Dritan Ademi nga “Alternativa” për TV21: Në Butel 2, para disa viteve ishim vetëm disa familje shqiptare, tash jemi mbi 90% shqiptarë, por statistika flet ndryshe!
Author: IM
“Pse po bllokohet ekonomia e Dibrës! Ditëve të fundit në qytetin tonë po ndodh fenomeni i bllokimit dhe i shkatërimit të biznesit të formave të ndryshme. Rreth 100 personave që banojn reth kufirit me Maqedoninë nga ana Shqiptare ku fatmirësisht falë tyre mbijeton ekonomia e qytetit,u ndalohet hyrja me pretekst se kanë përmbushur 90 ditë, gjest i cili dëmton ekonomin edhe lidhjen farefisnore të cilat i kanë në anën tjetër të kufirit. Me këto politika të rendit të dytë po shkatërojnë qytetin, e ndërsa dikush tjetër është vetëm aminxhi i shkatërimit me qasje përfitimi personal. Aleanca për Shqiptarët’dega Dibër shpreh…
Komisioni për antikorrupsion ka hedhur poshtë zyrtarisht dyshimet dhe akuzat ndaj ish ministrit të kulturës, Asaf Ademi, se gjoja ka keq përdorë detyrën zyrtare gjatë ndarjes së mjeteve te Ministrisë. Për këtë çështje kryetari i “Alternativa”, Afrim Gashi është deklaruar sot, i cili mes tjerash ka thënë se partia e udhëhequr nga ai gjithnjë punon në bazë të principeve dha parimeve që shkojnë për të mirën e përgjithshme shoqërore. “Gjithmonë kam qenë i bindur dhe jam se bashkëudhëtarët e mi të idealit, misionin dhe punën e tyre të sinqertë e vendosin në shërbim të qytetarëve. Edhe atëherë kur ish -…
Duke ju kundërpërgjigjur akuzave të cilat Buzaku i tha sot para Bashkësisë Fetare Islame, këto të fundit në një prononcim thonë se Buzaku është i njëjtë me “Boki 13” dhe se ai sot është dashur të arrestohet e jo të del para mediave. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Bashkësia Fetare Islame: Mesa duket Qeveria Zaev, e ka tё vёshtirё tё funksionojë pa skandale tё cilat po e ndjekin këmba dorës. Akoma pa u shuar afera Reket 1 dhe 2 (Zhvatja 1 dhe 2), nё opinion po del një aferë tjetër Reket 3 (Zhvatja 3), e cila po…
Skender Buzaku nëpërmjet një konference për shtyp para portës së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) kishte dy porosi për prijësit fetar të BFI-së dhe për kreun e BFI, Sulejman Rexhepi. Buzaku ju bëri porosi prijësve fetarë, teologëve dhe profesorëve që janë përjashtuar nga kryesia e BFI-së se në të ardhmen do të punësohen përsëri ndërsa të tanishmit që nuk janë të përfshirë në krim, nuk duhet të frikësohen, përkundrazi, Buzaku tha se do të avancohen dhe do t’ju krijohen kushte më të mira për punë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Mesazhi për Sulejamn Rexhepi është ky, liroje BFI-në për 72 orë, dhe nëse…
Kjo orë është vendosur te dyert e hyrjes së Bashkësisë Fetare Islame nga Skender Buzaku, kryetar formalo juridik i këtij institucioni. Ai i ka dhënë ultimatum 72 orësh Sulejman Rexhepit, i cili de fakto mban postin e kryetarit në BFI. Ora e zbukuruar me topa futbolli, simbolizon në njëfarë mënyre “gjysëmlojën e dytë” të përplasjes mes Buzakut dhe Rexhepit, që ka filluar sot pas një heshtje disa muajëshe. Buzaku ka vendosur këtë orë për të ja rikujtuar Rexhepit se kur duhet të largohet nga selia e këtij institucioni, shkruan Gazeta Lajm. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se do të…
