Author: IM

“Them se është koha që opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut përtej ekzaltimit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo duhet të mobilizohet, e assesi të flejë, e pasivizohet. E them këtë sepse mendoj se opozitarizmi kërkon këmbëngulësi dhe kontinuitet në veprime, heshtja e saj mund të jetë e dëmshme, pasiqë amnestohen ata, që e kanë sjellë këtë gjendje te shqiptarët në Maqedoni të Veriut e kjo është BDI-ja me partnerët e saj të vegjël, në koalicionin aktual me LSDM-në. Vetëm një koalicion i fortë brenda opozitës shqiptare do rezultojë me atë që e pamë në Kosovë, fitore si ajo dmth…

Lexo më Shumë

Sindikata e Kulturës kërkon firmosje urgjente të Marrëveshjes së re kolektive me të cilat do të rriten pagat e tyre. Ata marshuan rrugëve të kryeqytetit. Kërkuan që Qeveria të përmbushë premtimet duke u kërcënuar me grevë në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre. Ndërkohë, për dallim prej të kaluarës kur punonjësit e Ministrisë së Kulturës “fshiheshin” nëpër korridoret e institucioneve për t’u ikur problemeve me të cilat përballen punonjësti e kulturës, sot në protestën e organizuar para Qeverisë, pjesëmarrës ishin edhe Faton Fazliu, Shef i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili nga radhët e “Alternativa”. Me këtë…

Lexo më Shumë

“Mos i tradhto ata që të besuan, Vjosë! Krejt votuesit e ndryshimit pritëm së paku se një ditë pas zgjedhjeve do t’i shohim dy kandidatët më të votuar duke e pi kafen e fitores. Në vend të kësaj, pamë një droje, një mëdyshje që sot dashakëqinjt dëshirojnë ta interpretojnë edhe si mungesë të vullnetit të koalicionit të ardhshëm qeverisës. LDK-ja, në të kaluarën, dy herë bëri koalicion me PDK-në përkundër vijave të kuqe. Kjo i motivon dashakëqinjt të thonë se edhe kësaj here do ta bëjë tradhtinë e madhe ndaj elektoratit i cili i besoi se pas zgjedhjeve koalicioni i…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski – Boki 13, është transportuar me ambulancë në Klinikën e Shkupit pasi i është përkeqësua gjendja shëndetësore deri sa po dëshmonte për rastin “Reketi” në Prokurorinë për Krimit të Organizuar. Ai sot në mesditë me përcjellje policore u soll në për të dëshmuar si i dyshuari i parë në këtë rast. Ndërkohë, një polic ka bërë sjellje tejet të pahijshme para kamerave, derisa Boki 13 bartet me karrocë nga Prokuroria për në klinikë mjeskësore, raporton Almakos. Nuk dihet se përse e ka realizuar këtë akt të shëmtuar polici në fjalë. Pamje telma:

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës i mbështet punonjësit e kulturës në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe në mënyrë të përkushtuar, së bashku me të gjithë faktorët në kulturë dhe me përfaqësuesit e SKRM-së dhe SASHK-ut, për më shumë se një vjet është duke punuar në përgatitjen e kushteve normative për miratimin e akteve ligjore moderne të cilat në periudhë më të shkurtër kohore do të mundësojnë realizimin e kërkesave të organizatave sindikale. Propozim-ligji për realizimin e interesit publik në kulturë është kusht për përpilimin e Marrëveshjes Kolektive. Propozim-ligji është në fazën përfundimtare, dhe grupi i punës i fut vërejtjet e paraqitura…

Lexo më Shumë

Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, ka uruar Kosovën për fitoren e shënuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka thënë se pavarësisht njollosjes me korrupsion Kosova do të mbetet gjithmonë ajo që ke qenë, boshti i patriotizmit shqiptar. Sipas Mehmetit, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, kurse kryetari Kurti do i tregojë mbarë shqiptarisë se çka e dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale. “Urime fitoren Kosovë! Edhe pse…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë dalur të festojnë rrugëve, por zemrat e tyre pa dyshim që po festojnë fitoren e Vetëvendosjes. Këtë fitore shqiptarët e Maqedonisë e përjetojnë si ogur të mirë se në zgjedhjet e ardhshme keqpërdoruesit e luftës se UÇK-së në Maqedoni do të pesojnë fatin e njejtë qe e pësuan keqpërdoruesit e luftës së UCK-së në Kosovë. Ndër të parët ka reaguar gazetari dhe kolumnisti Ejup Berisha. “Sonte i mbledhi plaqka Kadrija, nesër ishalla i mbledh edhe Alija”, ka shkruar Berisha në FB.

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e sheh si partner në qeveri Lidhjen Demokratike, me të cilën ka thënë se duhet sa më parë të fillojnë bisedimet për koalicion paszgjedhor për të formuar institucionet e reja. Kurti ka thënë se nëse do të garonin bashkë me LDK-në në zgjedhje, do t’i kishin 70 deputetë në Kuvend, ndërsa tani tha se i kanë mbi 60.“Ne gjithmonë i kemi konsideruar si partnerë në opozitë, kemi bërë hapa të bashkrenduar, fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët siç ishte synimi ynë, do t’i kemi së bashku mbi 60…

Lexo më Shumë

Për herë të parë kosovarët kanë zgjedhje mes një gruaje të re, që është aty për shkak të mendjes dhe guximit të saj, dhe një djaloshi që për vite të tëra, që nga mosha e rinisë, ka qenë në ballë të rezistencës. Pjesa tjetër është reprizë Shkruan: Zeqirija Ibrahimi, Shkup Më 6 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare. Pas pavarësimit, por ndoshta edhe pas luftës bile, këto mund të jenë zgjedhjet më interesante dhe, madje, më të rëndësishme që i ka pritur Kosova. Kanë kaluar saktë 20 vjet qëkur lufta ka përfunduar dhe kjo i bie që tash janë bërë…

Lexo më Shumë

Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët për procesin demokratik zgjedhor. Ai uron edhe partitë fituese, qoftë VV apo LDK. Ja shkrimi i tij në FB: Të nderuar qytetarë, Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime! Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës. Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për TV Dukagjini, ka thënë se qytetarët e Kosovës vendosën që ta shpëtojnë Kosovën. “Sot ka ndodhur ndryshimi, opozita ka fituar në Kosovës, dhe këtij ndryshimi i prinë LVV. Kjo na bënë shumë të gëzuar, por jemi të vendosur që të fillojmë punën. Po përgatitemi për të festuar. Para dy netëve thashë se do të takohemi sërish për ta festuar në sheshin Skënderbe. Në mesnatë do ta shënojmë fitoren ngase Erdhi dita”, tha Kurti, raporton SHENJA. Kurti shtoi se do të dëshirojnë që të arrijnë marrëveshje koalicioni me LDK-në, ngase dëshiron…

Lexo më Shumë

Lideri i Partisë Demkoratike të Kosovës, njëherësh, kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes, ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se punuan shumë për t’i fituar zgjedhjet, por që nuk ia arritën. Ai tha se PDK-ja tashmë do të kalojë në opozitë, teksa falënderoi të gjithë simpatizantët për mbështetje. “Së bashku me PDK-në kemi punuar s që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam PDK do të kalojë opozitë por ne do ti shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë ka qenë shumë e veçantë dhe jam shumë mirënjohës .Kemi ndarë shume momente bashkë. Anëtarëve…

Lexo më Shumë