Author: IM

Ministri i Kulturës Husni Ismaili e shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në vendin tonë Tulin Erkal Kara dhe drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Junus Emre” Serhat Kulla, vizituan sot të mirën kulturore “Kurshumli an” ku në të ardhmen duhet të vendoset Qendra Kulturore Turke. Gjatë vizitës u theksua se Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore e Republikës së Maqedonisë Veriore tashmë ka lëshuar një Leje për konservimin dhe restaurimin e Kurshumli Anit, për të cilën është caktuar edhe arkitekt i autorizuar i cili do ta mbikëqyrë realizimin e punëve të mbrojtjes-konservimit dhe restaurimit të objektit. Në të njejtën…

Lexo më Shumë

Këshilltar i Kryeministrit Zoran Zaev për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se qeveria pas mbylljes së marrëveshjes historike me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës dhe përmbylljen e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në NATO ekonomia e vendit në vitin 2019 dhe 2020 janë vit të ekonomisë së RMV-së. “Në përfundim të çerekut të tretë mund të themi se në Maqedoni ka filluar një trend i cili doemosdoshmërisht do të sjellë zhvillim, zhvillim në të mirë të çdo qytetarit. Këtë po e them me bindje të plotë sepse të dhënat me të cilët operojmë në shtet janë premtuese, nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Banorët shqiptarë të rrugës “Kiro Fetak” në Kumanovë, kanë protestuar sot para ndërtesës së komunës për shkak se siç thonë, tani dy javë ballafaqohen me mungesë të ujit, shkruan gazeta LAJM. Ata janë të revoltuar që në shekullin 21 përballen me mungesë të këtij kushti elementar të jetës. “Nuk jemi tubuar se kemi deshirë të dalim në rrugë e të protestojmë, por jemi tubuar për shkak se të gjitha apelet tona kanë hasur në vesh të shurdhër tek udheheqesit e komunës. Është turp banorët qe jetojne në qendër të komunës më të madhe në Maqedoni me javë të tëra të…

Lexo më Shumë

“Pas gjithë kësaj buje mediatike rreth financimit të “Valës kulturore” është e domosdoshme të thuhen disa te vërteta. Me udhëheqjen e kësaj ministrie nga kuadrot e Alternativës ne mund të flasim për projekte shqipe, 40 % nga buxheti i përgjithshëm, më shumë se çdoherë më parë. Sot keni eskpanzion të festivaleve nga organizator dhe artist shqiptar. Ministria e Kulturës vendosi një standard. Dhe, kur flasim për qasje tjetër, për mua shumë e rëndësishme është thyerja e standardeve të DUI-t. Sot, secili artist që nuk ka marrë madje edhe ai që ka marrë përkrahje financiare pa frigë nga revanshizmi mund të…

Lexo më Shumë

“Promovimi, tërheqja dhe ngritja e cilësisë së arsimit të mesëm profesional është një prioritet kryesor i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Arbër Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ministri Ademi mori pjesë në hapjen e seminarit të katërt rajonal “Përvojat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mësimin përmes punës”. Në adresimin e tij gjatë seminarit, ministri Ademi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Duke theksuar se në seminarin ndërkombëtar morën pjesë përfaqësues të vendeve që kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Ademi tha se modernizimi i arsimit dhe formimit profesional është i rëndësishëm…

Lexo më Shumë

“Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët fton ministrin e arsimit që është rradha të reflektojë dhe sa më shpejtë të japë dorëheqje duke marë parasysh skandalet që e kanë përcjellur këtë ministër dhe që përsëriten sot e kësaj dite. Veç një demagog i llojit të tillë pranon dhe vazhdon që ende të qëndrojë në atë pozitë. Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët e informon dhe e përkujton opinionin publik vetëm për disa skandale të këtij personi dhe dikasterit që udhëheq, edhe pse këto skandale janë të përditshme, por ky shtiret sikur nuk ndodh asgjë dhe na flet për…

