Author: IM

Në emisionin “Pretres me Landovin”, ish-shefi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ljubomir Gjurcheski, flet edhe për rastin Rasti Gërçec dhe për Sheval Muaremi, raporton Skopje1.mk. “Për Shevalin thuhet se është “ujku” që qëndron në krye të grupit kriminal. “Tek ai asnjëherë nuk kemi gjetur drogë. Nuk kemi arritur të sigurojmë prova, kemi pasur vetëm indicie. Tek askush nuk ka prova materiale, nuk ka para dhe as armë. Shevali kurrë nuk e ka përdorur aplikacionin Sky ECC”, tha Gjurcheski. Ai nuk dëshiron ta komentojë vendimin e gjykatës dhe thotë se kjo është çështje e avokatëve, raporton Skopje1.mk. https://www.youtube.com/live/bdnsaDao7b4?si=zxwvf7lR_mGm4Ph7

Lexo më Shumë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se qëndrimi i Ankarasë në lidhje me Iranin është i “qartë”, si dhe ka theksuar se Turqia është gjithmonë në anën e paqes, jo të luftës, raporton Anadolu. Duke theksuar përpjekjet e Turqisë për një armëpushim në Iran, Erdogan tha se Ankaraja po bën “përpjekjeve intensive për të siguruar që armët të heshtin, të arrihet një armëpushim dhe të rifillojnë bisedimet”. “Po përpiqemi të shuajmë zjarrin para se flakët të zgjerohen, para se unaza e zjarrit të përhapet më tej dhe para se të dëmtohen më shumë jetë dhe të derdhet më shumë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq kritikoi sot ambasadorin izraelit i cili akuzoi misionin iranian në Zagreb për lidhje të mundshme me terrorizmin, transmeton Anadolu. Ai tha se Kroacia nuk do të toleronte “infeksione dhe mikrobe të huaja” në territorin e saj dhe se nëse një sjellje e tillë vazhdon, vendi nuk do të dëshironte që i dërguari nga Tel Avivi të jetë i pranishëm. “Irani, kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, ashtu si Izraeli, është i prirur ndaj metodave të caktuara terroriste. Çfarë është vrasja në Gaza nëse jo terrorizëm dhe çfarë është abuzimi nga ushtarët izraelitë të trajnuar…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hoxhë Ridvan ef. Xhaferi “Nuk i vyen gjë zemrës më shumë se një vetmi, përmes së cilës hyn në mejdanin e meditimit.” Në këtë urtësi, Ibn Ataullah el-Iskenderi ka përmbledhur një nga të vërtetat më të thella të jetës shpirtërore, zemra nuk zgjohet në zhurmë, por në heshtje. Njeriu jeton mes njerëzve, mes fjalëve dhe mes kërkesave të përditshme që e mbushin jetën me lëvizje të vazhdueshme, por pikërisht kjo dinamikë shpesh e bën zemrën të humbasë drejtimin e saj të brendshëm. Sa më shumë shtohen zërat përreth njeriut, aq më e vështirë bëhet që ai të dëgjojë zërin…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Thonë se ai endet ende nëpër ato rrugë të Harranit ku dikur shikonte yjet, se hija e tij ndalet para çdo idhulli që sheh njerëzit duke adhuruar, duke pëshpëritur: “Ky nuk është Zoti im”. E megjithatë, kur takohesh me të, sytë e tij nuk janë të lodhur nga kërkimi. Janë si dy prroje që kanë gjetur burimin. Rreth nesh, rëra e shkretëtirës fshin gjurmët e mijëra viteve, por fytyra e tij mbetet e re, si e atij që sapo ka dalë nga zjarri pa u djegur. Ulem pranë tij nën hijen e një peme që…

