Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Han javën e ardhshme vjen në Shkup për të parë nga afër realizimin e reformave për anëtarësimin e vendit në BE. Drejtori i Institutit për Politikë “Integra”, Ljupço Ristovski vlerëson se duhen reforma rrënjësore që nga shtet “I kapur”, Maqedonia të shndërrohet në shtet me demokraci të konsoliduar. Kjo sipas tij do të jetë më e dobishme për progresin dhe mirëqenien e vendit dhe gjithë rajonit. Unë në disa raste e kam kritikuar Qeverinë aktuale, sepse nuk mund në mënyrë të pjesshme t’i qaset reformave, vetëm në disa sfera të rendit politik, respektivisht…
Author: Adijat
Arsimtari Ramadan Osmani nga Kumanova, duhet të shërbejë si shembull për gjithë arsimtarët tjerë shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, Kosovë, e gjetiu. 105 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ky arsimtar me prejardhje nga një familje e njohur në Kumanovë, mëson nxënësit e tij në të njëjtin stil sikurse në kohën e Ismail Qemalit, shkruan gazeta Lajm. Ramadan Osmani është arsimtar në shkollën fillore “25 maj” në lagjen Hasanbeg të Shkupit. “Janë mbledhë trimat o për atdhe…, o për flamurin që me gjak e skuqin…”, është kënga që jehon në orën mësimore të arsimtarit të…
Partitë po punojnë për përgatitjen e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deri të hënën këto amendamente duhet të dorëzohen deri te kryetari i Kuvendit. Ndonëse asnjëra prej tyre nuk kumton numrin e saktë me përjashtim të BDI-së, të gjitha partitë kanë vlerësuar se propozimi ka nevojë për amendamente. VMRO-DPMNE-ja do shfrytëzojë mundësinë e amendimit në pjesët ku sipas tyre rrezikohet gjuha maqedonase. Do të jenë amendamente përmbajtjesorë dhe nuk do të jenë shumë. Do të koncentrohemi në një numër të madh të neneve të ligjit në disa aspekte. Fillimisht duam të arrijmë deri tek trajtimi i barabartë i…
Evropa do të promovohet për rajonin nëse standardi i shteteve tona përforcohet dhe nëse shikon se jemi duke punuar që të afrohemi më pranë vendeve-anëtare të BEsë, theksoi kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili në Sarajevë mbajti fjalim në panelin “Ekonomia në rajon nga perspektiva e partive me orientim majtist dhe mundësia për aktivitete të përbashkëta”, në kuadër të samitit rajonal të PES. Siç kumtoi LSDM, Zaev i ka ndarë përvojat e partisë së tij, që u bë pjesë edhe e programit qeveritar, ndërsa ajo është rritja e pagës minimale, një sërë masash për mbështetjen…
Policia e ka konfirmuar identitetin e personit trupi i pajetë i të cilit sot në orën 11:55 minuta u vërejt në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafalo Biç” tek ura në kanalin “Studençishtë”. Bëhet fjalë për Filip Gj. (24) nga Kërçova , me vendqëndrim në Ohër, i cili më 16 të këtij muaji u paraqit në polici si i zhdukur. Pas urdhrit të prokurorit publik, në spitalin e Manastirit do të bëhet autopsia për verifikimin e arsyeve për vdekjen.
Grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë ka konstatuar shkelje dhe keqpërdorime edhe në Gjykatën Supreme. Në organin e udhëhequr nga Jovo Vangellovski, veprimet flagrante më të theksuara janë konstatuar në ndarjen e lëndëve përmes sistemit AKMIS dhe formulimin e regjistrit për ndarjen e lëndëve, respektivisht Vangellovski i ka ndarë gjykatësve lëndë në dorë. Shkelje janë vërejtur edhe në orarin e gjykatësve, konkretisht Vangellovski e ka rregulluar orarin e gjykatësve sipas dëshirës së tij. Ish gjykatësi suprem, Dane Iliev shkeljet i quan sekret publik. Sipas Ilievit, Supremja ka qenë leksion për shkelje nëpër gjykatat e niveleve të tjera. Kjo mua…
Lideri i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, në një deklaratë për “Post.mk” tha se nuk ka për qëllim t’i kërkojë falje partnerit të tij qeveritar, Ali Ahmeti, sepse siç tha, përgjegjësi ka vetëm para popullit. BDI-ja, kërkoi që Sela publikisht t’i kërkojë falje Ahmetit, lidhur me deklaratën se lideri i BDI-së qëndron prapa tentimit për vrasjen e Selës më 27 prill në Kuvend. Në të kundërtën, Aleanca nuk do t’i marrë votat e BDI-së, gjatë zgjedhjes së ministrit nga radhët e partisë së Selës
Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht”. Trupin, siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu. Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit. Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër.
Ministri pa resor i obliguar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Samka Ibraimovski vlerëson se me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhve nuk është dëmtuar asnjë nga bashkësitë etnike. “Vlerësoj se gjithçka është në rregull me të. Asnjë bashkësi nuk u dëmtua në këtë pjesë dhe që është shumë me rëndësi vlerësoj se nuk ka ndryshime as të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, tha Ibraimovski. Ai konsideron se zgjidhja e propozuar ligjore del nga marrëveshja e Ohrit, e cila, sipas tij, askush nuk ka pasur guxim ta zbatojë. “Kjo qeveri reformuese këtë e…
Me të filluar sezoni dimëror, ngasësit e veturave duhet të posedojnë zinxhirë dhe goma dimërore për veturat e tyre. Sipas ligjit, për mosposedim të këtyre pajisjeve gjoba është 45 euro. Disa qytetarët thonë se janë përgatitur me pajisje dimërore, ndërsa disa të tjerë duken të mos jenë të informuar për rregullat dimërore në komunikacion. “Gjithçka që ka nevojë ka, posedoj zinxhir. Ndërsa gomat nuk ka nevojë ti ndërroj pasi që kemi zinxhir.” “Ata të cilët do të udhëtojnë diku larg jashtë Shkupit do të duhet të porosisin pajisje dimërore. Ndërsa këtu nëpër Shkup do të mund t’i shfrytëzojmë të vjetrat”.…
Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve Shoqata Zajazi në Zvicër organizojnë një program artistik me artistë, atdhetar, këngëtarë dhe persona publik nga ky rajon. Shoqata ju bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në manifestimin gjithashtu t’ju japim edhe mbështetje për këto talent të rinj dhe kurajo që të vazhdojnë me sukseset e tyre. Postimi i plotë i Shoqatës në facebook: “Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve ne si Kërçovarë organizojmë një program artistik me artistë, atdhetar, këngëtarë dhe persona publik nga ky rajon. Jeni të mirëseardhur ku prania juaj e…
Maqedonia deri më 2020 do të ndalojë që qymyri të përdoret si mjet për ngrohje, ka deklaruar zv/ministri I ambientit Jani Makraduli në konferencën klimaterike botërore, përcjell Aktuale.mk. “Dy të tretat e ndotjes në Shkup vjen si pasojë e ngorhjes së amvisërive me materiale joadekuate, andaj dhe ky është prioritet I qeverisë”, ka deklaruar Makraduli. Sipas të dhënave 100 familje në Shkup po ngrohen me qymyr.

