Author: IM

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarin e partisë, Lulzim Aliu, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Spanjës në Shkup, z. Emilio Lorenzo Sera Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ndërsa tema kryesore e bisedës ishte pritja e vendimit final për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me BE-në. Me këtë rast Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Ambasadorin Lorenzo Sera për rolin konstruktiv që po luan Alternativa në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së dhe shfaqi shpresë edhe vendimi i Brukselit do të jetë…

Lexo më Shumë

Lideri i ASH Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në Tv 21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmer ASH si parti opozitare ditëve në vazhdim.Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani. Ziadin Sela mes tjerash ka deklaruar se ndjehet krenarë që e ka mbështet VV dhe Albin Kurtin sepse Kosova sipas Selës eshtë e afërt dhe e jona nuk është diçka e huaj dhe se ndryshimet në Kosovë janë të rëndësishme për demokracin

Lexo më Shumë

Nënkryetari i partisë “Alternativa”, Lulzim Aliu, thotë se për një vit sa janë në Qeveri kjo parti ka arritur të përmbushë dy qëllimet kryesore për të cilat u përfshi në koalicionin qeveritar. Sipas Aliut, Alternativa ka dhënë kontribut në procesin integrues, ndërsa funksionarët e kësaj partie u bënë model për qeverisje të drejtë, të pastër dhe të pashembullt deri më tani. Ai në emisionin “Studio e Hapur” thotë se asnjë nga ministrat dhe funksionarët e tjerë nuk janë të korruptuar dhe të njollosur, ndërsa kanë qeverisur pa nepotizëm, partizim dhe pa asnjë veprim komprometues.

Lexo më Shumë

Lideri i ASH-së Ziadin Sela ishte sonte i ftuar në TV21 në emision Click Plus, ku u debatua për aktualitetin e situatën politike, si dhe hapat që do të ndërmerr ASH si parti opozitare ditëve në vazhdim. Pjesë e debatit ishin edhe analisti Visar Ademi si dhe gazetari Naser Selmani. Ziadin Sela mes tjerash ka deklaruar se si qytetarë e meritojmë çeljen e negociatave mes BE dhe RMV, por si qeveri jo sepse kjo qeveri është e mbushur me skandale.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i partisë “Alternativa”, Lulzim Aliu, ka zbërthyer në emisionin “Studio e Hapur” në TV SHENJA, përmbajtjen dhe qëllimet e platformës më të re “Vatra jonë, Alternativa jonë”, me të cilën kjo parti do ti kundërvihet migracionit masiv drejt vendeve të perëndimit. Ai thotë se për çdo ditë boshatisen shkollat, zbrazen spitalet nga mjekët, ndërsa nga vendi largohen edhe kuadro nga të gjitha profilet e rëndësishme. Aliu sqaron se hapi i parë i kësaj platforme do të jetë takimi me qytetarët dhe njoftimi me arsyet e migrimit, si dhe senzibilizimi i tyre për të qëndruar në vendlindje dhe për të…

Lexo më Shumë

Sekretari Organizativ i Alternativa, Bekim Sali ka drejtuar kritika ndaj BDI-së së Çairit, më konkretisht ndaj kryetarit të kësaj komune, Visar Ganiu dhe atij paraprak Izet Mexhiti. “Visari deklaron se Çairin e shkatruar e ka trashëguar nga Izeti. Tash, kjo a është garë mes Visarit dhe Izetit se kush më shumë ka shkatërruar Çairin? Apo vetëm mesazh nga Visari per relativizim të krimit qe e bën aktualisht ai dhe njëkohësisht një përkëdhelje për të gjithë entuziastët që thonin se Visari është “djal i mirë”,- ka shkruar Sekretari Organizativ dhe njëherësh kryetar dege në Çair nga Alternativa, Bekim Sali.

Lexo më Shumë

Gazetari Emad Mehmeti ka komentuar skandalin korruptiv në të cilin u përfshi një eksponent i lartë i BDI-së, po ashtu ka folur edhe për “Vetingun” që kërkon kjo parti. “Kjo puna e “Vetingut” që e kërkon BDI-ja, është e njejtë me slloganin “luftë kundër korrupsionit” të Kadri Veselit e PDK-së. Sinonimi i keqpërdorimit të pushtetit ishte Kadria – sinonim i krimit dhe korrupsionit janë disa eksponentë të Alisë. Vidh nga 50 € e me miliona, ndërkohë kërko gjoja drejtësi. Sa janë qesharakë, po aq edhe injorantë politikë – me kërkesën për t’i mbyllur në burg funksionarët e vetë!”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, gjatë takimeve të rëndësishme që po i zhvillon në Asamblenë Parlamentare të NATO-s u takua me shumë politikanë dhe diplomatë të rëndësishëm botërorë, si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Zëvendëspresidentja e Senatit Francez, Helene C.- Mouret, takim me kryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Moon Madeleine, takim me dy kongresmenët amerikanë – Gerald E. Connolly dhe Brendan Boyle, takim me diplomatin e rëndësishëm britanik, Ben Wallance dhe gjithashtu ka realizuar takim edhe me delegacionin e Shqipërisë, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Nëpër mediat shqiptare këto takime të rëndësishme të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa është përfshirë në një skandal korruptiv dhe është kapur me “presh” në duar, raporton Top Channel. Musa është kapur nga ekipi i emisionit më të njohur investigativ shqiptar, Fiks Fare, ndërsa emisioni u transmetua sonte në orën 20:10 në Top Channel. Paralajmërohet se zëvendësministri Musa ka bërë pazar me një pacient nga Shqipëria për të kryer një operacion në njërin nga spitalet në Strugë. Për këtë punë, Musa ka kërkuar 1000 euro, ndërsa 50 euro i ka marrë si paradhënie.

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së së Ali Ahmetit, Asim Musa është përfshirë në një skandal korruptiv dhe është kapur me “presh” në duar, përcjell in7. Musa është kapur nga ekipi i emisionit më të njohur investigativ shqiptar, Fiks Fare, ndërsa emisioni do të transmetohet sonte në orën 20:10 në Top Channel. Siç ka arritur të mësojë kjo media që publikon lajmin, zëvendësministri Musa ka bërë pazar me një pacient nga Shqipëria për të kryer një operacion në njërin nga spitalet në Strugë. Për këtë punë, Musa ka kërkuar 1000 euro, ndërsa 50 euro i ka marrë si paradhënie.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij para të pranishmëve në Kërçovë tha se për atë që BDI e ka bërë për këto 18 vite do të shkruaj historia. “Në të ardhmen ne do të punojmë që t’i përgatisim gjeneratat e reja për në BE dhe NATO. Insistojmë dhe do ta realizojmë vetingun në të gjitha sferat e jetës shoqërore duke filluar nga gjyqësia por edhe në të gjitha institucionet shtetërore, pasi vetëm kështu do të luftojmë kundër korrupsionit dhe ekstremizmit dhe me funksionimin e shtetit ligjor ne do të jemi më pranë vlerave evropiane. Deri në fund…

Lexo më Shumë

Fronti Kombëtar i Veprimit të Kurdëve Sirianë dhe Komuniteti i Lirë i Kurdëve Sirianë, shprehën mbështetjen e tyre operacionit “Burimi i Paqes”, të zhvilluar kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e përbashkët me shkrim të grupeve të përbëra nga kurdët sirianë, është theksuar se organizata terroriste YPG/PKK duke marrë mbështetje nga regjimi i Asadit, ka ushtruar presione ndaj arabëve dhe kurdëve në rajon. Organizata terroriste YPG/PKK të rinjtë kurdë “i përdor për të arritur…

Lexo më Shumë