Lexo më Shumë

Ambasadori Meidani takon rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në fokus ligji për arsimin e lartë Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim miqësor me rektorin e International Balkan University, Lutfi Sunar, si dhe me zëvendësrektorin Ahmet Lökce. Gjatë takimit u diskutua për propozim-ligjin për Arsimin e Lartë në Maqedonië e Veriut. Ambasadori Meidani theksoi se i ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e paraqitura nga drejtuesit e universitetit, ndërsa palët ndanë bindjen se arsimi i lartë cilësor mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të çdo shoqërie. Në bisedë u theksua rëndësia e respektimit të autonomisë universitare…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe fshatrat përreth. Ky aksion humanitar synon të lehtësojë sadopak vështirësitë e familjeve që përballen me kushte të vështira ekonomike, duke u ofruar ndihmë konkrete me produkte ushqimore bazë. Solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë vlera që e mbajnë të fortë shoqërinë tonë, veçanërisht në kohë kur shumë familje kanë nevojë për mbështetje. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe u angazhuan në realizimin e këtij aksioni humanitar. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt ndërtimit të një shoqërie…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë miqësore dhe solidariteti, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup organizoi një mbrëmje iftari, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas njoftimit të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në këtë mbrëmje ishin të pranishëm ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në iftar morën pjesë edhe të rinj dhe aktivistë nga shoqëria civile, presidentët e parlamenteve studentore të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Një hap historik për bashkëpunimin studentor shqiptar u realizua sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës, ku kryesitë e parlamenteve studentore të tre universiteteve shqiptare – Universiteti i Tetovës (UT), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup (UNT) – u takuan për herë të parë. Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i unifikimit të parlamenteve, mobilizimi i studentëve për çështjen e provimit të jurisprudencës dhe diskutimi i çështjeve me interes për studentët, duke krijuar një koordinim të përbashkët të veprimeve studentore. Në takim morën pjesë kryetarët e parlamenteve studentore: Leart Ibraimi nga UT, Besar Sejdiu nga…

Lexo më Shumë

Mundësit shqiptarë kanë shënuar sukses në një turne ndërkombëtar të zhvilluar në Bordeaux të Francë, duke fituar një medalje të artë dhe dy të bronzta. Omer Memedi u shpall kampion në kategorinë 97 kilogramë, pasi dominoi garën dhe siguroi medaljen e artë me një fitore bindëse. Ndërkohë, Trim Ismaili arriti të renditet në vendin e tretë dhe fitoi medaljen e bronztë pas tri fitoreve dhe një humbjeje gjatë turneut. Edhe Muhamed Veseli fitoi medaljen e bronztë, po ashtu me tri fitore dhe një humbje. Sipas vlerësimeve nga ekipi i tij, në përballjen për finale pati një vendim të diskutueshëm nga…

Lexo më Shumë

Shkruan Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu për Almakos Në politikë mund të hasen dy lloje zhurmash. E para është e natyrshme, kur njerëz të ndryshëm, me biografi dhe temperamente të ndryshme, përpiqen të ndërtojnë një vijë të përbashkët të lëvizjes dhe zhvillimit politik. E dyta është zhurmë e qëllimshme, e prodhuar për të fshehur thelbin. Këto ditë po shohim përpjekje që VLEN të paraqitet si një konstruksion i paqëndrueshëm dhe si një aleancë e përkohshme, që do të shpërbëhet në kthesën e parë. Ky narrativ nuk është ndërtuar rastësisht; ai është produkt i një strukture që, në pafuqinë dhe mungesën…

Lexo më Shumë

Me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir zhvilluan një vizitë të veçantë në Kryeministrinë e Shqipërisë, ku u pritën nga Kryeministri Edi Rama. Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili theksoi se bashkë me zëvendësministren Romina Kuko Premti shoqëruan fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir në këtë takim simbolik. Sipas tij, këta fëmijë janë shembull i përkushtimit për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare edhe përtej kufijve. Ata vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqipe përmes leximit dhe dashurisë për librin. “Çdo fjalë e mësuar dhe çdo…

Lexo më Shumë