Author: IM

Ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, është prononcuar ekskluzivisht për Televizionin Shenja me çka i dërgoi sinjale partisë amë, Lëvizja Besa, që mezi po e pret guximin e tyre që të marrin vendimin eventual për ta përjashtuar që pastaj ky i fundit të veprojë. “Kam heshtur sepse jam i matur, por nuk duroj dot të mbaj samarin e të tjerëve. Unë kam dëshmuar veten me punë dhe projekte konkrete prandaj edhe nuk mund të mbulojë dështimet e askujt. Në radhë të parë për interesi i përgjithshëm, qëndroj në anën e profesionistëve që janë shtypur e shkelur vetëm…

Lexo më Shumë

“Jam gati të flas me emra, data dhe fakte për shkarkimin tim” thotë ashpër Sedat Rushani për shkarkimin e tij. Ish drejtori i Metrologjisë i shkarkuar nga Bilall Kasami thotë se në këtë prces është i involvuar Adnan Azizi. “Nëse nuk e di ose bën sikur nuk e di, le ta pyesë Adnan Azizin, shefin e tij, i cili e di shumë mirë se si janë marrë vendimet dhe kush ka shtyrë për këtë shkarkim. E vërteta nuk fshihet dot” ka shkruar Rushani. Ai thotë se nuk do kursej askënd që është i përfshirë në këtë proces për ta njullosur…

Lexo më Shumë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka reaguar me një sqarim publik lidhur me interpretimet e fundit në opinion për organizimin e një takimi me përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare në vend. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në RMV, Ambasada ka përcjellë, në emër të Presidentit, kërkesën për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare. Nga Ambasada theksojnë se bëhet fjalë për një veprim krejtësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme që ndiqet gjatë vizitave…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media sot u pyet lidhur me spekulimet se nga Lëvizja BESA do të kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punës dhe Politikës, Fatmir Limani. Mickoski tha se ai nuk ka ndonjë informacion të tillë por se ai është i kënaqur me punën e ministrit Limani. “Mendoj se ai është vlerë e shtuar në ministrinë për punë sociale. Unë jam mandatar dhe unë e formojë Qeverinë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Nesër, Billall Kasami pritet të vendosë për rrugëtimin e Lëvizjes Besa brenda Qeverisë. Një vendim që nuk është thjesht taktik apo partiak, por thellësisht politik për shqiptarët. Kasami gjendet para një dileme të zgjedhë komoditetin dhe privilegjet e pushtetit apo përgjegjësinë ndaj shqiptarëve. Opsioni i parë nënkupton vazhdimin e qëndrimit në Qeveri me çdo kusht, edhe kur partneriteti qeverisës ka prodhuar nënshtrim politik, përplasje publike, mungesë koordinimi dhe mbi të gjitha, mungesë rezultatesh konkrete për shqiptarët. Një qëndrim i tillë do të perceptohej si zgjedhje e privilegjeve mbi parimet, e posteve mbi premtimet. Opsioni i dytë kërkon një…

Lexo më Shumë

Personalisht, vlerësoj se kapaciteti i Lëvizjes Besa në VLEN dhe në qeveri është shumë më i madh se ai që e kemi treguar deri tani, tha mes tjerash në Click Plus në TV21 kreu i LB-së, Bilall Kasami. Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë, për të vendosur mbi çështjet e kuadrove dhe pozicionimin e partisë. “Nuk mund të them se jemi plotësisht të kënaqur, sepse gjithmonë ka nevojë për më shumë angazhim nga gjitha dikasterët të cilat i udhëheqim ne. Kemi bërë disa herë analiza ku janë anët e forta dhe të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh të qartë përmes një reagimi publik, duke theksuar qasjen institucionale dhe parimore të përfaqësimit diplomatik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore. 🇦🇱 Bie dakord vetëm kur jemi në të njëjtën linjë për garantimin e të drejtave, respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për të ecur krah për krah drejt Evropës. 🇪🇺🤝”, ka shkruar Meidani. Deklarata e tij vjen në një moment debatesh politike në vend, ndërsa mesazhi shihet si theksim i prioriteteve strategjike: mbrojtja e të drejtave, zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe orientimi i përbashkët…

Lexo më Shumë

Kampioni i botës në WBA Youth, Benjamin Imeri, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, takim të cilin e ka cilësuar si një moment të veçantë në rrugëtimin e tij profesional. “Sot pata nderin dhe kënaqësinë, si boksier profesionist, të jem në takim me Ambasadorin Denion Meidani. Folem shqip, hapur e me zemër, për të ardhmen dhe për sfidat që na presin”, ka shkruar Imeri. Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka parashtuar edhe kërkesën për mundësinë që në të ardhmen ta përfaqësojë Shqipërinë me krenari në arenën ndërkombëtare. “Dal nga ky takim më…

Lexo më Shumë

Në kuadër të një programi të organizuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në bashkëpunim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe Unionit të Shoqatave Turke të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATÜSİTEB), dje u prezantua Festivali më i madh në botë i teknologjisë dhe inovacionit, TEKNOFEST. Në programin e mbajtur në ambientet e IBU-së morën pjesë Koordinatorja e Zyrës së TİKA-s në Shkup, Şeyma Babayiğit, kryetari i MATÜSİTEB-it Tahsin Ibrahim, zëvendësrektorja Assoc. Prof. Dr. Ebru Ibish, përfaqësues të Fondacionit T3, mysafirë nga sfera e teknologjisë dhe inovacionit. Në fjalën e saj, Koordinatorja e TİKA-s në Shkup, Şeyma Babayiğit, u…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi E lexova Fillokovin, i cili debaton me zëvendëskryeministrin Sali nëpërmjet rrjeteve sociale. Më vjen keq për ministrin Fillkov. Ai është shembulli tipik i një shovinisti të vogël i kalitur nga agjenturat e Beogradit. Ai, ka problem. Problemi i tij është mentaliteti i tij, e jo Kushtetuta, e jo ligji. Asnjë argument nuk është në anën e tij. As sarkazma nuk i shkon, kur flet për z. Sali se na qenka stomatolog e politikan, e jo jurist. E vetë ai si jurist, po na shfaqet si amator me probleme serioze të përmasave shqetësuese. Le t’ia numrojme disa argumente profesionale…

Lexo më Shumë

Debati për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është shndërruar në përplasje të hapur politike, pasi Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, ka reaguar publikisht dhe me tone të forta ndaj deklaratave të Zv.Kryeministrit të Parë, Bekim Sali. Në reagimin e tij publik, Filkov thekson se ka përfunduar periudha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas interesave politike të ditës, duke shtuar se Qeveria aktuale synon vendosjen e rregullave të qarta, siguri juridike dhe respekt të plotë për rendin kushtetues. Por reagimi mori tone edhe personale. Filkov deklaroi se e kupton Saliun “si dentist dhe si…

Lexo më Shumë

Analizë nga Almakos Debati rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut u trajtua për javë të tëra si çështje teknike. Në thelb, nuk ishte e tillë. Bëhej fjalë për zbatimin ose moszbatimin e ligjit dhe për mënyrën se si shteti i përgjigjet të drejtave të një komuniteti. Në këtë kontekst, qëndrimi i ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, shënoi një ndryshim të dukshëm në praktikën diplomatike shqiptare. Pa deklarata emocionale dhe pa përplasje politike, ai artikuloi publikisht një pozicion të thjeshtë: ligji ekziston dhe duhet zbatuar. Reagimi i institucioneve erdhi vetëm pasi presioni publik u…

Lexo më Shumë