Izet Mexhiti nga VLEN ka mirëpritur në Shkup kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell Almakos.
“Mirë se erdhe në Shkup, miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti, duke shprehur mikpritjen dhe raportet e afërta mes tyre.
Vizita e Kurtit në Shkup pritet të shoqërohet me takime dhe diskutime mbi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje të rëndësishme rajonale./Almakos


