Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër duke theksuar se nëse Hristijan Mickoski dhe qeveria synojnë reformë reale në sistemin gjyqësor, ajo duhet të fillojë nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, pikërisht aty duhet të kërkohen rastet më të rënda të korrupsionit dhe abuzimeve, duke përmendur anulime vendimesh, rigjykime të dyshimta dhe marrëveshje financiare të kontestuara.
Ai ngriti shqetësime edhe për manipulim të sistemit AKMIS, si dhe për humbjet milionëshe që shteti pëson në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Lloga thekson se pa adresuar këto probleme, çdo reformë në drejtësi rrezikon të mbetet vetëm në letër.


