ishim edhe më të ri edhe më të bukur. Aq më shumë ai ishte edhe më i ri se unë, i mençur dhe gjithmonë i buzëqeshur. Ato vite ai e botoi përmbledhjen e parë me poezi e unë thash se ato poezi lajmëronin ardhjen e një poeti të madh. Sot jam edhe më i bindur…

Lexo më Shumë

Komuna e Sarajit është një nga komunat e para në Maqedoninë e Veriut e përzgjedhur në kuadër të iniciativës WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), përmes së cilës do të vendosen pika falas Wi-Fi në 500 komuna në rajon. Iniciativa WiFi4WB është pjesë e Planit për Rritjen e Bashkimit Evropian dhe ka për qëllim të nxisë transformimin digjital si një faktor kyç për lidhshmërinë rajonale. Me këtë masë, Komuna e Sarajit do t’u mundësojë banorëve dhe vizitorëve internet falas dhe cilësor në hapësira publike. Sipas paralajmërimeve nga autoritetet lokale, pikat Wi-Fi do të vendosen në tre lokacione në komunë. Në periudhën…

Lexo më Shumë

Mbi 240 hoxhallarë shqiptarë kanë nënshkruar një apel publik “kundër gjenocidit në Gaza”, duke dënuar me forcë krimet ndaj civilëve palestinezë dhe duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftës, hyrjen pa pengesa të ndihmave humanitare dhe mbajtjen përgjegjës të kriminelëve. Në deklaratën e përbashkët thuhet se Gaza është kthyer në një “plojë gjaku njerëzore”, ku mbi 62,000 civilë janë vrarë, shumica gra e fëmijë, ndërkohë që bota hesht. Hoxhallarët theksojnë se “heshtja është bashkëfajësi”, dhe nxisin opinionin publik shqiptar të reagojë ndaj kësaj kasaphane. Më poshtë reagimi i plotë i hoxhallarëve shqiptarë: APEL I HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË KUNDËR GJENOCIDIT NË…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shprehur mbështetje të plotë për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepin, duke e cilësuar si njeriun e duhur për drejtimin e qytetit. “Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët. Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR!”, ka nënvizuar kreu i ASH-së Taravari.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj Hristijan Mickoski, duke i cilësuar si “shpifje të radhës” dhe përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e qeverisë aktuale. “Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski hedhin vrer, bëhet e qartë një e vërtetë e pamohueshme: janë kampionë të shpifjes dhe asgjë nga ajo që thonë nuk qëndron. Shpifjet e radhës që na servir “Pallati i Bardhë” janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme. VMRO-DPMNE ka qenë në bashkëqeverisje lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe deri…

Lexo më Shumë

Ish-pjesëtari i tri luftërave të Ushtrisë Çlirimtare Komhëtare dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare shqiptare, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”. Lajmin e ka bërë të ditur Mesut Bajrami, kryesuesi i këshilltarëve të pavarur i cili përmes një postimi theksoi: Të nderuar miq, shokë e dashamirë, Me krenari dua t’ju njoftoj se ish-pjesëtari i tri luftërave të UÇK-së dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”. Besim Aliu, i njohur në mbarë trojet shqiptare, është një aktivist…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE reagojnë ndaj deklaratave të Gadaf Uzairit dhe Arben Taravarit, duke i akuzuar për manipulim të opinionit dhe mungesë të ideve politike. “Kur politikanët nuk kanë ide, nuk kanë program dhe nuk kanë çfarë të ofrojnë, e vetmja gjë që u mbetet është të përhapin gënjeshtra dhe konstrukte. Kjo është pikërisht ajo që po bëjnë sot Uzairi dhe Taravari, duke shpresuar se me shtrembërimin e së vërtetës do ta fshehin paaftësinë e tyre politike dhe faktin se partia e tyre mbështetet vetëm në krim, para dhe tenderë”, thuhet në reagim. Sipas VMRO-DPMNE-së, Uzairi duhet të tregojë guxim dhe të…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Krejt po e shohim se edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, fushata për zgjedhjet lokale me të madhe është duke u zhvilluar. Nga ajo që mund të vërehet deri më tani; Çairi do jetë kryemejdani ku do maten dy anët politike shqiptare në këto zgjedhje lokale. Çairi pra që është vetëm një nënkomunë nën Qytetin e Shkupit, që nuk ka liqe dhe lum si Struga, as rëndësi historike politike si Tetova, as kandidatë të pavarur si Dibra e Gostivari e as vota të bashkëqytetarve tjerë të rëndësishme si Kumanova ose Kërçova, por krejt çka ka Çairi janë…

Lexo më Shumë

Kandidati Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me profesor Adnan Ismailin, drejtues i shtëpisë botuese Logos-A, një prej institucioneve më të rëndësishme të botimeve në gjuhën shqipe në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi profesor Ismailin si një figurë kyçe në promovimin e kulturës së leximit dhe zhvillimin intelektual të brezave në Çair dhe më gjerë. Ai theksoi se për dekada, shtëpia botuese Logos-A ka sjellë librin më afër zemrës së qytetarëve dhe ka ndikuar në ndërtimin e një kulture të leximit të qëndrueshme. Më poshtë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit shqiptar qeverisës VLEN, duke i akuzuar se po tentojnë të dobësojnë përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe të devijojnë kursin strategjik të vendit nga rruga evropiane në një orientim pro-serb. Osmani ka theksuar se strategjia e Mickoskit për të përjashtuar BDI-në nga qeverisja nuk ka pasur për qëllim luftën kundër korrupsionit, por dobësimin e faktorit politik shqiptar në mënyrë që të mos ketë rezistencë ndaj ndryshimeve të mëdha strategjike që po ndërmerren në prapaskenë. “Qëllimi i…

Lexo më Shumë