Lexo më Shumë

Është anuluar seanca e sotme gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom”, meqë dëshmitari kryesor Sllobodan Bogoevski nuk e njeh statusin e ish prokurores së Speciales. Megjithëse prokurorja Lile Stefanova kishte autorizimin nga Themelorja për të përfaqësuar organin e akuzës, në shkresën e Bogoevskit të prezantuar para trupit gjykues thuhet se nuk është kompetente ish prokurorja speciale, e cila udhëhiqte me këtë lëndë derisa ishte nën urdhrat e Katica Janevës. Ai nuk ishte prezent, andaj seanca e radhës u shty për me 30 shtator

Lexo më Shumë

Burime qeveritare rrëfejnë për Gazetën Lajm “dramën” që para dy javëve ka ndodhur brenda koalicionit qeveritar, kur, sipas tyre, partia e Ali Ahmetit për “një qime” ka shpëtuar nga përjashtimi prej qeverisë Sipas këtyre burimeve, e tërë “drama” është shkaktuar si pasojë e këmbënguljes së BDI-së për të mbrojtur Jovo Vangellovskin në pozicionin e Kryetarit të Gjykatës Supreme. Dy herë BDI ka garantuar edhe para kryeministrit Zoran Zaev edhe para faktorit ndërkombëtarë se do të debllokojë” shkarkimin e Vangellovskit, mirëpo në moment të fundit ka gënjyer. Pas krijimit të kësaj situate, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar Zaev ka arritur të…

Lexo më Shumë

Kompozitori Artan Kastrati një ditë më parë ka akuzuar Komisionin prane Ministrisë së Kulturës se në menyre joprofesionale ka ndarë mjetet per projektet në kuadër të konkursit “Vala e re kulturore”. Mirëpo sot ai ka kërkuar falje, pasi kryetari i Komisinit, Hismet Ramadani ka publikuar projektin konkurues të Kastratit. Ky projekt permban vetëm 2 fjali dhe Ramadani ka thene se kjo tregon që është në mesin e projekteve qe mezi kanë kaluar. Kastrati është i vetmi qe ka shprehur verejtje ndaj rezultateve të konkursit, me të cilin u financuan 40 per qind projekte shqiptare. “Më shumë lavdërohet se unë kam…

Lexo më Shumë

Kanë filluar dorëheqjet e funksionarëve të lartë partiak të BDI-së në Tetovë, raporton Almakos. “Të nderuar qytetarë, shok dhe dashamirë E njoftoj opinionin që sot, nuk jam anëtar i Bashkimit Demokratik per Integrim dhe i asnjë partie politike. I falenderoj të gjithë ata, me të cilët kam bashkëpunuar gjatë gjithë kohës që kur kam qenë pjesë e strukturave në Bashkimit Demokratik për Integrim! Musai a.s.Tha: Vëllau im Haruni është më orator se unë. Kur’an. -Sa madhështore dhe e bukur është të pranosh veçorit dhe karakteristikat dhe vlerat e tjerëve kjo êshtë një veti e pejgamberëve, ndërsa injorimi i vlerave dhe…

Lexo më Shumë

Është mbyllur konkursi për Valën e re Kulturore në Maqedoni dhe janë shpallur rezultatet që tregojnë se shqiptarët vazhdojnë edhe në kohen e ministrit, Hysni Ismaili të marrin hisen e tyre në kulturë si në kohën e Asaf Ademit nga “Alternativa”. Para së gjithash rezultatet tregojnë se janë shpërblyer vlerat kulturore dhe artsistët e merituar. Artdashësit kanë pershendetur rezultatet e konkursit, duke i vlerësuar si reale dhe meritore. Ata vleresojne edhe punen e komisionit qe ka perzgjedhur projektet duke shorehur vetëm fjalë miradie. Siç shkruajnë mediat këto arritje janë bërë me insistimin e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashit, edhe përkundër…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sonte ka qenë i ftuar në televizionin 24, prej ku sërish e ka kritikuar BDI-në dhe Ali Ahmetin, raporton Almakos. “Paramendojeni del Ali Ahmeti dhe deklaron se kush do na mbronte neve nëse do kishim kriminalitet. Si kush do ju mbronte? Po këta gjykatës që i vendosët bashkë me Sasho Mijallkovin dhe Blerim Bexhetin”, deklaroi Zekiri./Almakos

Lexo më Shumë