Këshilli Komunal i Komunës së Zhelinës sot e mbajti seancën e parë konstituive. Pas formimit të komisioneve të nevojshme, me shumicë votash, me , për kryesues këshilli u zgjodh Liridon Useini, njëherësh edhe bartës i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA, njofton Portalb.mk “Para të pranishmëve fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, i cili Këshillit i uroi punë të mbarë dhe të suksesshme. Kryetari para të pranishmëve gjithashtu uroi që ky Këshill të jetë i hapur për qytetarët dhe në shërbim të tyre, të jetë profesional dhe i paanshëm, të angazhohet për transparencë, llogaridhënie dhe të jetë…
Author: Adijat
Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori (e mërkure), do të jetë ditë jo pune për qytetarët shqiptar në Republikën e Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga kjo ministri gjithashtu, uruan gjithë shqiptarët e Maqedonisë për këtë festë.
Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së saktë para një viti, në ditën e sotme, më 21 nëntor të vitit 2016, ka dakorduar shërbime për marrëdhënie me opinionin dhe marketing strategjik me kompanitë Merjkuri Interneshënëll UK limitid dhe Flajshman Hilars dhe për këtë qëllim në periudhën prej tre muajve ka paguar 217 mijë euro. Këto marrëveshje, siç tashmë publikoi MIA, janë lidhur në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, që vetvetiu është shumë diskutabile. Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fushatën e vitit të kaluar ka paguar 219.000 euro për pi-ar këshilla nga të huaj apo nga…
Edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, vazhdon me të njëjtin intensitet bashkëpunimi i strukturave të Aleancës për Shqiptarët dhe atyre të Lëvizjes Besa. Në këtë frymë, kryetari i ri i komunës Vrapçisht, Isen Shabani, nga Aleanca për Shqiptarët, ka emëruar për drejtor shkolle kandidatin e Lëvizjes Besa, Rexhep Rexhepi, shkruan Gazeta Lajm. Rexhepi në raundin e parë ishte kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar komune, kurse në raundin e dytë i dha përkrahje të parezervë kandidatit të Aleancës, Isen Shabanit, i cili në raundin e dytë doli fitues.
Pas pjesëmarrjes në Panairin Match4Industry Business Matching në Koxhaeli prej datës 2 e deri më 3 nëntor të këtij viti që e organizon Oda Ekonomike e Maqedonisë (MATTO), kompanitë turke TKI dhe prodhues të mobilieve janë të interesuara për prodhim në Maqedoni që do të eksportoheshin në BE. Në Shkup, ndërkaq, sot vjen delegacioni nga Kajseri, Turqi, i cili do t’i skenojë klimën e biznesit dhe mundësitë për investime dhe bashkëpunim afarist. Delegacionin e kryeson valiu Sulejman Kampi, ndërsa në të, përveç përfaqësuesve të qytetit, janë edhe biznesmenë nga fusha e turizmit të cilat i promovojnë dhe zhvillojnë turizmin dimëror.…
Tre bankat propozuese të procedurës falimentuese për Feni Industri SHA Kavadar dërguan letër deri te menaxheri i përkohshëm falimentues Mirosllav Anastasievski, në të cilën e informojnë se kanë hyrë në bisedime me investuesit e interesuar, të cilët dëshirojnë të paraqiten si rimëkëmbës me qëllim që të vazhdohet puna e kombinatit metalurgjik të procedurës falimentuese. “Me qëllim që të kryhet zvarritja e panevojshme e aktiviteteve, akumulimi i shpenzimeve të cilat bankat i avancojnë që të pengohet shkaktimi i dëmit të pakompensueshëm me ulje të vlerës së pronës së debitorit, si dhe ristartim i punës së debitorit, në afat sa më të…
Në kohën kur po zhvillohet debati për largimin apo zhvendosjen e disa përmendoreve nga qyteti i Shkupit, ka reaguar lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, transmeton agjencia e lajmeve INA. Ai ka kundërshtuar idenë e LSDM-së për largimin e përmendores së Nënëz Terezë dhe zëvendësimin e saj më një statuj më të vogël dhe modeste. Nëna Terezë është personaliteti më i shquar dhe I njohur në botë, e cila është lindur në kryeqytetin dhe territorin e vendit tonë. Ajo nuk është rastësisht. Ajo është shenjtore. Shqiptare, shkupjane, katolike, humane deri në pafundësi, nobeliste dhe shenjtore. Ai është shprehur veprat e saj…
Pothuajse një miliardë denarë janë paraparë me Propozim buxhetin për vitin 2018 për masa aktive për punësimin e qytetarëve. Këtë e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski sot në promovimin e fushatës së re “BE për ty”, e cila ka të bëjë me punësim, arsim dhe inkluzion social dhe në të cilin mori pjesë së bashku me komisarin evropian Johanes Han, ambasadorin evropian në Maqedoni Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas tij kjo është shuma më e madhe e ndarë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë për zgjidhjen e problemit…
Shifra 2.200 është numri i grave që vlerësohet të jenë pjesë e organizatës së ISIS, prej te cilave supozohet se 70 janë shqiptare nga Ballkani ose nga ndonjë vend evropian. Ndërsa numri i luftëtarëve të këtij formacioni të shpallur terrorist është mbi 24 mijë. Këto shifra sigurisht duhet të përdoren me mjaft kujdes sepse të gjitha informacionet nga territoret irakiane dhe siriane të kontrolluara nga IS që nga viti 2013 vijnë nga burime relativisht të pabesueshme, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. 70 femra shqiptare në ISIS, 40 nga Kosova , 2 nga Lugina e Preshevës, të tjerat nga Maqedonia,…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot në mëngjes zhvilloi takim pune me Kryetarin e PDSHsë, Menduh Thaçi. Sipas komunikatës së shkurtër të kësaj partie, në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend e rajon, për proceset integruese, si dhe për rolin e Shqipërisë në rajon. Presidenti Meta dje gjatë takimeve në Shkup takoi edhe liderët e partive të tjera politike dhe si dhe kreun shtetëror duke nisur nga takimi dhe pritja nga presidenti nikoqir Gjorgje Ivanov. (INA)
Lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela sot deklaroi se ata kanë dorëzyar propozim deri te kryeministri Zoran Zaev për ministër të ri të shëndetësisë, shkruan Gazeta Lajm. “Ne veçmë kemi dorëzuar propozim për ministër deri te kryeministri Zaev. Unë pres që ai emër së shpejti të gjendet në rend dite para deputetëve në Kuvend”, deklaroi Sela, pa treguar emrin e kandidatit të ri të Aleancës.
Një aksidend ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dobrosht të Tetovës me pasojë vdekjen e voglushes 5 vjeçare. Ende nuk është e qartë si ka ndodhur aksidenti, por sipas informatave me të cilat posedon portali “tetova1”, 5 vjeçarja me babain ka qenë në veturë e cila është aksidentuar në rrugën malore mbi fshat. Poashtu edhe babai është mjaft i lënduar nga aksidenti. Informata më të detajuara do të ju publikojm në orët në vazhdim.

