Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie, është shprehur se nga të dhënat e tyre, rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para, raporton Ekonomia Online.Konjufca është shprehur se nëse dalin të parët, mundësinë për bashkëqeverisje do ta shohin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë që së bashku me këtë të fundit, do të bëjnë qeverinë më të mirë që Kosova e ka pas ndonjëherë. “I falënderoj për pjesëmarrje solide në zgjedhje sepse janë 100 mijë votues së sa në vitin 2017, sa i përket fushatës, ajo ka shku shumë mirë pa ndonjë incident serioz, i…
Author: IM
RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll. Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet…
Meqë këtë periudhë fokusi i aktiviteteve të Teatrit të Tetovës, gjegjësisht Festivali i Teatrove në Tetovë dhe në këtë periudhë ndodhi edhe ndrrimi i drejtorëve të këtij institucioni, “fOL” ke vendosur që të realizoj një intervistë me ish-drejtorin e këtij institucioni, Arsim Fazlija. Zotëri Fazliu, jeni shkarkuar apo keni dhënë dorheqje? Arsim Fazlija: As njëra e as tjetra, por më kaloi mandati. Ç’është e vërteta se, Ministria e Kulturës ka qenë e njoftuar që nga mandati i kaluar gjashtëmujor, vendosa të tërhiqem apo të mos rizgjidhem në këtë post, për shkak se vlerësoj se më shumë kontribut dua dhe mund…
Pas një procesi të gjatë në nëndegët e Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Likovë, delegatët dhe kryetarët e nëndegëve propozuan dy kandidat të mundshëm për kryetar të degës, njofton Realiteti. Në njërën anë si kandidat të mundshëm për kryatar të ardhshë është propozuar Mirsad Ibraimi, njëherit stomatolog në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë që u propozua nga nëndega e fshatit Likovë dhe në anën tjetër Lirim Jashari, politikolog njëherit edhe nipi i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës, propozim që erdhi nga nëndega e fshatit Orizare. Siç është njoftuar, mbajtja e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të kësajë dege pritet të…
Daut Sulejmani BDI dal ngadalë po vetëdijesohet se nuk ka më përkrahje te shqiptarët. Pas “bombave” të El Chekës ku i dëgjuam “politikanët e urtë” që aktrojnë para popullit, se si shajnë të gjallë e të vdekur larg syve të opinionit, kjo parti po e kupton se koha e saj ka perënduar. Shpresat e vetme të BDI-së tani kanë mbetur anketat e maqedonasve. Edhe ato të VMRO-DPMNE-së edhe ato të LSDM-së, BDI-në me ngulm e nxjerrin fituese edhe pse në të kaluarën i kanë huqur tërësisht rezultatet te trupi votues shqiptar. BDI pastaj lëshon në “teren” mediumet e veta që…
Ziadin Sela mbështet Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit 01 tetor15:02 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka dalë publikisht në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti për zgjedhjet e 6 tetorit. Sela në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se është në dorën e qytetarëve të Kosovës që më 6 tetor ta përkrahin Vetëvendosjen. Postimi i plotë i Selës: “Shkenca përparon pas çdo funerali” Është shprehje e famshme e fizicentit nobelist gjerman, Max Planck. Me këtë ai nënkuptonte se vetëm kur një gjeneratë largohet vijnë në shprehje teori të…
Biznesmeni dhe aktivisti qytetar, Azbi Nuredeni ka komentuar heshtjen që ka pllakosur opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, edhe përkundër skandaleve të shumta që po e shoqërojnë pozitën. “A po vazhdon të reprizohet “opozitarizmi” i PDSH-së 2008-2014 te shqiptarët?! Edhe pas gjith kësaj katrahure me skandale të njëpasnjēshme të partis shqiptare në pushtet, ajo vazhdon të kryesoj nē sondazhet!!!!! Nuk mund të bëni vazhdimisht veprime të njëjta, dhe të pritni rezulltate ndryshe!”, shkruan Azbi Nuredini.
Edhe pse në periudhën e fundit në vend kanë ndodhur shumë aktualitete politike të shoqëruara me skandale të njëpasnjëshme të partive në pushtet, ato edhe më tej vazhdojnë të kryesojnë në sondazhe. Ndërkohë që opozita shqiptare në të gjithë këtë “hallakamë” ka luajtur rolin e një vëzhguesi pasiv duke mos iu dëgjuar zëri thuajse fare. “Opozita shqiptare është në hibernacion të thellë, në një kohë kur disa dhjetëra skandale dhe vepra penale janë duke e dridhur sulltan partinë e Ali Ahmetit. Të heshtësh si opozitë në një kohë kur me protesta dhe me konferenca të shpeshta mundesh pozitën ta hedhësh…
Të punësuarit në administratën publike këtë muaj do të marrin rrogat e shtatorit, më të larta për 5% nga e deritanishmja. Kjo bëhet e ditur nga partia në pushtet LSDM, e cila theksoi se rroga sipas afatit të paraparë do të paguhet deri më 15 tetor. Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska theksoi se kjo rritje bëhet për përmirësimin e standardit jetësor dhe se Qeveria do të vazhdojë me trendin e rritjes së rrogave. “Për dallim nga VMRO-DPMNE që paratë i harxhonin për barok dhe stiropor, LSDM përkujdeset për qytetarët dhe siguron mjete për përmirësimin e standardit të tyre jetësor. Nga…
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se ç’farë mendon për ultimatumin e vendosur nga Buzaku, tha se ai nuk merret me persona të cilat nuk ja vlenë, e që sipas tij janë “gej”, raporton Tv21. “Ju lutem, këtu jemi sot, po flas maqedonisht që të më kuptoni kemi punë konkrete, po ndajmë çertifikata për standard hallall. Nuk merrem me gej. Ata le të jenë larg bashkësive fetare”, tha Rexhepi./TV21
Dje ka filluar ndërtimi i hotelit “Isra”, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hoteli do të jetë me sipërfaqe prej 5.350 m2, me shtatë kate, me pesë yje. Nga BFI nuk kanë treguar se sa do të kushtojë hoteli ISRA me 5 yje dhe ku do ti marrin paratë për ndërtimin e hotelit. Gjithashtu nuk kanë treguar se për çka do të shfrytëzohet hoteli i BFI-së? Reis’ul-Ulemaja dje shpjegoi se të ardhurat që do të sigurohen nga ky hotel do të shfrytëzohen në procesin edukativo-arsimor të BFI-së. Hotel Isra në Çair, në lagjen Seravë,…
Kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri në skadimin e ultimatutmit që kryetari formalo-juridik i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Skender Buzaku, ia ka dhënë “babës” së BFIMV-së, Sulejman Rexhepi. Siç dihet, Buzaku para dy ditëve e paralajmëroi Rexhepin se nëse në afat prej 72 orëve (3 ditëve) nuk tërhiqet nga selia e BFIMV-së, atëherë do të publikojë dokumente për keqpërdorime në këtë institucion, që kanë përmasa të skandalit. Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë informata për përmbajtjen e një pjese të këtyre “bombave”. Sipas burimeve tona, një pjesë e tyre kanë të bëjnë me hotelet…

