Author: Adijat

Në të gjitha komunat e Shkupit mbrëmë ndotja e ajrit ishte në nivel shumë të lartë. Stacionet matëse tregojnë se koncentrimet e PM 10 grimcave gjatë natës kanë tejkaluar 100 mikrogramë dhe kanë arritur edhe deri në 400 mikrogramë në një metër kub. Në Karposh, Lisiçe dhe në Rektorat koncentrimet e PM10 grimcvave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 kanë lëvizur rreth kufirit të lejuar maksimal prej 50 mikrogramë në një metër kub, pas çka fillojnë të rriten. Në Qendër, mbrëmë nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm koncentrimet janë mbi 100 mikrogramë me ç’rast…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë është matur në Berovë, minus katër gradë Celsius. Temperatura më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë është matur në Berovë, minus katër gradë Celsius, mandej vijojnë Shkupi, Petroveci dhe Tetova me minus tre, Manastiri, Strumica dhe Demir Kapia me minus dy, Llazaropole, Shtipi dhe Kumanova me minus një. Zero gradë janë regjistruar në Shkup, Zajçev Rid, Prilep dhe Kriva Pallankë, një në Ohër, Gjevgjeli dhe Pretor, dy në Pozharan, Vinicë, Mavrovë dhe Krushevë, tre në Topolçan, katër në Gjurishtë dhe Dojran, bëri të ditur Drejtoria për…

Lexo më Shumë

Spekulimet dhe deklaratat e ish deputetes së LSDM Solza Gërçeva do të formojë parti politike dalin të vërteta pasiqë ajo në facebook ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë atë në procesin e regjistrimit të subjektit të ri politik. Sipas informacioneve që ajo jep, tashmë për formimin e partisë ajo ka pregaditur statusin, programën qëllimin si dhe ideologjinë për veprim, ndërsa emri i partisë thuhet se do jetë ‘Zëri i Maqedonisë’.

Lexo më Shumë

Kuvendi duhet ta miratojë ligjin e gjuhëve në formë si që është propozuar, pasi është produkt i konsensusit politik si parakusht për formimin e koalicionit dhe qeverisë, ka thënë për POST.mk, Artan Grubi, deputet i BDI-së dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane (KÇE). Ai ka paralajmëruar se seancën e Komisionit, si trup amë për ligjin e gjuhëve do ta caktojë kah mesi i dhjetorit. Kjo nënkupton se BDI nuk do të përkrahë amendamentet e LSDM-së për ligjin e gjuhëve edhe pse koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve Tomisllav Tuntev tha se amendamentet janë harmonizuar me partnerin qeveritarë, BDI. Grubi…

Lexo më Shumë

Muzeu i Alfabetit do të rikonstruohet plotësisht në vitin 2018 përmes IPA fondeve dhe nga buxheti i Qeverisë, tha zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëvësheshjes së Ohrit., Hazbi Lika në emisionin Click Plus në televizionin 21 . “Vitin e ardhshëm do të kemi një rikonstruim të plotë të Muzeut të Alfabetit, sepse ky muze arriti të fitojë një projekt i cili do të financohet me 260 mijë euro nga ana e IPA fondeve, ndërsa ne si Qeveri nëpërmjet ministrisë së kulturës për pjesën tjetër për të cilat do të ketë nevojë ky muze do të jemi të gatshëm të ndihmojmë që…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trust” dhe “Sopoti”. Në lëndën “Trust” i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it u morën në pyetje dëshmitarët. Në seancën e kaluar i pari që u mor në pyetje ishte dëshmitari i prokurorisë Feim Imeri nga Saraji, i cili për 26 vjet ka kompaninë e tij e cila quhet “Feim servos”. Kompania shet makina ndërtimore…

Lexo më Shumë

Rritje e nivelit të implementimit të Strategjisë për romët 2014-2020 dhe Planeve nacionale aksionale për strehim, punësim, shëndetësi, arsim dhe përforcim të pozicionit të grave rome, është tema e Mbledhjes së punës për inkluzionin social të romëve në Republikën e Maqedonisë, që do të mbahet sot në Shkup. Në mbledhje do të mbajnë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ministrja pa portofol e angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Samka Ibraimovska dhe këshilltarja koordinatore për politikat rome në Drejtorinë për zgjerim dhe politikë fqinjësore pranë KE-së, Marta Garsia…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot, pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë në Strumicë, me ftesë të kolegut bullgar, ministrit të Zhvillimit rajonal dhe Punëve Publike Nikollaj Nankov, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së sanuar III-1084 “III-108- Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj”, në Republikën e Bullgarisë. Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, rruga e sanuar në pjesën bullgare është e rëndësishme për banorët e të dy anëve të kufirit, sepse e lehtëson komunikimin deri te vendkalimi kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Zlaterovo-Novo Sellë

Lexo më Shumë

“Rjetim i Maqedonisë në trendet botërore për menaxhim me mbeturinat e forta” është tema e konferencës ndërkombëtare që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Asociacionit të Maqedonisë për menaxhim me mbeturina (МаСВА). Në konferencën që është pjesë e tuining projektit të financuar nga BE-ja për menaxhim me mbeturina (MK 12 IB EN 02), do të prezantohen gjendjet aktuale me menaxhimin me mbeturinat në vend, si dhe kompanitë vendore, ekspertë dhe shoqata, që do të punojnë në këtë fushë. Sesioni i parë i kushtohet çështjes se si të arrihet deri në fondet e kapshme të BE-së.…

Lexo më Shumë

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do ta mbajnë seancën e parë të përbashkët në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e të dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Seanca do të fillojë me bisedime në katër sy mes dy kryeministrave me ç’farë do të vijojë seanca plenare. Nga ana bullgare në seancë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev, Krasimir Karakaçanov dhe Eketarina Zaharieva, ministrat Valentin Radev, Nikollaj Nankov, Neno Dimov, Rumen Porozhanov,…

Lexo më Shumë

Tryezë e rrumbullakët me temë “Kriza e refugjatëve në Maqedoni, gjendja momentale, sfidat dhe hapat e ardhshme” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM. “Qëllimi i ngjarjes është që së bashku me institucionet të adresohen problemet dhe sfidat më të rëndësishme momentale dhe të krijohen zgjidhje dhe rekomandime për to, që të rritet respektimi i të drejtave të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë”, kumtoi organizatori. Tryeza e rrumbullakët është pjesë e projektit “Ndihmë në rutën-siguri dhe mbrojtje të të drejtave të emigrantëve të cilët kalojnë përmes Maqedonisë dhe…

Lexo më Shumë

Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin kulturor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2022 do të mbahet sot në Ohër në kuadër të debateve për çështjen që shoqata civile “Jadro” dhe Ministria e Kulturës e organizojnë në disa qytete në vend. Qëllimi i debateve që realizohen me mbështetje të Fondacionit “Shoqëri e hapur – Maqedoni, sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale është decentralizimi i debatit për strategjinë në kulturë për periudhën e ardhshme pesëvjeçare, me përfshirjen e të gjithë aktorëve, nga skena e pavarur dhe institucionet. Në debate marrin pjesë përfaqësues nga organizata partnere “Jadro”, vetëqeverisja lokale dhe institucionet nacionale të…

Lexo më Shumë