Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell i shoqëruar me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë veriperëndimore. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri 16 gradë Celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperatura maksimale deri 14 në gradë Celcius.
Author: Adijat
Investuesit e interesuar potencial për Feni Industri, të shoqëruar nga përfaqësues nga tre bankat kreditore më të mëdha, prej nesër do të kryejnë kontroll fillestar në gjendjen e kombinatit me qëllim që të propozojnë plan për riorganizim në kohë adekuate. Për këtë drejtuesi i përkohshëm i falimentuar, Mirosllav Anastasievski tanimë e ka informuar pronarin e tanishëm Kuniko, ndërsa pajtueshmëri parimore kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Fenit në takimin e sotëm me bankierët. Për kombinatin ka tre investues të interesuar serioz, ndërsa paraqiten edhe të rinj. Bankierët nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe kompania bullgare Enekod të japë ofertë…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Alfabeti, gjuha dhe shkrim-leximi janë shumë më shumë se vetëm mjet komunikimi, ato janë vlerë në vete, mbrojtës i traditës dhe identitetit kombëtar. Në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit, u kodifikua alfabeti shqip dhe kjo kishte ndikim të rëndësishëm mbi ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe mbi unitetin ndër shqiptarët”, thotë Xhaferi në urimin. Republika e Maqedonisë, shton Xhaferi, është vend në të cilin kultivohen dhe respektohen dallimet dhe me kultivimin e pasurisë gjuhësore dhe kulturore të…
Në Konferencën kushtuar inkuadrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian në Parlamentin Evropian në Bruksel sot dhe nesër marrin pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Artan Grubit, Nikolla Poposkit dhe Fadil Zendelit. Në Konferencë, siç theksohet në kumtesën e Komisionit për Çështje Evropiane, theks i posaçëm u vendos në interesimin e fortë të Bashkimit Evropian ndaj stabilizimit të rasteve të kontinentit evropian, me çka ishte potencuar se stabilizimi i tillë nuk do të arrihet derisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen pjesë e Unionit. Nga ana e deputetëve në Parlamentin Evropian ishte dërguar…
Ngjarja e parë nga gjashtë ngjarjet njëditëshe, me një program të filmave, të animuar dhe filmave të shkurtër për fëmijët prej nëntë vjet deri në 13, të dedikuar për promovimin e inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara do të mbahet sot në Sveti Nikollë në suaza të festivalit të filmit “Karvani për fëmijërinë pa pengesa” të organizuar nga UNICEF dhe Festivali i Filmit Shkup. Para fillimit të projeksioneve fjalim do të mbajë kryetari i Sveti Nikollës dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Benjamin Parks. Në suaza të këtij festivali do të mbahen edhe pesë ngjarje njëditore, edhe atë në…
Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Serbi e cila përfundoi dje, u ndoq me vëmendje të madhe mediatike nga pothuajse të gjitha mediat serbe, si dhe nga korrespondentët e huaj. Interes më të madh gazetarët serbë shprehën për gjendjen e tanishme diplomatike dhe politike midis dy vendeve pas marrëdhënieve turbulente të paradokohshme. “Politika” në numrin e djeshëm në intervistën me kryeministrin e Maqedonisë me titull “Maqedonia dhe Serbia së bashku në anën e paqes”. Televizioni i RTS e titulloi shkrimin për vizitën e Zaevit me porosinë e Vuçiqit drejtuar kryeministrit të Maqedonisë se Maqedonia në Serbi ka një mik të…
Në parim feja dhe filozofia kanë të njëjtin objektiv. Njohjën e thelbit të gjërave apo përceptimin e tyre ashtu sikurse janë, dhe jo sikurse duken. Për këtë arsye Pejgamberët dhe Filozofët janë sikur frymarrjet, të parët nën hijen e shpalljes dijen e nxjerrin nga brenda jashtë kurse të dytët nën hijen e dëshmisë empirike dijen e fusin nga jashtë brenda. Sa herë që filozofia ka mbajtur binarët e saj drejtë gjetjes së rezultateve të kënaqshme, ajo vetëm se ka qenë e kanalizuar në librat hyjnorë. Qysh në shkollat e hershme filozofike parasokratike kemi ide filozofike për eksistencën e botës nga…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e mban seancën e 21-të. Deputetët e miratuan plotësimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe ndryshimet buxhetore, ndërsa për pikat e tjera në rend dite do të vendosin në vazhdimin e caktimit të seancës të caktuar për në orën 15. Para miratimit të rendit të ditës në vërejtje procedurale Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE sërish kërkoi heqje të flamurit evropian nga Propozim-ligji për përdorim të gjuhëve dhe mbajtje të debatit publik për ligjin. Më vonë kërkoi që propozim-vendimi për debatin publik, i cili është dërguar tek kryetari i Kuvendit, Talat…
Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), në prag të ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, sot kumtoi se fuqishëm mbetet në qëndrimin se nevojitet të eliminohet çfarëdo ndikimi i shtetit mbi procesin e vetë rregullimit në media. Në kumtesën e KEMM-së thuhet se funksionimi efikas i vetë rregullimit në media përjashton çfarëdo lloji të vendosjes së standardeve gazetareske mediatike në kornizë ligjore dhe vendosje të sanksioneve ndaj mediave për mosrespektimin e tyre. “Kur bëhet fjalë për raportim etik dhe profesional, asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave.…
Filloi pagesa e duhanit nga rekolta e sivjetme. Kombinati i duhanit nga Prilepi “Sokotab” nga Manastiri dhe firma “Pashoski” tashmë i ka transferuar paratë në llogaritë e prodhuesve të duhanit, konfirmojnë nga filiali i bankës “Tutunska” në Prilep. Kombinati i Prilepit paguan nga dita e parë e blerjes, 16 nëntor, dhe do të vazhdojë në mënyrë të vazhduar. Prodhuesi Ramadan Arsllanovski nga Prilepi është i kënaqur nga vlerësimi i duhanit. “Dërgova 340 kilogramë dhe më kaluan nga 240 denarë për kilogram kryesisht klasa e parë dhe e dytë sepse prodhimin e kisha cilësor. Tërë jetën mbjell duhan”, deklaroi Arsllanovski i…
Nëpunësit policorë mbrëmë rreth orës 19 në bulevardin “Kërste Misirkov”, para poliklinikës Bit Pazar, kanë kryer kontroll në autobusin i cili ka qarkulluar në relacionin Qendra Transportuese-Bit Pazar. “Gjatë kontrollit te një 15 vjeçar nga Shkupi është gjetur një pistoletë e markës “EKOL” me kalibër 9 milimetra dhe një karikator për pistoletë pa municion” kumtoi sot MPB. I mituri është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më shumë se 250 gjinekologë të Maqedonisë, obstetër, pediatër, neonatologë, intensivistë, si dhe infermiere marrin pjesë në trajnimet për metodat më të reja për diagnostikën klinike, si dhe për para dhe pas kujdesit natal, që filluan sot në Shkup, ndërsa i mbajnë profesorë nga Amsterdami. Trajnimet mbahen në kuadër të projektit PeriMak, që është në partneritet mes Ministrisë së Shëndetësisë, projektit HOPE Maqedoni dhe projektit HOPE Gjermani. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e shkallës së mbijetesës tek foshnjat e lindura para kohe në grupe të caktuara të peshës edhe deri në 30 për qind. Projekti PeriMak realizohet nga fillimi…

