Rami Mislimi Gjendja ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së fundit gjithnjë e më qartë tregon kufijtë e modelit që është praktikuar prej vitesh. Pavarësisht deklaratave të shpeshta për stabilizim, rritje dhe investime, ekonomia vazhdon të funksionojë brenda një logjike shpenzuese, me efekt të kufizuar zhvillimor dhe me rreziqe të shtuara makroekonomike. Struktura e buxhetit mbetet kryesisht e orientuar drejt shpenzimeve korrente paga, pensione, subvencione dhe transfere sociale а të cilat kanë rol social dhe politik, por jo fuqi thelbësore zhvillimore. Hapësira fiskale për politika që do të gjeneronin produktivitet dhe rritje afatgjatë mbetet e ngushtë dhe…
Author: IM
Këshilltarët e AKI-së në Qytetin e Shkupit kanë reaguar pas miratimit të rebalancit të buxhetit, duke theksuar se pothuajse të gjitha amandamentet e propozuara prej tyre janë bërë pjesë e Buxhetit për vitin 2026. Në emër të këshilltarëve të AKI-së, reagimin e ka bërë Daim Luçi, i cili theksoi se ky është një dëshmi se edhe nga opozita mund të imponohen zgjidhje reale dhe konkrete në dobi të qytetarëve. Sipas tij, buxheti përfshin investime të rëndësishme si: • ndërtimi i ujësjellësit për Nerez të Epërm, Studeniçan dhe Gazi Babë; • parqe dhe pajisje urbane në Çair dhe Saraj; • mjete…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e kujtesës sonë kombëtare. Gjatë vizitës, Spiropali theksoi se Shkupi është një qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme, duke përmendur figura të shquara të kombit si Shën Tereza, Pjetër Bogdani dhe Hasan Prishtina, të cilët përfaqësojnë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni kombëtar i shqiptarëve. Ajo vlerësoi rolin e Institutit…
Në këtë konstelacion të skenës politike, dhe në kontekstin e integrimeve në BE të vetë-bllokuara, në një “manier kolonialist” të trashëguar; si dhe të komprometimit dhe nënshtrimit të partnerit shqiptar; në fakt – partitë maqedonase (pozitë-opozitë), së bashku me “opinionin publik”, e kanë “reformuar” BDI-në dhe e kanë kurorëzuar Ali Ahmetin si dikë që mund të quhet lider burimor dhe autentik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe si i vetmi “lider politik” në Maqedoninë e Veriut në tërësi Nga Nikica KORUBIN Derisa VLEN-i ende po e kërkon liderin e vet në vetë thelbin e ekzistencës së saj, jashtë…
Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në male priten reshje bore. Në disa vende në pjesët lindore reshjet do të jenë më intensive (mbi 25 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 9 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare…
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “shpallja e gjendjes së krizës në energjetikë nuk është për shkak të protestave në Greqi, por për shkak të tenderëve kriminalë dhe paaftësisë së VMRO-DPMNE-së”. Nga LSDM thonë se në vend që të prodhojë energji elektrike në shtëpi, e cila kushton 80-90 euro për megavat orë, Qeveria po blen energji elektrike të shtrenjtë për 140 euro për megavat orë. “E gjithë kjo duhet të mbulohet nga një “krizë” në mënyrë që qytetarët të mund të paguajnë për këto humbje. Kjo na çon te pyetja kryesore: pse nuk u ble…
Do të ketë amnisti të mëtejshme, ndoshta edhe më të gjerë për krimet e lidhura me korrupsionin me ndryshimet e reja në Kodin Penal (KP), ishte konkluzioni i debatit të djeshëm mbi këto ndryshime të propozuara nga një grup deputetësh nga shumica qeverisëse e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili u organizua nga Qendra Ballkanike për Politika Konstruktive “Solucija”, transmeton Portalb.mk. Lidhur me pyetjet se çfarë mund të presim nga ndryshimet e reja ligjore në Kodin Penal, nëse ato do të sjellin drejtësi dhe ndëshkim më të madh për zyrtarët që abuzuan me detyrën e tyre apo do të jenë edhe…
Drejtori i portalit TetovaSot, Rami Mislimi, ka shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, të shoqëruar me simbolin “👊”. Ky veprim ka nxitur reagime dhe spekulime në opinionin publik, duke pasur parasysh se prej gati një viti Grubi nuk ndodhet në Maqedoninë e Veriut, pas akuzave për keqpërdorime zyrtare ndaj tij. Një nga interpretimet që po qarkullon lidhet me mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Grubit në vend, apo zhvillime të reja që mund të jenë duke u përgatitur në prapaskenë. I kontaktuar nga Almakos, Rami Mislimi nuk ka pranuar të komentojë për momentin…
-Ali Ahmeti ende jeton në folklorin e kohës kur për herë të parë ka marrë pjesë në qeveri, në vitin 2002. Kanë kaluar shumë vite, më shumë se 20 nga kohët në të cilat është ngujuar vetëdija e tij, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, lidhur me propozimet e liderit të BDI-së të paraqitura në Kongresin e pestë partiak, që qeveritë e ardhshme të zgjedhen me shumicë të “Badenterit”, dhe për vednosje të këtij mekanizmi në marrjen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese. “Ndoshta thellë brenda vetes e di se të gjitha këto gjëra për…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Musa Xhaferin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si dhe me Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së. Gjatë takimit u diskutua roli i shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe në avancimin e procesit të integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Spiropali theksoi mbështetjen e Shqipërisë për angazhimin konstruktiv dhe për diplomacinë parlamentare si një instrument i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal. Po ashtu, ajo nënvizoi pritshmërinë për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e…
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtes, së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kanë zhvilluar një moment solemn nderimi pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në ceremoninë, e cila u mbajt në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, u vlerësua figura e Skënderbeut si simbol i dinjitetit, qëndresës dhe vizionit europian, një personalitet që tejkalon kohën dhe mbetet pikë orientimi për identitetin shqiptar. Pas homazheve, aktiviteti vijoi në një atmosferë festive, me shfaqje artistike, tinguj…
Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në një intervistë për “Lajm” ka theksuar se Kongresi i fundit i BDI-së i ngjante një Kongresi komunist, ku të gjithë zëvendësohen, ndërsa vetëm i pari, (duke aluduar në kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti), “nuk merr përgjegjësi dhe nuk zëvendësohet”. “Kongresi i fundit i BDI-së i ngjante një Kongresi komunist apo pas Titos Tito, të gjithë zëvendësohen dhe i pari nuk merr përgjegjësi dhe nuk zëvendësohet. Karakteristikë e dytë që shihet te pakënaqësia është kryesia apo Kongresi i ‘bedelëve’- nuk është filani por ka deleguar dikë…

