Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për SYRI.net e quan të drejtë vendimin e liderit të opozitës Sali Berisha për të mos bojkotuar parlamentin. Por mosbraktisja e mandateve është një vendim racional pasi ato janë marrë me sakrifica të jashtëzakonshme dhe ata qindra mijëra shqiptarë që nuk ju dorëzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen përfaqësuar me guxim, vendosmëri në Kuvendin e deformuar nga mafia në pushtet, thotë Meta. Ai nënvizon se deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit. Meta nënvizon se zbardhja e…
Author: IM
Naser Selmani Ky është deputeti i Besës, Adnan Azizi, i cili në tubimin e Vlenit në Tetovë hodhi akuza të rënda kundër opozitës shqiptare, duke pretenduar se, bashkë me tifozët e Vojvodëve, ata kanë rrahur nxënësit shqiptarë. Në një vend normal, ku funksionarët mbajnë përgjegjësi për fjalën publike, pritej që deputeti Azizi të denonconte në polici të dyshuarit e opozitës shqiptare, të cilët sipas tij, kanë frymëzuar dhe organizuar tifozët e Vojvodës për të sulmuar nxënësit e pafajshëm shqiptarë, për të nxirrë imazhin e Vlenit në qeveri. Nëse këto akuza do të ishin të bazuara, ato do të ndihmonin shumë…
Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Federata e Paqes Universale (UPF) i akordoi Abdul Selam Selamit titullin e lartë “Ambasador i Paqes”. Njëherit Selami është bartës i listës së AKI për Qytetin e Shkupit. Njoftimi i plotë i Selamit: 𝐀𝐌𝐁𝐀𝐒𝐀𝐃𝐎𝐑 𝐈 𝐏𝐀𝐐𝐄𝐒 🕊️🇦🇱🇲🇰 Të dashur miq. Nderë, gëzim dhe privilegj për mua të pranoj titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (UPF). Ky çmim nuk është vetëm një vlerësim personal, por çmim që përfaqëson çdo Shkupjan dhe më gjërë. Mbi të gjitha ky çmim për mua është një përgjegjësi dhe një thirrje për…
Ramadan Ramadani Ka disa thënie që përveç se duhet spjeguar duhet edhe përsëritur në fillim dhe në fund të shkrimeve dhe fjalimeve. Një prej këtyre thënieve monumentale është edhe ajo e filozofit mendimtarit dhe shkrimtarit britanik Chesterton v.1936 që në librin e vet “Çka është duke shkuar keq me botën?” në vitin 1910 ka shkruar: “Shteti modern është tepër i madh për të qenë një gjë njerëzore dhe tepër i vogël për të qenë një gjë hyjnore.”. Kjo thënie në njëfarë mënyre sublimon kritikën e këtij shkrimtari për byrokracinë, natyrën dhe vështirësitë e aparatit shtëtror për të rregulluar efektivisht jetët…
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe, e cila sot në një prononcim publik sulmoi BDI-në. Ai kujtoi se e njëjta deputete, gjatë vizitës së saj në Manastir, kishte përdorur termin “Kosovë e Metohi” për të përshkruar Kosovën, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të narrativave nacionaliste. Më poshtë reagimi i plotë i Ademit: Ministrja serbe jo vetëm që tenton të paraqesë pushtimin si “çlirim”, por tashmë del edhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së, duke mohuar dhunën dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë. VMRO-DPMNE dhe VLEN heshtin,…
Ramadan Imeri ka shpallur sot edhe slloganin si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, duke u angazhuar për një qasje ndryshe në drejtimin e pushtetit lokal. Së bashku me bartësin e listës për këshillin komunal, Dërgim Kaja, ai deklaron se kanë kaluar të gjitha procedurat dhe filtrat e parashikuara nga ligji, pavarësisht siç thekson: “goditjeve të shumta nga shpina”. Në një deklaratë publike, Imeri thekson se iniciativa e tyre qytetare ka hasur në pengesa dhe tentativa për diskreditim, por se përkushtimi i tij dhe ekipit të tij ka mbetur i palëkundur. “Sa i përket Dibrës, kandidati i…
