Author: IM

Avokati i njohur Besnik Asani ka reaguar publikisht përmes një fotografie të përbashkët me ministrin Fatmir Limani, duke përcjellë një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Asani shkruan: “E vërtetuar se: Korrupcioni dhe ndershmëria nuk kanë pikë të përbashkët. Rrugët kurdoherë do të ndahen, por fytyra dhe turpi mbesin.” Ky mesazh është interpretuar si një qëndrim i qartë kritik ndaj dukurive të korrupsionit dhe si një distancim moral në raport me zhvillimet e fundit politike. Fotografia dhe komenti i tij kanë nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Në çdo fillim të muajit Ramazan, ndodh një skenë që përsëritet me një monotoni trishtuese: një grup njerëzish ngre sytë nga qielli në minutat e fundit të perëndimit te diellit, dhe në sytë e tyre shkëlqen jo vetëm drita e hënës së re, por edhe një dritë tjetër – drita e krekosjes se “ne ia dolëm”, “ne e pamë atë që të tjerët nuk panë”. Ky moment, që duhet të ishte një vegim i përulësisë para madhështisë së Krijuesit, është shndërruar në një arenë ku shfaqet egoja më e egër. Të shohësh hënën me sy…

Lexo më Shumë

Shkruan: Fatmir Limani MORATORIUM ! Pezullim i aktivitetit ose një procesi të caktuar. Megjithatë, në praktikën politike dhe organizative, një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar, e konsultuar me strukturën dhe në funksion të stabilitetit. Asesi në dëm të funksionimit demokratik të strukturave, të cilat zhvilluan subjektin deri në masën e përfaqësimit në qeverisje. Deklaratat e fundit lidhur me vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike ngrejnë shqetësime serioze për mënyrën e konceptimit dhe funksionalitetit organizativ. Strukturat politike nuk mund të paralizohen përmes vendimeve të njëanshme, pasi ato përfaqësojnë vullnetin dhe angazhimin e anëtarësisë në terren. Funksionimi normal…

Lexo më Shumë

Më poshtë reagimi i plotë i BESA: SQARIM Sqarojmë opinionin publik se Dega e Lëvizjes BESA në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin, anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini dhe Bejtulla Eminin, si dhe anëtarësinë e saj, si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur të aktiviteteve partiake me qëllim bashkimin e VLEN-it në një subjekt. Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, në mbledhjen e 12 shkurtit 2026, shkarkoi kryesinë e partisë dhe autorizoi kryetarin Bilall Kasami që të vijojë bisedimet për bashkimin e VLEN-it. Në të njëjtën mbledhje, u shkarkua nga anëtari i Kuvendit Qendror…

Lexo më Shumë

Kryesia e degës së Lëvizja Besa në Kërçovë ka marrë vendim për shkarkimin dhe largimin e tre funksionarëve lokalë, pas një mbledhjeje të mbajtur më 16 shkurt 2026. Burime nga dega për TS bëjnë të ditur se vendimi është ndërmarrë nga strukturat e drejtuara nga Fatmir Limani, ndërsa të shkarkuarit konsiderohen si persona të afërt me kreun e partisë, Bilall Kasami. Sipas kumtesës zyrtare, në mbledhjen e kryesisë është shqyrtuar situata politike e kohëve të fundit në nivel lokal dhe qendror, ndërsa vendimet janë miratuar në mënyrë unanime. Me vendim të kryesisë janë shkarkuar: Bejtulla Emini dhe Valbona Adili Emini,…

