Author: IM

Ish deputeti i BDI, D-r Arben Ziberi, nip i kandidatit për kryeministër i parë shqiptar, Naser Ziberi, vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin, përcjell Almakos. Ndryshe, familja Ziberi shquhet si familje intelektuale dhe me ndikim, veçanërisht në Qytetin e Shkupit. Me këtë mund të konstatohet që pas fitores në zgjedhjet komunale, VLEN etablohet edhe në rajonin e Shkupit dhe jo vetëm. Arben Ziberi mbahet mend si njëri nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si doktor i suksesshëm. Ziberi nuk është kuadri i vetëm nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që po…

Lexo më Shumë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme, të hënën 9 shkurt, në superstradën 613 që lidh Brindisin me Lecce, në territorin e provincës së Brindisit, pranë zonës së Tuturanos, duke shkaktuar panik te udhëtarët dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor. Sipas autoriteteve italiane, një grup personash të armatosur rëndë kanë sulmuar një furgon të blinduar që transportonte vlera, i shoqëruar nga një mjet tjetër sigurie. Grabitësit, të veshur me kostume të bardha dhe të zeza dhe me maska në fytyrë, ishin të armatosur me armë automatike të tipit kallashnikov dhe kanë qëlluar me armë zjarri gjatë aksionit. Për të…

Lexo më Shumë

Vetëm dy muaj pas regjistrimit në Tiranë, kompania televizive serbe, “Arena News Channel Two Albania”, ka 25-fishuar kapitalin e saj fillestar, nga 500 mijë lekë në 12.5 milionë lekë të reja. “Arena” shqiptare është në pronësi të kompanisë mëmë, me thuajse të njëjtin emër, “Arena News Channel Two DOO Beograd”të regjistruar në kryeqytetin serb dhe në pronësi fundore të shoqërisë publike, “Telekom Serbia”. Në foto: “Arena News Channel Two Beogard” rriti me 25 herë kapitalin fillestar të “Arena News Channel Two Albania” “Arena” u regjistrua për herë të parë në vendin tonë në 25 nëntor 2025. Gjatë janarit 2025, aksioneri…

Lexo më Shumë

Mbledhja vjetore e Bordit të Kujdestarëve të Fondacionit ÜSKÜP dhe e Bordit Drejtues vendos drejtimin e ri dhe prioritetet strategjike. Mbledhja vjetore e Bordit të Kujdestarëve të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë ÜSKÜP dhe e Bordit Drejtues të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik u mbajt më 7 shkurt 2026 në Stamboll. Gjatë takimit, Rektori Prof. Dr. Lütfi Sunar prezantoi Raportin e Veprimtarisë për vitin 2025 dhe Raportet Financiare, duke ofruar një pasqyrë të plotë mbi performancën akademike, zhvillimet institucionale, projektet në vazhdim dhe ato të planifikuara, si dhe proceset e menaxhimit financiar. Po ashtu, u diskutuan planifikimi buxhetor dhe kalendari i aktiviteteve…

Lexo më Shumë

Në diplomaci ka dy lloje ambasadorësh: ata që lexojnë protokollin dhe ata që e mbajnë qëndrimin. Denion Meidani i përket kategorisë së dytë. Rruga e tij nuk nis në sallonet e diplomacisë, por te shkolla shqipe në Nerovë të Velesit – aty ku gjuha nuk ishte privilegj, por betejë. Dhe pikërisht për këtë arsye, përplasja e fundit rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk ishte thjesht një debat teknik ligjor. Ishte vazhdimësi logjike e një misioni personal dhe shtetëror. Diplomacia që nuk fshihet pas neutralitetit Në Maqedoninë e Veriut, shpesh është kërkuar që diplomacia shqiptare të jetë “e kujdesshme”,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vijuar sot komunikimin e tij simbolik në rrjetet sociale, duke publikuar poezinë e njohur “Në mundsh” të autorit britanik Rudyard Kipling, në përkthim të Robert Shvarcit, përcjell agjencia e lajmeve INA. Postimi vjen pas disa ditësh me mesazhe të koduara nga ambasadori, të cilat kanë ngjallur reagime dhe interpretime të shumta në opinion, veçanërisht në kontekstin e debatit për pozitën e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Poezia “Në mundsh” përcjell vlera si durimi, vetëpërmbajtja, qëndresa përballë padrejtësisë, ruajtja e dinjitetit dhe besimi te vetja,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Në një status të tij, Rexhepi ngre pikëpyetje: “E tash si mbeti puna? Ligji a e garanton provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe apo jo, sepse shqipja qenka ‘gjuhë e pakicës kombëtare’?”. Më tej, Rexhepi kritikon gjuhën dhe qëndrimet e koalicionit VLEN, duke theksuar se retorika e tyre po i ngjan asaj të kryeministrit Hristijan Mickoski. “Sot gjuha e VLEN-it po tingëllon si përkthim i Mickoskit dhe pikërisht kjo i shndërron ata në pakicë…