Mesut Bajrami, bartësi i listës së pavarur për këshilltarë komunalë “Për Shqiptarët e Kumanovës”, ka reaguar ndaj funksionarëve të Alternativës, duke i akuzuar se mbështetjen politike po e kërkojnë përmes vasalitetit ndaj kryetarëve të partive maqedonase. Më poshtë shkrimi i plotë i Bajramit: Më vjen keq që funksionarët e Alternativës ende mendojnë se fuqinë ta jep vasaliteti ndaj kryetarëve të partive dhe Mickoskit! Më vjen shumë mirë që zgjedhjet lokale po afrohen, sepse më 19 tetor ata do ta kuptojnë se fuqia vjen nga populli dhe jo nga vasaliteti ndaj Mickoskit. Ne tashmë jemi përgatitur ta marrim atë fuqi nga…
Donatorë të partisë Lëvizja Besa dhe të afërmit e kryetarit të kësaj partie, Bilall Kasamit kanë marrë para nga Komuna e Tetovës, me të cilën udhëheqë Kasami. Fokus ka nxjerrë disa emra, ndërsa në analizën e tyre përmendin edhe hulumtimin e Portalb.mk për punësimet e përkohshme përmes agjencionit privat. Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor dhe 30 ditë para fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale më 19 tetor, në Tetovë u mbajt hapje solemne e shtabit zgjedhor të Koalicionit VLEN. Me qindra qytetarë i mbushën mjediset e Shkollës Fillore “Liria”, ku kryetari aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami u promovua si…
Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmë në shoqërimin e kandidatit për kryetar komune të Tetovës Bajram Rexhepi ka takuar dhjetra qytetarë në Sellcë. “E gjithë Sellca me birin e vetë, Bajramin, Kryetarin e ardhshëm të Tetovës!”, ka shkruar Ahmeti duke ndarë fotografi nga tubimi në Sellcë.
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar ndaj një ceremonie të zhvilluar sot nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë, ku u shpall publikisht përfshirja e Maqedonisë së Veriut në projektin serb “Sërbski Svet”, duke e quajtur këtë një akt të rëndë kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të shtetit. Sipas ASH kjo paraqet një miratim zyrtar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për gjithë atë që ndodhi e u tha nga ministrja sërbe. Në deklaratën zyrtare të kësaj force politike, thuhet se në aktivitetet e mbajtura në Manastir dhe Kajmakçallan, Maqedonia e Veriut u cilësua…
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të bartësit të listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, Mesut Bajrami: Kumanova gjithmonë ka qenë në shërbim të kombit shqiptar sa herë që e ka kërkuar nevoja! Si në demonstratat e vitit 1988, ashtu edhe në luftën e Kosovës dhe në luftën e vitit 2001. Prandaj jam i bindur se kumanovarët më 19 tetor do t’ua japin shkelmin e parafundit atyre që thoshin se po e bëjnë “ndryshimin”. Vërtet, për kaq pak kohë qeverisjeje e bënë “ndryshimin”, por ndryshim i cili vetëm sa i nëpërkëmbi edhe më shumë shqiptarët e Kumanovës, duke…
Bie ndjeshëm numri i nxënësve, kriza demogafike kërcënon sistemin arsimor… Greqia po përballet me një krizë demografike, e cila po sjell pasoja të rënda në arsim. Për vitin akademik 2025-2026, 721 shkolla nga gjithsej 13,478 do të pezullojnë aktivitetin për shkak të mungesës së nxënësve. Sipas Ministrisë Greke të Arsimit, numri i mbylljeve është çdo vit në rritje. Krahasuar me vitin 2018-2019, ku u pezulluan 247 shkolla fillore dhe 312 kopshte, këtë vit shifrat kanë arritur në 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte. Fenomeni prek veçanërisht zonat rurale, por nuk përjashtohen qytetet e mëdha, përfshirë Athinën. Shumë shkolla nuk arrijnë…