Lexo më Shumë

Në një reagim publik, Mesut Bajrami ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Kumanovë, duke theksuar se lista e pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” ka arritur një sukses historik me rreth 1 500 vota. Sipas tij, pas dështimit të partisë së vulave, Alternativa, lista që ai përfaqëson është dëmtuar rëndë nga komisionerë partiakë, duke pretenduar se rreth 500 vota janë devijuar me qëllim që të mos sigurojnë përfaqësim në këshill. Bajrami gjithashtu ka akuzuar për, siç u shpreh ai, vazhdimin e sulmeve përmes “aparaturës shtetërore” që kundërshtarët politikë kanë në dorë. Megjithatë, ai theksoi se këto veprime nuk do ta…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit, qyteti i Gostivarit është zbukuruar me dritat festive me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për besimtarët dhe të gjithë qytetarët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook. “Njësoj si këto drita festive, ndriçoftë çdo zemër muaji i Shenjtë i Ramazanit!”, ka shkruar Limani në përshkrimin e videos, duke përcjellë një mesazh urimi, paqeje dhe solidariteti për të gjithë besimtarët myslimanë. Vendosja e dekorimeve festive tashmë është bërë traditë në Gostivar gjatë muajit të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Draft-ligji i ri (viti 2026) synon integrimin e plotë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) përmes neneve që kërkojnë standarde të larta akademike dhe operacionale. Megjithatë, vendosja e këtyre normave pa një bazë paraprake teknike dhe intelektuale krijon një “paradoks ligjor”: kërkohet cilësi evropiane me infrastrukturë shpeshherë të degraduar. Nenet që rregullojnë standardet e akreditimit dhe vlerësimit të cilësisë (p.sh., Neni 4 dhe Neni 55) kërkojnë që institucionet të plotësojnë standardet evropiane (ESG). Për të arritur këto standarde, universitetet duhet të kenë laboratorë modernë, biblioteka digjitale dhe kampuse funksionale. Në kushtet e Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Afrim Tanallari Në një rajon ku dinamika politike shpesh ndërthuret me tensione identitare dhe sfida institucionale, diplomacia mbetet instrumenti më i rëndësishëm për stabilitet dhe progres. Zhvillimet e fundit në Maqedonia e Veriut tregojnë qartë se balancat e brendshme politike dhe orientimi strategjik ndërkombëtar janë më të ndërlikuara se kurrë, duke kërkuar një angazhim të matur nga aktorët rajonalë veçanërisht nga Shqipëria. Diplomacia moderne nuk është vetëm komunikim formal mes qeverive; ajo është menaxhim i krizave, ndërtim besimi dhe harmonizim interesash. Në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, diplomacia luan rol kyç në ruajtjen e ekuilibrave të brendshëm etnikë, funksionimin…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Shkup, me një pjesëmarrje të gjerë dhe në një atmosferë festive, u shënua 18-vjetori i shtetësisë së Kosovë. Në fjalën e tij, Ambasadori Florian Qehaja theksoi se ky përvjetor nuk ka vetëm simbolikën e arritjes së maturisë shtetërore, por përfaqëson edhe dëshminë konkrete të suksesit të Kosovës në shumë fusha. “Ky përvjetor nuk e ka thjesht simbolikën e arritjes nominale të maturisë shtetërore. Kjo për faktin se shteti i Kosovës ka dëshmuar suksese në një spektër të gjerë të fushave duke demonstruar aftësi të shumta që tejkalojnë faktin e të qenurit shteti më i ri në Evropë”, tha…

Lexo më Shumë

Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinë nga radhët e Lëvizja BESA, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, duke theksuar se ky projekt politik nuk është ndërtuar mbi logjikën e ndarjes së posteve, por mbi misionin për ndryshim. Ja postimi i plotë: Ne si Lëvizje BESA nuk kemi hyrë në VLEN për të numëruar karrige, por për të ndryshuar rrjedhën e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur u krijua VLEN-i, ne sakrifikuam shumë duke ulur flamujt e egoizmit politik dhe vendosëm mbi tavolinë një projekt më të madh se secili prej nesh, siç është VLEN-i. E…

Lexo më Shumë

Shkruan: Afrim Tanallari Ka vende ku politika është zanat. Ka vende ku politika është luftë. Si dhe ka vende si Ballkani ku politika shpesh është teatër. Në këtë teatër, disa hyjnë me program, disa me flamuj, disa me mllef, ndërsa disa me një talent të veçantë: ta kthejnë fjalën në spektakël dhe spektaklin në pushtet. Në këtë kategori të fundit, “modeli politik alla Rama” është një specie nw vete. Jo thjesht si figurë, por si metodë: një përzierje e kontrollit të narrativës, ironisë si armë, estetikës si propagandë dhe sulmit parandalues ndaj çdo kundërshtari. E gjithë kjo, me një dozë…

Lexo më Shumë