Author: Adijat

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dje për disa orë ishte në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike në cilësinë e dëshmitarit në procedurë të re parahetimore. Pas marrjes në pyetje Gruevski deklaroi se këtë që e bën PSP është joligjore, sepse mandati i tyre ka skaduar moti, siç tha dhe këto procedura parahetuese që i zhvillojnë praktikisht janë abuzim ndaj qytetarëve në kushte kur ato nuk mund të parashtrojnë kurrfarë akuza. Paraprakisht, prokurorja speciale Katica Janeva deklaroi se bëhet fjalë për një lëndë të re që është hapur për hetim financiar për marrjen e provizionit për energji elektrike, pas ekspertizës së…

Lexo më Shumë

Simulim i gjykimit në rast të diskriminimit nga fusha e arsimit: “Mos diskrimino!” do të mbahet sot në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe Forumit rinor të arsimit. Ngjarja dyorëshe do të ketë për qëllim që ta njoftojë opinionin, ndërsa veçanërisht të rinjtë, me diskriminimin – në këtë rast ajo që po ndodh në bazë të aftësisë së kufizuar. Të pranishmit do të mund të krijojnë mënyrë që të njihen me procedurën gjyqësore si mekanizëm për mbrojtje nga diskriminimi. Simulimi është pjesë e projektit “Mbështetje nga shoqëria civile ndaj politikave për…

Lexo më Shumë

Autoritetet e qytetit sot nga Komuna e Butelit e fillojnë aksionin e madh për pastrimin e rrugëve me qëllim të uljes së ndotjes, i cili do të zbatohet në të gjitha komunat e Shkupit në periudhë prej 20 ditëve. “Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka angazhuar qindra persona të papunë të cilët së bashku me ndërmarrjet publike kompetente do ta zbatojnë këtë aksion. Kjo është njëra ndër masat afatshkurtra kundër ndotjes sëShkupit për këtë dimër”, paralajmëroi pardje në konferencë për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Personave…

Lexo më Shumë

I mituri, 16 vjeçar nga Shkupi është poshtëruar nga ana e njësitit, “Alfa”, duke e zhveshur lakuriq në vend publik me arsyetimin se po e kontrollonin për posedim të lëndëve narkotike. Në fund të kontrollit policia nuk gjeti asgje në trupin e djaloshit. Ky veprim jo human i njësisë “ Alfa” ka ndodhur në vitin 2016 dhe ka hyrë në raportin e Avokatit të popullit si rast eklatant i brutaliteti policor. Prindi i të miturit rastin e ka denoncuar në Kontrollin e brendshëm të policsë për sjelljen johumane dhe degraduese të pjesëtarëve të ALFA-ve ndaj djalit të tij, por ankesa…

Lexo më Shumë

Të mos respektosh Ligjin për gjuhën shqipe është njësoj sikur shoferët e automjeteve gjatë sezonit të dimrit të mos bartin me vete zinxhirët. Në këtë mënyrë Lidhja socialdemokrate në pushtet kërkon të zhvlerësojë ligjin për përdormin zyrtar të gjuhës shqipe. Në procedurë parlamentare deputetët e LSDM në pushtet kanë dorëzuar një amandamentet, i cili në mënyrë drastike ul gjobat nëse institucionet shkelin dispozitat e ligjit. Në propozim ligjin, i cili ka kaluar leximin e parë në Kuvend, është propozuar që gjobat për institucionet dhe personat përgjegjës që do të shkelin dispozitat e tij, të dënohen prej 4000 deri në 5000…

Lexo më Shumë

Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, mijëra familje kaluan në territorin e Maqedonisë si refugjatë. Me mbarimin e konfliktit të armatosur, shumë prej këtyre familjeve u kthyen në vendin e tyre, por kishte edhe nga ata që për shkak të mungesës së dokumenteve ose skepticizmit për të ardhmen e tyre në Kosovë, qëndruan në Maqedoni. Sot në Maqedoni jetojnë 317 persona që kanë ardhur si refugjatë në vitin 1999 dhe që mund të riatdhesohen. Një pjesë e tyre kanë vendosur të jetojnë në Maqedoni dhe tanimë janë integruar në shoqëri. Shumica i përkasin komunitetit romë apo ashkalinj. Zyra në…

Lexo më Shumë

Më shumë se trefish është rritur niveli i Liqenit të Dojranit. Matjet e sotme hidrometeorologjike të DPHM-së tregojnë se niveli i liqenit është 184 centimetra që është larg mesatares të nëntorit – prej 81 centimetra. Nga disa cm nga mesatarja e nëntorit tërhiqet edhe Liqeni i Prespës dhe Dojranit. Te lumenjtë, pak mbi mesataren e nëntorit është niveli i ujit të Vardarit në Jegunovcë, derisa në të gjitha lumenjtë e tjerë niveli është nën mesataren e nëntorit.

Lexo më Shumë

Duke ditur peshën e Kongresit të Manastirit i cili solli unifikimin e gjuhës shqipe, përgëzoj punën e intelektualëve shqiptarë të kohës dhe uroj që 22 Nëntori të kremtohet dhe të jetë dita më e çmuar për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. 22 Nëntori është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare, sepse në këtë ditë u vendosën themelet e njësimit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Urime 22 Nëntorin – Dita e Alfabetit Fatmir Dehari

Lexo më Shumë

Veprimtari Shpëtim Pollozhani ka vazhduar me porositë e tij thumbuese lidhur me realitetin në Maqedoni. “Derisa shqiptarët merren me plehrat dhe me drejtoritë, ndokush eshte duke ne e qepur kapelën, ( gjithnje te ngushte). Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetesi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne neper bote? A do te regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse qe u regjistruan mbi 250.000 shqiptare, te cilet edhe pse kane prona dhe i paguajne te gjitha taksat dhe tatimet ne vend, nuk munden…

Lexo më Shumë

Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturorë, shpirtërorë dhe politik të kombit shiptarë ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot, thekson në urimin e tij, kryetari i RDK-së, Vesel Memedi. “Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por ne si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë gjithmonë, njashtu si në rastin konkret duke mbajtur drejtimin e duhur, që sot të qëndisim me këto shkronja urimet për këtë ditë. Me këtë akt shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike, diçka që sot u mungon…

Lexo më Shumë

Shkollat e mesme në Tetovë organizojnë marsh simbolik dhe program festiv për nder të ditës së alfabetit. Për hir të 22 Nëntorit,ditës së alfabetit Unioni i Shkollave të Mesme Tetovë ka organizuar marsh simbolik dhe program festiv. Marshi do të jetë me pikënisje në shkollën Medicinale SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetove ora 12 : 00. Do të vazhdojë deri në qendër të Tetovës. Më pas programi do të vijojë në Pallatin e Kulturës me fillim të orës 13 : 00. Programi do të përmbajë këngë,poezi,recitale të organizuara me iniciativë të vet nxënësve.

Lexo më Shumë