Nën organizimin e OKH Merhamet dhe ShK Vizioni M, fëmijët vazhduan të mësojnë me dashuri, të luajnë me gëzim dhe të zhvillojnë aftësi të reja përmes aktiviteteve kreative, edukative dhe argëtuese! Një falënderim i veçantë shkon për ekipin organizues dhe vullnetarët që me përkushtim e dashuri po e bëjnë këtë shkollë verore një përvojë të paharruar për fëmijët tanë. Bashkë po krijojmë kujtime të bukura dhe një verë plot përfitim për gjeneratën e re!
Author: IM
Abil Baush Në një kohë të premtimeve të fuqishme për një rilindje ekonomike dhe pritshmërive nga publiku, ribalanci i propozuar i Buxhetit për vitin 2025 nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, u paraqit si një test për besueshmërinë e strategjisë ekonomike të Qeverisë. Në vend të një hapi të guximshëm përpara, shohim një korrigjim të moderuar teknik në formë, por i paqartë dhe i dobët në përmbajtje. Ribalanci parashikon rritje të të ardhurave për rreth 1%, por kjo rritje nuk vjen si rezultat i rritjes ekonomike apo reformës fiskale, por përmes burimeve jotatimore si tarifat administrative dhe të ardhurat nga…
Gazetari Furkan Saliu ka dalë në mbrojtje të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, pas disa kritikave të bëra në drejtim të tij në opinionin publik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saliu ka reaguar ashpër ndaj këtyre sulmeve, duke i cilësuar si “budallallëk i rëndë”. “Me sulmuar ambasadorin e vetëm shqiptar që ka dalë prej zyre është budallallëk i rëndë,” ka shkruar Saliu, duke nënvizuar angazhimin e Meidanit që prej ardhjes së tij në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ambasadori Meidani ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj komunitetit shqiptar, jo vetëm përmes takimeve me figura të pozitës dhe…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, u takua sot me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ku u diskutuan çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Në këtë bashkëbisedim, Rexhepi informoi ambasadorin për suksesin e arritur në mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të mërgatës shqiptare, duke parandaluar ndarjen diskriminuese në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë” – një veprim i nisur nga qeveria e kaluar, i cili me ndryshimin e pushtetit rrezikonte të kishte pasoja negative në evidentimin real të shqiptarëve në regjistrimin e fundit të popullsisë. “𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐯ë𝐥𝐥𝐚𝐳ë𝐫𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë! Sot pata…
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), Fuat Oktay, tha se Türkiye është një nga elementët kryesorë të stabilitetit në Ballkan. Delegacioni nga Parlamenti turk, i kryesuar nga Oktay zhvilloi vizitë në Shqipëri ndërkohë u prit në takim edhe nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Duke folur për AA-në pas takimit me kryediplomatin e Shqipërisë, Oktay tha se takimi me Hasanin ishte jashtëzakonisht produktiv. Oktay deklaroi se presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Shqipërinë dy herë brenda një viti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Türkiyen, si dhe kjo…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit. Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e…
Gezetari Mefail Ismaili ka ngritur një dilemë publike në lidhje me mbështetjet e personalizuara që liderët shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina po i japin politikanëve të veçantë në Maqedoninë e Veriut, duke e shtuar pasigurinë për interesin kolektiv të shqiptarëve në vend. Ismaili thekson se kryeministri i Shqipërisë, Rama shfaqet hapur në përkrahje të Bujar Osmanit, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pozicionuar pranë Izet Mexhitit. Prandaj dilema e ngritur nga gazetari është e qartë dhe shqetësuese:”Po me shqiptarët a është dikush⁉️” Kjo pyetje vë në pikëpyetje nëse përkrahjet e liderëve shqiptarë janë të bazuara në interesin e përgjithshëm…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson ai, përjashtimit sistematik të diasporës shqiptare nga institucionet dhe proceset vendimmarrëse nga ana e qeverisë aktuale VMRO-VLEN. Në një deklaratë publike, Rexhepi tha se diaspora shqiptare nuk është fshirë nga qeveria e kaluar (LSDM-BDI), por ishte përfshirë në regjistrim përmes një formule të ndryshme teknike. Sipas tij, ishte qeveria aktuale ajo që “e largoi diasporën nga buxheti për vendlindjet, e përjashtoi nga punësimet publike dhe e zhduku nga përfaqësimi në këshillat komunalë”. Më poshtë shkrimi i plotë i Rexhepi – Zejd: NUK MBULOHET DIELLI ME…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me Zuzana Mihalkova Shutiakova nga Shërbimi Europian për Punë të Jashtme, me të cilën diskutoi për përkushtimin e Kuvendit në avancimin e reformave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Europian, si pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Gjatë takimit, u theksuan sfidat aktuale dhe rëndësia e hapjes sa më të shpejtë të kapitujve negociues. Po ashtu, u nënvizua nevoja për parashikueshmëri dhe mbështetje të qëndrueshme nga institucionet europiane, për të ruajtur besimin e qytetarëve në procesin e integrimit…
Turqia kundër ‘shtetit bektashi’ të Edi Ramës në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide! Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi. Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ishtë për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar. Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiptare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të…
Në Kuvendin e katërt të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega e Tetovës, sonte u zgjodh me votim unanim kryetari i ri i Forumit Rinor të BDI-së, Art Zylbeari. Dr. Zylbeari, mjek dhe figurë e respektuar në qytet, vlerësohet jo vetëm për përkushtimin profesional, por edhe si një personalitet unifikues, me vullnet të lartë dhe aftësi të spikatura mobilizuese në radhët e rinisë dhe strukturave partiake. Në fjalën e tij pas zgjedhjes, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së së kaluarës së lavdishme të lëvizjes, si dhe angazhimin për ndërtimin e një të ardhmeje evropiane për të rinjtë dhe vendin.
Pas dy postimeve të fundit të deputetit Halil Snopçe në lidhje me votimin e ligjit për regjistrim në vitin 2021, kanë pasuar shumë reagime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur habi për informacionet e publikuara. Deputeti Snopçe thotë se është koha për të vendosur faktet në vend dhe për të ndalur shtrembërimin e realitetit. “Në atë kohë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – me të cilën ishim në koalicion – ishin të vetmet forca politike shqiptare që kundërshtuan hapur ligjin për regjistrim, i cili përfshinte edhe metodologjinë që më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese”, thekson Snopçe. Ai…

