Author: IM

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjithsej 399 terroristë janë neutralizuar gjatë operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet nga Turqia në veri të Sirisë. Bilanci i terroristëve të PKK/PYD/YPG-së të neutralizuar është rritur pasi me sukses vazhdon operacion “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat, thuhet postimin e ministrisë në Twitter. Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad MEHMETI Me të drejtë janë tronditur të gjithë me dhënien e çmimit Nobel Peter Handkes, një shkrimtari që edhe nuk e ka dëshmuar gjithaq se e meriton këtë çmim, po që ka dhënë mjaft dëshmi se është njeri shpirtlig, se i urren shqiptarët dhe myslimanët e Bosnjës dhe i cili, deri në fund i mbeti besnik ‘Kasapit të Ballkanit’. Në mesin e atyre që kanë reaguar lidhur me ndarjen skandaloze të këtij çmimi, është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i…

Lexo më Shumë

“ Ndarja e çmimit Nobël për letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke është dëshmi se, përkundër angazhimit marramendës, bota e qytetëruar përsëri di të rrëshqasë në vendime cinike dhe, mbase, poshtëruese. Është e vërtetë se ne e pranojmë dhe lexojmë artin letrar përtej qëndrimeve politike, por e vërteta më e madhe është se morali letrar nuk duhet të bie ndesh me moralin e përgjithshëm human. Të shpërblesh me një çmim prestigjioz një njeri që mburret me mbështetjen që i ka dhënë fashizmit millosheviqian e i cili as sot nuk pendohet për atë veprim, kjo është cinike dhe ofenduese jo vetëm…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje jo si subjekt politik por si lëvizje që sjell ndryshim, ndërsa ne shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshëvës, mbështetjen do t’ua kthejmë duke u kujdesur për qytetarët dhe jo për individët në politikë. Kështu është shprehur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati potencial për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Televizionin Shenja, e cila është realizuar menjëherë pas takimit që ai pati me drejtuesit e LDK-së dje në Prishtinë. Kurti thotë se bisedimet e djeshme kanë qenë shpresëdhënëse dhe me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin janë dakorduar për të…

Lexo më Shumë

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, janë çliruar nga terroristët fshatrat Mushejrfe dhe Dedat në Tal Abyad dhe Kishto në Ras Al-Ayn. Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bashkë me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) e filluan operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor. Nga terroristët e YPG/PKK janë çliruar fshatrat Mushejrfe dhe Dedat në Tal Abyad dhe Kishto në Ras Al-Ayn. SNA vazhdon kërkimet në fshatra ndërsa merr masa sigurie. Fshatrat El Jabse dhe Tel Fander në Tal…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se Operacioni Burimi i Paqes u zhvillua me sukses nga toka dhe ajri gjatë natës, ndërsa objektivat e përcaktuara janë marrë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria njoftimin e bëri nga rrjeti social Twitter, duke bërë të ditur se operacioni është duke vazhduar me sukses ashtu siç është planifikuar. “Operacioni Burimi i Paqes u zhvillua me sukses nga toka dhe ajri gjatë natës. Objektivat e përcaktuara janë marrë nën kontroll”, thuhet në njoftim. Turqia dje nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi gjatë një konference për mediat ka shpalosur sot një platformë për parandalimin e emigrimit në masë të popullsisë nga vendi. Sipas kësaj partie, ata kanë hartuar një fushatë ndërgjegjësuese të ndarë në tri faza: 1) në fazën e parë do të bëhet aksioni për ndërgjegjësim kundër migrimit, por edhe komunikimi me qytetarët për t’i dëgjuar drejtpërdrejt nga ata arsyet e kësaj dukurie dhe propozimet e tyre për parandalimin e shpërnguljes; 2) faza e dytë do të përfshijë tribuna, panele dhe debate me ekspertë të fushave të ndryshme, ku do të diskutohen arsyet e migrimit dhe…

Lexo më Shumë

Partia që ka dalë e para nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje dhe partia e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur sot marrëveshje për të bashkëqeverisur në qeverinë e re. Pas një takimi rreth një ore midis kreut të VV-së, Albin Kurtit, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës si dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani, u tha se është arritur marrëveshje që këto dy parti të bashkëqeverisin. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, ndërsa ky takim është fillim i planifikimit të kësaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa, Afrim Gashi ka shkruar një status ku shihet se kjo parti përgatitet për ndonjë aktivitet të radhës politik, por nuk sqarohen detaje. “Gati për betejën e radhës… Shpalosim idetë e veprimit në ora 13:30 në selinë e “Alternativa”””, shkruan Gashi. “Të enjten (10.10.2019) në orën 13.30 kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta shpalosë platformën e re politike të partisë. Konferenca do të mbahet në selinë e Alternativës në QT “Mavrovka” në Shkup” thuhet në njotimin nga Shërbimi për Komunikim me Opinionin i Alternativa.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë politike “Alternativa”, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Persona me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”. Gjatë takimit përfaqësuesit e shoqatës “SOS VITA” e kanë falënderuar kryetarin Gashi për përkrahjen dhe mbështetjen që jep “Alternativa” e jep në vazhdimësi në zhvillimin dhe avancimin e organizatave për persona me nevoja të veçanta.

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të diskutimit në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, nuk ka ndryshim të qëndrimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndrojnë atij të muajit qershor, kundër hapjes së negociatave. Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Megjithatë më komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord. Siç mëson TS nga burimet diplomatike, Italia mund të vendos VETO në hapjen e negociatave,…

Lexo më Shumë

Fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet paralamentare të Kosovës, i janë gëzuar shumë shqiptarë në trojet shqiptare dhe ata presin që kjo fitore të reflektohet edhe në ndrimin e strukturave partiake në Maqedoni dhe Shqipëri. Zyrtari i lartë i Vetëvendosojes nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku në profilin e tij në facebook ka paralajmëruar që beteja e radhës e Vetëvendosjes do jetë Maqedonia e Veriut, por siç duket jo me opozitën aktuale. “Mësimet e nxjerra nga fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit Që luftën politike mund ta bësh pa ambasadat e huaja, pa miratimin e tyre, pa i pyetur ato.…

Lexo më Shumë