Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, ka qenë i ftuar në Tv Alfa, për të folur për aktualitetin politik në vend, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gazetari, Goran Momirovski, intervistën e filloi në gjuhën shqipe, ndërsa Sela nga ana tjetër që në fillim të bisedës dëshironte të tregohet se nuk është nacionalist, ashtu siç pretendonte gazetari.
Author: IM
Gazetari i njohur, Goran Momiroski mbrëmë ka hedhur një hipotezë interesante në emisionin tij “Shto ne e Jasno”, duke thënë se Ali Ahmeti me BDI-në do të marrë në koalicioni parazgjedhor BESËN e Bilall Kasamit dhe Hazbi Likën. Këto dyshime janë shfaqur edhe më herët në opinion, mirëpo nuk janë artitikuluar publikisht deri më tani. Këtë Momiroski e ka thënë teksa mysafirë e ka patur kreun e Aleanës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ndërsa, deri në këto momente ky pohim nuk është mohuar nga asnjë palë politike.
Para objektit te Gjykates se Kerçoves, dje u mbajt një protestë kundër dënimit të El Chekës, i cili nga Amerika po publikon bisedat e pergjuara per keqperdorimet e funksionareve shteterore ne Maqedonine e veriut. Dhjetëra protestues kane kerkuar qe El Cheka te mos denohet, pasi, siç thane, biseda te pergjuara publikonte edhe kryeministri Zoran Zaev, gjate kohes sa ishte ne opozite.
Për zgjedhje u dakorduan, e tani i vjen radha koalicioneve. Alternativa kërkon ndryshimin… “Për shqiptarët një ndryshim, mendoj që do të vijë dita gjithsesi” – theksoi Afrim Gashi. Ndryshim premton edhe Aleanca për Shqiptarët, zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti tha: “Shqiptarët kërkojnë ndryshimin, ata meritojnë një përfaqësim dinjitoz dhe është momenti që kjo të ndodhë”, raporton Klan Tv. Se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë më afër koalicionit se partitë tjera, flet edhe detaji që vjen nga takimi i liderëve, Gashi dhe Sela ishin ulur përballë Ahmetit, Thaçit dhe Zaevit, e këtë bindje e forcon edhe deklarata e…
“Ne si AlternAtivA dëshmuam se si qeveriset drejtë. Neve nuk na bëjnë përshtypje postet e funksionet. Tash Populli le të vleresojë me 12 Prill.”, ka shkruar Asaf Ademi nga Alternativa.
Analisti i mirënjohur shqiptar nga Kosova Xhevdet Pozhari ka thënë se Franca investon në Serbi 3 milionë euro në ditë, e rreth 1 miliardë në vit! “Kompanitë franceze në vitin 2018 investuan 710 milionë euro në Serbi duke u bërë investitori kryesor i ekonomisë së këtij shteti. Por, vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2019, shënohet rekord i ri, investimet franceze u rritën 13.7% krahasuar me vitin paraprak. Franca investoi 500 milionë euro në Serbi për 5 muaj. 100 milionë euro çdo muaj, apo 3 milionë euro çdo ditë!Nejse, këto lajme janë të “parëndësishme” ngaqë nuk kanë të…
Sot në pres-konferencën e realizuar nga partia politike ‘’Alternativa’’, të cilën e ka mbajtur kryetari i partisë Afrim Gashi, u bë e qartë se kjo parti kërkon zgjedhje të parakohshme edhe për kundër faktit se Alternativa u mundua që shteti të hec rrugëtimin e saj strategjik drejt NATO-s dhe BE-së. ‘’Pas refuzimit të Bashkimit Europian që Maqedonisë së Veriut t’i japë datë për fillimin e negociatave, duke dhënë mesazhin se BE-ja po i mbyllë dyert e integrimit europian, sot u takua Kryesia Qendrore e Alternativës, e cila konstatoi se për ne tashmë është shuar njëra nga arsyet për të cilën…
Në një prononcim të dhënë sot për televizionin News24 – Shqipëri, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, ka thënë se: ” paralajmërimi i kryeministrit të vendit, për zgjedhje të parakohshme është një vendim i pritur, pas vendimit për mos marrjen e datës për bisedime me BE-në”, ka thënë kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi.
Këtyre ditëve shtëpia botuese me renome gjithkombëtare e më gjerë Logos-A nxori në tregun kulturor Fjalorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë të autorëve Ahmet Emin Dağ dhe Ali Pajaziti, me mbi 600 faqe tekst, që siç shprehet recensenti, ambasadori kosovar Kiçmari, “ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej rreth 15, 000 nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.” Sipas tij, me gjuhë me nivel, strukturë të lakmueshme dhe shpjegime koncize, ky fjalor është shumë i rëndësishëm për ata që merren me studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe për ata që interesohen…
Xhevdet Pozhari Bashkimi Evropian i tha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: as që ju llogarisim të denjë për të nisur negociatat, anipse edhe nëse do të fillonin ato, veç një Zot e din sa do të zgjasnin, 10 vjet, 20 vjet, 50 vjet… 100 vjet. Për më tepër, Maqedonia bëri kompromiset më të dhembshme – ndryshoi edhe emrin, identitetin e saj, për dallim nga Edi Rama që veç u sorollat poshtë e përpjetë me brekushe e atlete për t’u dukur sa më evropian. Ky duhet të shërbejë si mësim për Kosovën e cila nuk e ka as liberalizimin e vizave:…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas dështimit së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në ka thënë se çmimin e këtij zhgënjimi duhet ta paguajë vetëm qeveria, dhe formë për këtë janë zgjedhjet e parakohshme. “Çmimin e këtij zhgënjimi patjetër që qeveria duhet ta paguajë dhe qytetari ka vetëm një formë, që t’i dënojë apo shpërblejë vendimet dhe veprimet që i bën një politikan, dhe kjo formë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duhet që Qeveria dhe partitë politike të zbresin te qytetari dhe atje të marrin energjinë e nevojshme që këto procese…
Sipas informatave jozyrtare, marrim vesh se është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të Alternativa-s, Afrim Gashi dhe kryeministri të vendit, Zoran Zaev. Takimi mes Gashit dhe Zaevit, ka filluar pak kohë më parë, ku temë e bisedës është mos marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian dhe rrugëtimi i mëtutjeshëm i qeverisë, me forcat progresive të vendit, si dhe aktualitetet tjera politike. Si do të përfundojë ky takim dhe çfarë vendime do merren lidhur me fatin e qeverisë dhe rrugëtimit euroatlantik të RMV-së, kjo do të mësohet në orët në vijim ose më së voni…

