Sot Almakos publikoi një video ekskluzive ku shihet se si dy hajdutë me armë në dorë e vjedhin pompën e benzinës “Okta” në afërsi të Sarajit. Kjo ka ndodhur më 11 shtator të këtij viti. Almakos nga burimet e saj të mirëninformuara ka mësuar se dy hajdutët gjatë mesditës së sotme janë kapur në fshatin Gërçec, por që i përkasin nacionalitetit maqedonas, dhe në tentim për t’i ikur policisë kanë bërë ndeshje me motoçikletën e tyre duke goditur një dru, me çka policia e ka pasur të lehtë më pas për ti kapur hajdutët në fjalë.
Author: IM
Pasi e çkoqi miletin me disa konferenca propagandistike për ndërtimin e minirrugës nga Shkupi deri në kufi me Kosovën – rrugë me vetëm 12 km që nuk ka asnjë shenjë se do të fillojë, edhe përkundër premtimit 15 vjeçar të partisë së tij – tipi qenka nisur në aksion për t’i hedh sy popullit prap, tash me tabela. Asgjë për tu habitur. Kariera politike e tij njeh storje të rrenave pompoze, premtimeve të bujshme pa asgjë konkrete, spine mashtruese dhe njolla të zeza të turpshme të deklarimeve publike (si ato për rastin “Monstra” dhe Haki Azirin), të gjitha të bëra…
Xhevdet POZHARI Shumëkush u befasua se pse LDK nuk pranoi ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion parazgjedhor, veçanërisht kur në shikim të parë ajo ishte gjeneroze dhe teknikisht ia jepte të gjitha përparësitë partisë së Isa Mustafës. Kandidatja e tyre, Vjosa Osmani do ta kryesonte listën, ndërsa Albin Kurti kishte pranuar të ishte në renditje pas saj. Shpjegimi është i thjeshtë: në listën e përbashkët Kurti do të fitonte më shumë vota se Osmani, edhe për arsyen se do të kishte votues të LDK-së që kanë simpati për liderin e Vetëvendosjes dhe në një listë të përbashkët nuk do të…
Xhavit Idrizi nga Sllupcani ka lëshuar vendlindjen dhe në mungesë të perspektivës këtu, eshte nisur drejt vendeve perëndimore. Me ketë rast ai ka bë një dedikim emocional në facebook, duke shprehur dhimbjen e ndarjes nga nêna, vendlindja dhe familja. “Me fal nane se po te merzis, por po lyp nevoja per me ik, drejten ta them se nuk e di ku do shkoj e ku do ndaloj”, ka shkruar Idrizi në facebook, njofton Gazeta Lajm. Fshati Sllupçan është një ndër fshatrat me të goditura ne komunen e Likoves nga dukuria e migrimit. Keshtu ku fshat, qe ishte cerdhe e UÇK-së…
“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani i pafund i ndërgjegjes në të cilën po fundoset Ali Ahmeti Nga Xhafer Ukshini “Bombat” flasin se, të gjitha instancat e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut janë themelur me ndikimin e BDI-së dhe se një numër i konsiderueshëm i gjyqtarëve janë nën kontrollin absolut të Ali Ahmetit dhe prezervativit të tij, kriminelit Blerim Bexheti. Atë instancë gjyqësore më problematiken, Prokurorinë Speciale, e prishën pikërisht Zoran Zajevi i LSDM-së dhe Hristian Mickovski i VMRO-së, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga ndjekja penale të gjithë ata kriminelë e banditë…
“Ashtu siç paralajmëruam disa ditë më parë, sot më 12 Shtator, bëmë hapjen zyrtare të nisjes së punimeve të rekonstruimit të rrugës Trebosh-Tetovë, bashkarisht me Ministrin e Vetqeverisjes Lokale, kryetaren e komunës së Tetovës, drejtorin e Byrosë së Zhvillimit Regjional dhe drejtorin e Qendrës së Zhvillimit Planor të rajonit të Pollogut. Sipas projektit, kjo rrugë është e gjatë 1350 m gjatësi, 5.5 metre gjërësi si dhe 1.2 m gjërësia e trotoarit. Vlera totale e këtij projekti do të jetë 11.500.000 denarë, ku komuna e Zhelinës është kofinancues me 2 milion denarë, Komuna e Tetovës me 1 milion denarë dhe Ministria…
“VMRO-ja me BDI-n deri sa ishin në pushtet bashkë, Maqedoninë jo vetëm që nuk e afruan në BE dhe NATO, po e sollën në PRZHINO. Tash nga PRZHINA, sërish në bashkpunim sekret, nuk lejojnë të del”, shkruan ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini.
Para pak çastesh nga sheshi Skënderbe në Shkup ka filluar protesta kundër diskriminimit. Në protestë po marrin pjesë qytetarë të cilët me flamurë dhe transparent kërkojnë t’i japin fund, siç thonë ata, politikës segregacioniste kundër shqiptarëve.
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbajti fjalim në hapjen e Edicionit të Katërt të Festivalit të Xhazit në Tetovë Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë (11 shtator) në Qendrën e Kulturës në Tetovë mori pjesë në hapjen e Edicionit të Katërt të Festivalit të Xhazit në Tetovë. Në fjalimin e tij të shkurtër përshëndetës para të pranishmëve, ministri i Kulturës, Ismaili, theksoi se Festivali i Xhazit në Tetovë me biografinë e tij të shkurtër, por të pasur dhe të rëndësishme artistike, është njëri nga manifestimet që me zgjedhjen e shkëlqyeshme të muzikantëve mundësoi që edhe Tetova të jetë pjesë e…
PËRSIATJE Shkruan: Ejmen ISMAILI “Shyqyr Zotit që Feja e Tij është e Tij dhe mbetet e tillë, si shpëtim dhe thirrje e përhershme për shpëtim dhe përmirësim; pa marrë parasysh “interpretimet” e ndryshme, si ato qëllim mira ashtu edhe qëllim këqija, ajo është e përhershme dhe e pastër dhe sjell shpëtimin dhe pastrimin e zemrës, mendjes dhe shoqërisë.” |Ismail BARDHI| Më vje rënd, të shkruaj diçka pas fjalisë lartëpërmendur, sepse si çdo herë Mësuesi i Dertit, me fjalë të shkurta na ngjallon zemrat tona dhe shpresën tonë për punën, fjalën dhe buzëqeshjen të mirë. Na kujton se ne nuk jemi…
Fiks Fare përsëri sjell të papriturat nga Struga, këtë herë ka vënë përpara kompleksin i cili supozohej se do të ishte një sallë sportive nga ku doli hotel për dasma, përndryshe bëhet fjalë për hotelin “Apollonia” që ndodhet disa metra pranë stazës së liqenit! Ekipi i Top-Channel ka hyrë brenda në hotel ku ka shikuar se si duket “salla sportive”, nga ku në fillim kanë komunikuar me djalin e pronarit me pretekstin se dëshirojnë të rezervonë një dasëm nga ku më vonë edhe fillojnë pyetjet se si arriti deri tek ky hotel. Për më shumë ndiqeni videon: https://youtu.be/1NUqmQcrpb0