Lexo më Shumë

Ibraimi kritikon mini-partitë dhe u bën apel Mexhitit e Kasamit për vendosje rregulli Aktivisti qytetar Hamzi Ibraimi ka reaguar publikisht ndaj kritikave dhe sulmeve të fundit drejtuar Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani, duke i cilësuar ato si të pavend dhe të dëmshme për unitetin politik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim të tij, Ibraimi thekson se sulmi ndaj ambasadorit për nisma si “Fol Shqip o taj!” është për të ardhur keq, duke nënvizuar se nuk është as momenti dhe as koha për përplasje të brendshme. Sipas tij, kjo është hera e parë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka deklaruar se zhvillimi i provimeve edhe në gjuhën shqipe është në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe ligjor të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se procedurat përkatëse kanë kaluar të gjitha filtrat institucionalë të nevojshëm. Sipas Llogës, aktet përkatëse kanë marrë pëlqimet e kërkuara në procedurë të rregullt qeveritare, përfshirë edhe miratimin e Sekretariatit për Legjislacion, të cilin ai e cilëson si organin më të lartë përgjegjës për kontrollin e akteve para dorëzimit në Kuvend, por edhe për verifikimin e akteve nënligjore para publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Në këtë kuadër, më 24 janar…

Lexo më Shumë

Studenti Mevlan Ademi, në emër të studentëve, falënderoi të gjithë personalitetet dhe subjektet politike që janë rreshtuar qartë dhe njëzëri në mbështetje të kërkesës së tyre, duke theksuar se kjo përkrahje është dëshmi se, kur bëhet fjalë për dinjitet, të drejta dhe barazi, shoqëria di të bashkohet dhe të qëndrojë në anën e drejtë të historisë. Ai përshëndet Zëvendëskryeministrin, Bekim Sali, për deklaratën publike, mbështetjen e shprehur dhe angazhimin konkret ndaj kërkesave të studentëve. Sipas Ademit, studentët janë e ardhmja e këtij vendi dhe çdo kërkesë legjitime meriton përkrahje institucionale, jo neglizhencë. “Kushtetuta duhet të zbatohet. Ligjet duhet të respektohen.…

Lexo më Shumë

Shkruan: Azir Aliu Kur flasim për shëndetësinë, më së shpeshti flasim për atë që shihet: pajisje të reja, reparte të rinovuara, rritje të numrit të stafit mjekësor. Por, ekziston një shtresë e sistemit që rrallë është e dukshme për pacientin, e nga e cila varet nëse shërbimi do të jetë në kohë, cilësor dhe i drejtë. Kjo shtresë quhet menaxhim. Shëndetësia moderne prej kohësh nuk udhëhiqet vetëm nga njohuritë mjekësore. Sot, sistemet shëndetësore janë organizata komplekse që kërkojnë strategji, procese, disiplinë financiare, menaxhim të të dhënave dhe përgjegjësi të qartë. Spitali bashkëkohor nuk është më vetëm një ndërtesë me mjekë,…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme është riaktualizuar sërish tema e provimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik. Në këtë kontekst, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të shoqëruar vetëm me fjalën “#sabër” (durim). Në imazh shfaqet libri “Rrethuar nga idiotë” i autorit Thomas Erikson, çka ka shtuar edhe më shumë interpretimet rreth mesazhit të nënkuptuar. Megjithatë, ambasadori nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë të hapur pyetjen se kujt i drejtohet konkretisht ky mesazh dhe nëse lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit rreth…

Lexo më Shumë