Fitim Zekthi Islamofobia është një sëmundje e keqe, e poshtër, e shëmtuar. Ajo është një formë racizmi. Si çdo racizëm, ajo ka për burim frikën nga humbja e statusit, frikën për humbjen e rolit zakonisht dominues në shoqëri dhe komunitet etj. Racizmi bën një kategorizim të menjëhershëm jologjik të njerëzve. Truri përdor stereotipe për të mos harxhuar shumë energji gjatë procesit të njohjes. Pra, në një farë mënyre ai bën një lidhje të shkurtër (e cila, siç ndodh në fizikën e elektricitetit, bën masë dhe djeg qarkun) për shkak të pafuqisë dhe dembelizmit. Theodor Adorno thoshte se individët që kanë…
Author: IM
International Balkan University (IBU) dhe Dijitalpark Teknokent kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synim forcimin e ekosistemit të inovacionit dhe zhvillimin e mundësive të reja për startup-et dhe ndërmarrësinë në rajonin e Ballkanit. Marrëveshja u nënshkrua në kampusin Dijitalpark Teknokent Ataşehir në Stamboll nga Prof. Dr. Tahsin Engin, Drejtor i Përgjithshëm i Dijitalpark Teknokent, dhe Prof. Dr. Bilal Sucubaşı, Kryetar i Bordit Drejtues të International Balkan University. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë gjithashtu Cemil Yıldız, anëtar i kryesisë së INNOX Innovation Centre, si dhe Tolga Bildirici, zëvendësdrejtor i Dijitalpark Teknokent. Ky partneritet parashikon zhvillimin e programeve të përbashkëta të…
Projekti Erasmus+ KA210 VET me titull “Gamification Academy for Mastering Youth”, i cili bashkoi të rinj nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut, ka hapur rrugën për projekte ndërkombëtare të shkallëzueshme që gjenerojnë ndikim real social përmes një qasjeje të bazuar në gamifikim. Gjatë një programi nëntëjavor trajnimi online, të ndjekur nga një bootcamp intensiv në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrësit zhvilluan projekte të orientuara drejt zgjidhjeve që fokusoheshin në qëndrueshmëri dhe gamifikim. Projektet e përzgjedhura treguan se si gamifikimi mund të forcojë aftësitë vendimmarrëse të të rinjve dhe kapacitetin e tyre për të krijuar ndikim të rëndësishëm. I koordinuar nga StartGate…
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kësaj iniciative i është bashkuar zyrtarisht edhe Parlamenti Studentor i Universiteti i Evropës Juglindore. Gjatë një takimi të zhvilluar mes kryesive të të dy parlamenteve studentore, kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, ka shprehur përkrahje të parezervë për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë si legjitime dhe të bazuar në të drejta të garantuara me ligj. Ai ka konfirmuar se UEJL do t’i bashkohet plotësisht mobilizimit të studentëve për protestën e paralajmëruar, si dhe nismave të tjera…
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet institucioneve dhe popujve tanë. Pas takimit në ambientet e Komunës, kryetari Abazi dhe Ambasadori Ulusoy vizituan fshatin Koliçan i Poshtëm, ku bashkëbiseduan me banorët, duke dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në një frymë të hapur dhe vëllazërore. Në fund, Abazi shprehu falënderimet e tij të sinqerta për Ambasadorin Ulusoy për vizitën dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar besimin se…
Shtëpia botuese Logos-A sjell për lexuesit botimin më të ri: “Rinia në kërkim të kuptimit”, nga mendimtari bashkëkohor turk Mehmet Görmez. Ky libër, tashmë gjendet në duart e lexuesve si një udhërrëfyes i çmuar për brezin e ri. “Rinia në kërkim të kuptimit” është një përmbledhje fjalimesh dhe ligjëratash që synojnë t’u japin përgjigje pyetjeve thelbësore të të rinjve rreth jetës, dijes dhe botës që na rrethon. Përmes një qasjeje të thellë reflektuese dhe gjuhës së qartë, autori trajton sfidat shpirtërore, intelektuale dhe shoqërore me të cilat përballet rinia sot, duke ofruar orientim dhe frymëzim për rrugëtimin drejt kuptimit dhe…
Me miratimin e Ligjit për angazhimin e personave në punë, shteti bën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për punë sezonale dhe të përkohshme, forcimit të mbrojtjes sociale dhe zvogëlimit të ekonomisë joformale. Ligji vendos një kornizë të qartë dhe të thjeshtuar për angazhimin e ligjshëm të personave për punë me karakter sezonal ose të përkohshëm, duke mundësuar rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të personave të angazhuar dhe të punëdhënësve, si dhe duke futur një procedurë të digjitalizuar për regjistrim dhe pagesë. Me zgjidhjen e re ligjore, personat e angazhuar fitojnë qasje në të drejtat themelore të…
Abil Baush Ligji për Arsimin e Lartë në vendin tonë ka hapur një debat të madh, por gjëja interesante është se pikëpamja që kemi ndaj ligjit është sikur të jetë një sistem i izoluar kurrikulash, zgjedhjesh për tituj, akreditimesh, të drejtave të studentëve dhe autonomisë universitare. E gjithë kjo është e rëndësishme, por nëse debati mbaron këtu, do të bëjmë përsëri të njëjtin gabim, do të miratojmë një ligj që do të “rregullojë” procedurat, por nuk do të ndryshojë trajektoren ekonomike të vendit. E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e thellë në arsimin e lartë është…
Sot në orët e para të mëngjesit, në disa rrugë të komunës së Çairit në Shkup, janë shfaqur grafite dhe parulla me përmbajtje politike. Në mbishkrime qëndron mesazhi: “Koha t’i bëjmë shqiptarët përsëri zot shtëpie.” Grafitet janë konstatuar nga banorë të lagjes, ndërsa pamjet e tyre janë shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Deri në këtë moment, nuk ka njoftime zyrtare lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve apo për ndonjë reagim konkret nga institucionet përgjegjëse.
Gjatë vizitës së tij treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua edhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në takimin miqësor, dy presidentët diskutuan për zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe për situatën e sigurisë në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje dhe nevojës për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Gjatë bisedës u trajtua edhe rëndësia strategjike e Korridorit 8, projekt që lidh rajonin me rrjetet evropiane të transportit. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika…
Kryetari i Unionit të Studentëve UEJL, Mevlan Ademi, ka dal me një mesazh publik pas deklaratave të Presidentit të Shqipërisë, duke theksuar mbështetjen e Tiranës zyrtare për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. “Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet”, ka shkruar Ademi, duke iu referuar mesazhit të dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Sipas tij, kreu i shtetit shqiptar dha një mesazh të qartë dhe të fortë se Shqipëria qëndron gjithmonë krah shqiptarëve, por njëkohësisht theksoi se e ardhmja varet edhe nga angazhimi dhe përgjegjësia e vetë të rinjve. Ademi nënvizoi se në…
Gjatë këtyre ditëve Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre vizitave, Begaj ka realizuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike shqiptare në vend. Një ndër takimet që Begaj ka realizuar me partitë politike shqiptare, ka qenë edhe takimi i mbrëmshëm me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi. Lidhur me këtë takim, Rexhepi ka shkruar se Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime, ndërsa sipas tij…