Ish ministri i Kulturës nga “Alternativa” Asaf Ademi, në profilin e tij në facebook ka publikuar një dokument të Komisionit për Antikorrupsion, në të cilin shpjegohet se është ndërpre procedura kundër tij dhe se është vërtetuar se nuk ka pasur keqpërdorim në ndarjen e mjeteve të Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës. Ja dhe postimi i tij: A ju kujtohet kur më akuzonin, më shanin, e më përgojonin? A ju kujtohet kur më akuzonin se kam keqpërdorur pozitën zyrtare me ndarjen e mjeteve të Ministrisë së Kulturës dhe se mjetet janë ndarë sipas qejfit tim? A ju kujtohet se shkaku…
Të hënën (30.09.2019) në Kërçovë fillon procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka, nga fshati Tuhin i Kërçovës. El Cheka është i njohur për opinionin në Maqedoni për bisedat e përgjuara që tani e disa muaj është duke i publikuar në rrjetet sociale. Pikërisht për këtë gjë ai edhe ngarkohet me veprën për “publikim dhe shpërndarje të bisedave të incizuara në mënyrë ilegale”, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë vepër, ligji parasheh dënim prej 1 deri 5 vite burgim. Procesi gjyqësor kundër El Chekës do të zhvillohet në mungesë, sepse ai gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
“Para fakteve heshtin edhe Perenditë. Në dy vitin e fundit të mandatit, ish kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, kishte investuar rreth 50 euro për kokë banori në territorin e Gostivarit, kurse në kohën e Arben Taravarit këto investime bien rreth 15 euro më pak. Të dhënat e fundit të Qendrës për Komunikime Civile me seli në Shkup, e cila hulumton punën e komunave për çdo vit në vendin tonë, vitin 2018-të në Gostivar ka pasur vetëm 35 euro investime për kokë banori. Taravari ka ulur edhe numrin e prokurimeve publike që ka shpallur, nga 70-80 sa kishin qenë…
Reagon kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët kundër Ministrit të Arsimit, Arbër Ademi. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Nexhat Nuishi, kryetar dege i Aleancës për Shqiptarët – Saraj: Premtuat dhe asnjëher nuk i realizuat. Tipik ministër i Bdi-së në fushata edhe dreqit i premtoni edhe me dreqin bashkpunoni. Edhe me dreqin koaliciononi. – Për fshatin Paniçar, tokën që e ka dhënë fshatari për ndërtimin e shkollës fillore, ende nuk është nisur . – Për sallën e sportit në fshatin Rashçe që është djegur që prej vitit 2013. – Premtimi për sallën në shkollën e mesme në…
Në emisionin “10 Minuta” në TV21, Faton Fazliu shef i kabinetit në Ministrinë e Kulturës nga “Alternativa” bëri të ditur se punimet në Teatrin Shqiptarë janë në fazën e fundit. Ai shtoi se për një muaj në Teatrin Shqiptarë do ta përgatisin shfaqjen e parë. “Besoj se edhe pas komunikimit që kisha para disa ditëve me përgjegjësit e Teatrit Shqiptarë shpresoj se punimet veç më janë në fazën përfundimtare dhe përgatitemi për premierën e parë diku për një muaj përafërsisht” “Ne si Ministri e kemi bërë ndarjen e buxhetit pikërisht te ma të mirët duke i vlerësuar projektet e jo…
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski propozoi të ndërtohet objekt i ri shkollor në Njegosh. Tha se kjo zgjidhje do të jetë afatgjate, por pritet aprovimi i prindërve. Institucionet u dhanë afat deri në gjysmë vjetor, e përshtypjet e para të prindërve janë të mira. Georgievski ka dalë me këtë qëndrim pas takimit me nënkryetarin dhe deputetin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri, i cili merret vesh se është autor i zgjidhjes së gjetur. Prindërit maqedonas ditë më parë dolën në protesta kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, duke u arsyetuar se mund të ndodhin probleme mes fëmijëve të…

